Kulturë

Hoti: Anton Çetta ka bërë historinë moderne të Kosovës

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në promovimin e kompletit të veprave të Profesor Anton Çettës.

Kryeministri Hoti i përgëzoi hulumtuesit me punën e të cilëve është bërë realitet ky botim për personalitetin, ndër më të mëdhenjtë të historisë tonë, me emrin e të cilit identifikohen epokat, Profesorin Anton Çetta.

“Në fushën e tij, bashkë me veprimtarin në hulumtimet në Institutin Albanologjik, në ditët e para me Presidentin Rugova, ai në fushën e politikës e ky në fushën e pajtimit të gjaqeve vërtet kanë bërë historinë moderne të Kosovës”, u shpreh Hoti.

Shefi i Qeverisë ndërkohë ka vizituar edhe ekspozitën që përmbante libra dhe artikuj për Anton Çettën./UBTNews

Magazinë

I fejuari i Dua Lipës – “James Bondi i ri”?

Published

on

Në ndryshimin e madh të koeficienteve të basteve, aktori britanik Callum Turner, i cili është i fejuari i shqiptares së famshme, Dua Lipa, është shfaqur si kandidati surprizë për të marrë rolin e ardhshëm të agjentit “James Bond”, duke sfiduar favoritët e deritanishëm.

Turner, i njohur për rolin e tij në “Fantastic Beasts”, tani qëndron menjëherë pas aktorit Aaron Taylor-Johnson, 34 vjeç, i cili prej kohësh shihet si pretendent kryesor.

Sipas kompanive të basteve, shanset për Callum, 35 vjeç, u rritën ndjeshëm pas një vale bastesh gjatë fundjavës. Ndërkohë, Henry Cavill, 41 vjeç, dhe Theo James, 40 vjeç, mbeten në garë, por nuk kanë fituar të njëjtën mbështetje së fundmi, ka raportuar FemaleFirst.

“Callum Turner ka qenë i popullarizuar në bastet për ‘James Bond’ gjatë fundjavës, duke na detyruar të ulim ndjeshëm kuotat që ai ta zëvendësojë Daniel Craigin. Meqenëse Turner po mbështetet shumë, dhe me Dua Lipën si favorite për të kënduar kolonën zanore të filmit të ardhshëm të ‘Bond’, ky çift i fuqishëm mund të jetë e ardhmja e kësaj franshize”, tha zëdhënësi i kompanisë, “Coral”, John Hill.

Turner është i fejuar me Lipën, që prej verës. Këngëtarja shqiptare prej kohësh shihet si kandidate për të interpretuar këngën të një “Bond”, duke ndjekur gjurmët e artisteve si Billie Eilish dhe Adele. Favorit mbetet Aaron Taylor-Johnson, pasuar nga Callum Turner, Henry Cavill e Theo James vijnë më pas. Në listë mbeten edhe emra të tjerë si Harris Dickinson, 28 vjeç, Tom Holland, 29 vjeç, dhe Jacob Elordi, 27 vjeç.

Romanca brenda botës së “James Bondit” nuk është e re. Vetë ylli Sean Connery, i cili vdiq në vitin 2020, kishte lidhje me aktoren Lana Wood gjatë xhirimeve të “Diamonds Are Forever” në vitin 1971, dhe thuhej se kishte qenë i lidhur edhe me Jill St John.

Spekulimet për Aaron Taylor-Johnson si “Bond” u ndezën sërish këtë qershor, gjatë premierës së filmit “28 Years Later” në Londër, kur ai u pyet nga Deadline për projektet e ardhshme.

“Nuk mund të flas për këtë”, u shpreh ai para se të largohej nga ekipi i tij.

Në maj, ka shtuar edhe më shumë dyshime pasi nënshkroi një marrëveshje me Omega, partneri historik i “Bond” për orët luksoze. Më parë ishte raportuar se producentja e “Bond”, Barbara Broccoli, e kishte preferuar për rolin, përpara se Amazon të merrte kontrollin e franshizës.

“Nuk është me të vërtetë puna ime të them asgjë”, ka thënë Aaron për Esquire.

Continue Reading

Lifestyle

10 shprehi ditore që stërvisin trurin tuaj

Published

on

Ju gabimisht mund të mendoni se inteligjenca është diçka statike, e përcaktuar që nga lindja. Por, realiteti qëndron ndryshe. Mënyra si i’u qasemi situatave dhe ajo çfarë bëjmë të ushqejmë trurin, mund të rrit dukshëm kapacitetin tonë mental, shkruan “Time”.

Më poshtë e keni një listë prej 10 shprehive ditore, që nëse i përdorni, do të ndikojnë në rritjen e kapacitetit tuaj mental.

Shfrytëzoni mençurish kohën tuaj online

Mbani shënime për çfarëdo që mësoni.

Bëni një listë të gjërave që i keni realizuar.

Shpesh bëjmë listën e gjërave që duhet të bëjmë të nesërmen apo gjatë ditës. Mirëpo, është pozitive nëse përpilojmë një listë me gjërat që tashmë i kemi arritur, apo kemi mësuar gjatë ditës.

Luani lojëra elektronike stimuluese.

Lojëra të tilla si shahu mund të ndikojnë pozitivisht në inteligjencën tuaj.

Shoqërohuni me shokë të mençur

Ndonëse shoqërimi me njerëz më të mençur se ju mund të afektoj vetëvlerësimin, ajo ju bënë mirë në avancim. Mos harroni se inteligjenca është mesatarja e pesë shokëve/shoqeve më të afërm që ju ndani kohë me ta.

Shpjego për të tjerët

“Nëse nuk mund të sqaroni thjeshtë, ju nuk e kuptoni atë”, është një thënie e Albert Ajnshtajnit. Kur ju ua shpjegoni të tjerëve një mësim, ju e përforconi atë edhe më shumë për vete.

Bëni gjëra të reja

Bërja e gjërave të reja, si mësimi i ndonjë shkathtësie motorike, ndikon në forcimin e trurit tuaj.

Mësoni gjuhë të huaja

Nuk është e thënë që të jeni zotërues i mirë i secilës gjuhë. Me rëndësi që të dini disa fjalë bazike të gjuhëve që juve ju tërheqin.

Gjej kohë për qetësi

Nganjëherë ajo që është më e rëndësishmja të bëjmë, është t’i japim vetës kohë dhe hapësirë për të procesuar dhe organizuar gjërat që i kemi mësuar. Andaj, uluni në qetësi çdo ditë për ca kohë. Shpenzo disa kohë për të menduar, jo vetëm mësuar.

Continue Reading

Magazinë

Lewis Capaldi: Gratë në muzikë përballen me një standard më të lartë se burrat

Published

on

Lewis Capaldi foli për diferencat mes artisteve femra dhe meshkujve në industrinë e muzikës. Në një intervistë për podcastin Creativo, 28-vjeçari theksoi se gratë përballen me një “shkop më të lartë matës” dhe analizë më të ashpër në krahasim me kolegët burra.

Duke diskutuar mbi rikthimin e muzikës pop, këngëtari veçoi emra si Chappell Roan, Sabrina Carpenter dhe Olivia Rodrigo, duke thënë se “janë gratë ato që po e udhëheqin këtë valë të re dhe po krijojnë muzikën më interesante të momentit”.

Capaldi shtoi se performancat e artisteve femra janë më të menduara dhe më të kompletuara, ndërsa shumë burra, përfshirë edhe atë, mjaftohen me të dalin në skenë me xhinse e një bluzë të thjeshtë.

“Një artiste femër nuk do të lejohej të këndonte në skenë me një T-shirt dhe pa bërë kujdes në detaje,” tha ai, duke e cilësuar këtë si të padrejtë.

Ai përmendi se ka përjashtime si Harry Styles, Benson Boone apo Conan Gray, që sjellin më shumë teatralitet në performancat e tyre, por theksoi se përgjithësisht gratë përballen me pritshmëri më të mëdha.

Pas një pauze dyvjeçare për shkak të ankthit e sindromës Tourette, Capaldi u rikthye duke surprizuar publikun në Glastonbury 2025.

“Është kaq mirë të jem sërish këtu,” tha ai me emocion, duke shtuar se donte të fliste pak për të mos shpërthyer në lot.

 

Continue Reading

Kulturë

Sot ditë zie në Shqipëri

Published

on

By

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, gjatë ditës në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore kanë organizuar homazhe për të nderuar kontributin e tij.

Anagnosti u nda nga jeta të hënën, në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në kinemanë shqiptare. Ai konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të filmit.

Anagnosti u diplomua në Moskë më 1960 dhe që në fillim të karrierës u dallua me filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, i vlerësuar me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave të Kinemasë në Holandë.

Gjatë katër dekadave krijimtarie ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke hyrë në historinë e artit shqiptar me vepra të pavdekshme.

“Komisari i dritës”, “Duel i heshtur”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Cuca e maleve”, “Malet me blerim mbuluar” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, janë disa prej veprave të tij. Shumë prej tyre u shfaqën në festivale ndërkombëtare dhe u vlerësuan me çmime.

Për artin e tij të rrallë Anagnosti u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar. Përveç kinemasë, ai dha kontribut edhe në politikë si deputet dhe ministër i Kulturës në fillim të viteve ‘90. Ishte gjithashtu ideator i fondacionit “Fan Noli” dhe autor i dramës “Nata e trokitjeve në xham”.

Dhimitër Anagnosti ishte i martuar me aktoren Roza Anagnosti, duke krijuar një nga çiftet më të dashura të skenës shqiptare. Emri dhe filmat e tij do të mbeten përjetësisht pjesë e identitetit kulturor shqiptar./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara