Lajmet

​Hovenier: Shpërbërja e USAID-it dëmton interesat e ShBA-së, rrezik për shtetet e cenueshme

Published

on

Ndërprerja e projekteve së Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Kosovë, e dëmton pozitën e SHBA-së në botë dhe shton rrezikun për vendet e cenueshme, ka thënë ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në një opinion të publikuar në “TheBellighamHarald”, Hovenier ka thënë po ashtu se shpërbërja e USAID-it dëmton padrejtësisht nënpunësit publikë dhe jopartiakë.

Përpjekja e administratës Trump për të shpërbërë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dëmton interesat strategjike të SHBA-ve, dëmton reputacionin tonë ndërkombëtar, rrit rrezikun për popullatat më të cenueshme në botë dhe dëmton padrejtësisht nënpunësit publikë besnikë dhe jopartiakë”, ka shkruar Hovenier.

Ish-ambasadori amerikan ka përmendur edhe Kosovën.

“E di këtë mirë — deri gjashtë javë më parë, isha ambasador i SHBA-ve në Kosovë — një vend që ka një mision të madh të USAID-it. Kolegët tanë të USAID-it ishin një pjesë thelbësore e ekipit ndërinstitucional të ‘Country Team’ që unë drejtoja, duke mbështetur përpjekjet tona strategjike për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin në një cep të pasigurt të Evropës”, ka thënë ai.

Sipas tij, USAID është një mjet i vlefshëm i politikës së jashtme amerikane.

“Me më pak se 1 për qind të buxhetit federal, puna e kolegëve tanë të USAID-it është një investim i leverdishëm për Amerikën. Zvogëlimi ose eliminimi i programeve dhe stafit të USAID-it është një dhuratë për konkurrentët tanë. Investimet e Kinës në zhvillim në të gjithë botën janë rritur me 525 për qind gjatë 15 viteve të fundit; tërheqja e programeve dhe personelit zhvillimor të SHBA-ve zvogëlon ndikimin tonë dhe aftësinë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve në rajone kyçe strategjike.”

Dobësimi apo shkatërrimi i agjencisë nuk i shërben asnjë partie politike dhe është në dëm të të gjithë amerikanëve. … Edhe pse nuk biem dakord për të gjitha çështjet, ne jemi plotësisht dakord që USAID dhe programet amerikane të ndihmës së huaj janë jetike për interesat tona, se burrat dhe gratë profesionistë të USAID-it na kanë shërbyer mirë dhe se është detyra e administratës dhe Kongresit që të mbrojnë me shpejtësi rolin ligjor të agjencisë. Kjo përpjekje e administratës Trump për të shpërbërë USAID-in dëmton interesat prioritare të SHBA-së, mohon ndihmën jetike dhe trajton padrejtësisht shërbyesit publikë besnikë të SHBA-së”, ka shtuar ai.

Jeff Hovenier, së fundmi doli në pension pas 34 vitesh në shërbimin e Jashtëm të SHBA-ve. Detyra e tij e fundit ishte si ambasador i SHBA-ve në Kosovë.

Lajmet

Prizren: Humb jetën një punëtor pasi u zu nga vinçi i rrëzuar në vendin e punës

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e së hënës në Prizren, pasi është zënë nga një vinç që u rrëzua në një punishte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana, ku sipas informacioneve fillestare, vinçi është rrëzuar gjatë punës, duke lënë të bllokuar një punëtor.

Pas incidentit, kolegët e viktimës kanë tentuar ta nxjerrin atë nga vendi ku ishte zënë, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen momentet pas rrëzimit të vinçit dhe përpjekjet e punëtorëve për të shpëtuar kolegun e tyre.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit./Indeks online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara