Lajmet

​Hovenier: Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë

Published

on

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën.

Pas takimit lamtumirës me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, tha se duan ta shohin Kosovën të përparojë.

Bashkë me Osmanin, ata kanë bërë homazhe të shtatorja e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si Ambasador i SHBA-së këtu për këto tre vite dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë. Kur mendoj se si ishte ky vend kur fillova të punoja për të në fund të viteve ’90, kur mendoj se si ishte në kohën e pavarësisë dhe kur mendoj se si është tani, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Ka qenë kënaqësia dhe nderi im të luaj një rol të vogël në mbështetjen e këtij procesi. Së bashku me popullin amerikan, ju uroj të gjithëve çdo sukses. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita”, tha Hovenier.

Hovenier pas homazheve pranë shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, vlerësoi këmbënguljen e tij për një shtet sovran, demokratik dhe shumë etnik.

“E bëj këtë në kujtim të Presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh Hovenier.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani tha se angazhimi i Hovenierit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka qenë i pandalshëm.

Osmani theksoi se miqësia me SHBA-të bënë që shteti i Kosovës të ecën përpara në mbrojtjen e plotë të integritetit territorial.

“Një diplomat karriera e të cilit është lidhur në jo vetëm një rast me Republikën e Kosovës. Angazhimi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pa ndalshëm qysh para 25 vitesh si një diplomat që merrej me Kosovën dhe kontribuonte për lirinë tonë, për të vërtetën, në veçanti për mbrojtjen e së vërtetë. Pastaj si një diplomat i angazhuar në ekipen e presidentit Ahtisari kur edhe u propozua pavarësia për Republikën tonë dhe në gjithë procesin e shtetndërtimit deri tek misioni i tij këtu në Kosovë si ambasador. Ka qenë kënaqësi e veçantë që të bashkëpunojmë në këto tri vite. Që të punojmë shumë afër në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të SHBA-ve dhe mbi të gjitha në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë…Po e përfundojmë sot këtë takim lamtumirës me po të njëjtin veprim duke nderuar presidentin Rugova, atin themeltar të Republikës tonë. Dëshmoj se kur ke miq të fuqishëm pranë, kur ke miqësi që janë të bazuara në vlera, atëherë edhe populli i Kosovës edhe shteti i Kosovës, shteti sovran në mbrojtje të plotë të integritetit territorial ecën përpara”, tha Osmani.

Lajmet

Publikohet në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology” studimi i profesorëve të UBT-së për sigurinë e barnave të hipertensionit

Published

on

By

Një studim i ri farmakoepidemiologjik i realizuar nga profesorët e UBT-së, Arieta Hasani Alidema dhe Fitim Alidema, ka sjellë të dhëna me rëndësi mbi përdorimin, sigurinë dhe rivlerësimin e hershëm klinik të terapisë antihipertensive në kujdesin parësor shëndetësor.

Hulumtimi shkencor, i publikuar në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology“, bazohet në analizën e 1,212 pacientëve të rritur me hipertension arterial, të trajtuar në kujdesin parësor gjatë periudhës janar 2024 – korrik 2026. Mosha mesatare e pacientëve të përfshirë në studim ishte 63.4 vjeç, ku 60.8% e tyre ishin gra dhe 80.1% banorë të zonave rurale, ndërsa mbi 82% e tyre vuanin nga hipertensioni i shkallës së dytë dhe të tretë.

Sipas gjetjeve të studimit, bari më i përshkruar nga mjekët ishte Losartani 40 mg në 56.4% të rasteve, i ndjekur nga Lisinoprili 5 mg me 25.7%. Reaksionet e padëshiruara nga barnat u dokumentuan te 25.2% e pacientëve, duke treguar dallime të ndjeshme statistikore ndërmjet klasave të ndryshme të antihipertensivëve. Në veçanti, analizat treguan se bllokuesit e kanaleve të kalciumit shoqëroheshin me mundësi më të larta për shfaqjen e efekteve anësore, ndërsa përdorimi i statinave dhe trajtimi kronik i rregullt lidheshin me një shkallë më të ulët të këtyre reaksioneve.

Gjithashtu, studimi nxori në pah se rivlerësimi i hershëm klinik brenda 7 deri në 30 ditë u realizua te 96.9% e pacientëve me përcjellje të dokumentuar, çka dëshmon rëndësinë e monitorimit të afërt. Përmes këtij hulumtimi, profesorët e UBT-së nënvizojnë nevojën për një qasje të individualizuar dhe ndjekje të strukturuar të pacientëve në mjekësinë familjare, me qëllim optimizimin e trajtimit dhe rritjen e sigurisë shëndetësore.

Continue Reading

Lajmet

Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 20 vjet burgim unik Arbër Havollin, i akuzuar për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Trupi gjykues e dënoi Havollin me 19 vjet burgim për veprën penale “Vrasje” dhe me dy vjet burgim për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke shqiptuar ndaj tij dënimin unik prej 20 vjetësh burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I dënuari është ngarkuar po ashtu me shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi brenda 30 ditëve nga dita e pranimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 6 shtator 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Hysen Havolli” në Llapashticë të Epërme, Havolli ishte afruar te vetura e viktimës B.S., e cila ndodhej e ndalur përballë një marketi. Pas një bisede me viktimën, i akuzuari kishte shtënë nëntë herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Havolli ishte arrestuar nga policia më 23 tetor 2025.

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Lajmet

Tetë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Brenda vetëm një dite, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej tetë raste të dhunës në familje, duke shpërfaqur një situatë shqetësuese në disa komuna të ndryshme të vendit. Incidentet e regjistruara përfshijnë sulme fizike, dhunë psikologjike, dëmtim të pronës shtëpiake si dhe raste ku ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja mjekësore për viktimat.

Rajoni i Prishtinës ka shënuar numrin më të madh të rasteve. Në kryeqytet është intervistuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një gruaje, ku me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë janë regjistruar tri raste të ndara: në të prinin arrestimi i një gruaje që dyshohet se ka demoluar e thyer orenditë e shtëpisë, si dhe përleshja fizike mes një burri dhe një gruaje pas një përplasjeje verbale, ku të dy u liruan më pas.

Po në Fushë-Kosovë, një burrë është dërguar direkt në mbajtje pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, e cila është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të pësuara.

Raste të tjera të dhunës dhe sulmeve fizike janë raportuar edhe në qytete të tjera të Kosovës. Në Graçanicë, policia ka arrestuar një burrë që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht një grua, rast ky që do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Në Klinë po ashtu është raportuar një sulm fizik i një burri ndaj një gruaje, me të dyshuarin që është liruar me urdhër të prokurorit.

Ndërkaq, masa më të rrepta janë marrë në Ranillug dhe Gjakovë, ku dy burra janë dërguar në mbajtje: i pari për shkak se dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj një gruaje, ndërsa i dyti në Gjakovë për ushtrim të dhunës psikike ndaj një burri tjetër në familje. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara