Lajmet

Horoskopi javor 5- 11 korrik 2021

Published

on

Dashi

Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.

Demi

Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Sipas Dritare.net, në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë viroze sezonale. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.

Binjakët

Hidheni pak krahëve të shkuarën e hidhur këtë jave dhe ecni përherë me skema. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje me partnerin sepse sjellja e tij do iu duket e papranueshme. Do kishit preferuar që ai të tregohej më i hapur me ju. Më në fund, falë mbështetjes së Venusit edhe ju beqarët do mund të takoni personin ideal. Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht. Edhe me financat do keni shumë fat. Buxheti juaj do të rritet mjaft dhe kjo do iu lejojë të bëni pak më shumë shpenzime. Falë mbështetjes së Marsit dhe Venusit tek shëndeti, nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Merruni edhe me pak sport. Në punë do jeni të vendosur të realizoni të gjitha objektivat dhe do ia dilni mbanë me sukses.

Gaforrja

Merrni jetën si t’iu vijë gjatë kësaj jave dhe mos mendoni aspak a ndryshoni atë. Kurrë mos kërkoni të jeni si të tjerët sepse vetë keni vlera fantastike. Për ju të dashuruarit komunikimi do jetë shumë i mire dhe nuk do lindin mosmarrëveshje për asgjë me partnerin. Po vazhduat me këtë sjellje do vazhdoni shumë gjatë bashke. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të pare në një moment aspak të imagjinuar. Bëjini sytë katër kudo qe do shkelni. Yjet do ua qartësojnë idetë në planin financiar dhe do jeni në gjendje të ndërmerrni hapat e duhura për ta mbajtur situatën ne kontroll. Shëndeti mund të ketë shqetësime nëse nuk ushqeheni si duhet dhe nëse e teproni me lodhjen. Në punë do merrni përgjigje pozitive për kërkesat e bëra dhe do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara.

Luani

Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjelle pasoja tek stomaku. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja.

Virgjëresha

Në shumë ditë do ndiheni të ngarkuar dhe aspak mirë emocionalisht, megjithatë do e shtyni javën. Kohët e fundit keni pasur goxha debate me të dashurin tuaj të zemrës dhe kjo klimë e tensionuar nuk iu pëlqen aspak. Humori i partnerit do ndryshojë ashtu si edhe klima në çift. Nëse jeni beqarë dhe takoni dikë interesant mos u ngutni për asgjë. Nëse ju duhet një këshillë kërkojuani miqve. Kujdes me financat sepse po nuk e bëtë sot nesër do jetë shumë vonë. Shëndeti do shkojë mirë dhe ju do jeni dinamike. Gjithsesi mos punoni shumë sepse do lodheni. Në punë, Jupiteri do iu ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Do arrini objektivat kryesore që i keni vënë vetes.

Peshorja

Mërkuri do ketë ndikimin më të madh këtë javë dhe do jeni më të ndërgjegjshëm për të komunikuar e për t’u shprehur. Planetët do iu shtyjnë t’i jepni më shumë ngjyra jetës suaj në çift. Në ndonjë moment mund të ketë edhe debate të vogla, por që do kalojnë pa u kuptuar shumë. Ju beqarët do udhëhiqeni nga një energji shumë e madhe dhe nga pasioni. Do dashuroni në çmenduri sepse do gjeni edhe personin e duhur. Sipas Dritare.net, në planin financiar reagoni mirë para se të veproni sepse situata nuk paraqitet shumë e favorshme. Në përgjithësi shëndeti do jetë i mirë. Kujdes duhet të bëni vetëm me ushqimin e tepruar. Ruajeni veten edhe nga infeksionet. Në punë do merrni shumë kënaqësi dhe ato që prisnit do iu realizohen.

Akrepi

Paragjykime, mërzitje, debate dhe konflikte do ketë këtë javë. Shumicën e kohës do ndiheni keq. Situata për ju çiftet do jetë e tensionuar. Kësaj here nuk do jeni ju shkaktarët. Partneri po bëhet i padurueshëm dhe sado durim të keni nuk do e ruani dt harmoninë. Për ju beqarët priten flirte. Do pëlqeheni shumë gjatë kësaj jave, por aventurat që do kaloni mund te mos iu pëlqejnë shumë. Saturni ju këshillon të tregoheni vigjilentë me financat për të mos e përkeqësuar gjendjen. Për sa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë te ankoheni pasi do jeni në formë shumë të mirë. Në punë duhet të jeni realiste dhe me këmbë në tokë nëse doni të merrni një drejtim të ri. Do merrni një vendim të rëndësishëm.

Shigjetari

Ka ardhur koha t’u shkoni gjërave deri në fund këtë javë dhe të mos keni aspak frikë. problemet e së shkuarës mundohuni t’i lini pas krahëve. Ju që jeni në një lidhje duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Marsi do iu mbështesë gjatë gjithë kohës dhe do jeni shumë sensualë. Ndonjë ditë mund të përjetoni edhe net plot pasion. Ju beqarët do i shtoni aventurat e dashurisë. Sharmi dhe bukuria juaj do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Nuk do kujdeseni fare për buxhetin këtë javë, por gjithsesi planetët nuk do iu lënë në baltë. Me shëndetin nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani prej kohësh nga diçka do keni përmirësime të dukshme. Në punë do jeni të vendosur t’iu shkoni gjërave deri në fund dhe do ia dilni mbanë. Bravo për guximin.

Bricjapi

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Financat ne tërësi do jenë të mira. Hëna madje mund të sjellë edhe një surprizë nga mesi i javës. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm. Do ndiheni në forme të mire fizike. Gjithsesi bëni kujdes nëse keni për të bërë rrugë të gjata. Në punë do i mbani premtimet dhe fjalët e dhëna kështu që do gëzoni mbështetjen e të gjithëve.

Ujori

Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majme që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.

Peshqit

Vizioni i gjerë që do keni për jetën do ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë të vështirë që do ju dalë dhe do dhe ecni në rrugën e duhur. Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave për ju të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do iu pengojë juve që jeni vetëm për të gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten të lirë. Në planin financiar do tregoheni më të matur se kurrë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbroje, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe. /dritare.net

Vendi

Kurti pret në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks e Françoise Vergès

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i përgëzoi mysafirët për diskutimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”, të moderuar nga Budima.

Dan Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në Universitetin e Oksfordit dhe kurator në Pitt Rivers Museum, ndërsa Françoise Vergès njihet si aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe autore e shumë botimeve mbi kulturën, historinë dhe drejtësinë shoqërore.

Sipas njoftimit, të dy kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në debatet ndërkombëtare mbi trashëgiminë kulturore, kujtesën historike dhe rolin e institucioneve kulturore në shoqëri./A.K/

Continue Reading

Vendi

Ndërron jetë Sahit Jashari, një nga themeluesit e UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit

Published

on

By

Ka ndërruar jetë Sahit Jashari, njëri ndër themeluesit dhe luftëtarët e parë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga Prekazi i Skenderajt, figurë e njohur e rezistencës shqiptare dhe bashkëluftëtar i afërt i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur pikëllim të madh në Drenicë dhe mbarë Kosovën, ku ai njihej si një nga njerëzit që qëndroi në vijën e parë të përpjekjeve për liri, shumë kohë para fillimit të luftës së hapur çlirimtare.

Në njoftimin e familjes thuhet se Sahit Jashari do të kujtohet me krenari për jetën dhe veprën e tij në shërbim të atdheut.

“Babin do ta kujtojmë gjithmonë me krenari për veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut, për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes Jashari.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, si dhe shumë personalitete e bashkëluftëtarë, ndërsa ish-komandanti dhe politikani Sami Lushtaku e ka cilësuar Sahit Jasharin si një prej burrave më të mëdhenj të kësaj toke.

“Sonte, para pak çastësh, u nda nga jeta një prej burrave më të mëdhenj të kësaj toke, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtari i orëve të para dhe bashkëluftëtari besnik i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Sahit Jashari”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka kujtuar se Sahit Jashari ishte ndër veprimtarët që nuk u përkulën asnjëherë përballë represionit serb, pavarësisht përndjekjeve dhe dënimeve nga regjimi i Slobodan Milošević.

“Një burrë që nuk njohu frikë, nuk njohu dorëzim dhe nuk kërkoi asgjë për vete. Ai jetoi për Kosovën dhe për lirinë e saj. I përndjekur e i dënuar nga regjimi i Millosheviçit, ai qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë”, ka shkruar Lushtaku.

Sahit Jashari ishte pjesë e familjes emblematike Jashari, e cila dha një sakrificë të jashtëzakonshme në luftën për çlirimin e Kosovës. Gjatë Epopeja e UÇK-së, ai humbi 13 anëtarë të ngushtë të familjes, të cilët ranë dëshmorë në përballjen historike me forcat serbe në Prekaz.

Sipas Lushtakut, me gjakun e familjes Jashari u vulos rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Drenica humbi një bir të madh, Kosova një luftëtar të shquar, ndërsa ne humbëm një shok e një bashkëluftëtar që me jetën dhe veprën e tij na mësoi çfarë do të thotë sakrifica dhe dashuria për atdheun. Lamtumirë, trimi ynë! Prehu i qetë pranë dëshmorëve të familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Sahit Jasharit”, ka përfunduar ai.

Familja Jashari ka bërë të ditur se homazhet pranë arkivolit do të mbahen nga ora 11:30 në Palestra Ilaz Kodra, ndërsa në orën 14:00 do të organizohet mbledhja komemorative kushtuar jetës dhe veprës së tij. Varrimi do të bëhet në orën 16:00 në lagjen Jashari në Prekaz.

Me ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, Kosova humb një nga figurat më të rëndësishme të brezit të luftëtarëve që hodhën themelet e UÇK-së dhe që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.

/E.A/

Continue Reading

Vendi

Numërohen 27.66% e votave nga përfaqësitë diplomatike, LVV kryeson me 83.82%

Published

on

By

Ka vazhduar publikimi i rezultateve nga votat e përfaqësive diplomatike për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar deri më tani rezultatet nga numërimi i 13 prej 47 kutive të votimit në përfaqësitë diplomatike, që përbëjnë 27.66 për qind të totalit.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 6 mijë e 482 vota apo 83.82 për qind të votave të numëruara.

Partia Demokratike e Kosovës deri më tani ka siguruar 579 vota apo 7.49 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 462 vota apo 5.97 për qind.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 124 vota apo 1.60 për qind.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, subjektet e tjera politike kanë marrë një numër më të vogël votash. Kosova Demokratik Türk Partisi ka siguruar 37 vota apo 0.48 për qind, ndërsa PSD-ja 12 vota apo 0.16 për qind.

Bazuar në rezultatet aktuale nga votat e përfaqësive diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ruajë epërsinë bindëse në diasporë dhe mandatin e 49-të në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, 92.87 për qind e votave të vendvotimeve të rregullta në Kosovë janë numëruar deri më tani.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.53 për qind, PDK-ja 21.23 për qind, LDK-ja 17.12 për qind, ndërsa AAK-ja 7.42 për qind.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe kishte përfunduar më 28 prill, nuk pati kuorum për votim. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Studentët dhe stafi i UBT-së prezantojnë krijimtarinë e tyre në “Medienfrische 2026” në Tirol të Austrisë

Published

on

By

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të UBT-së dhe aktiviteteve të organizuara gjatë Ditëve të Artit dhe Dizajnit, studentët e programit Art dhe Media Digjitale (AMD), së bashku me stafin akademik të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit, kanë mbërritur në Tirol të Austrisë për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar “Medienfrische 2026”.

Në këtë festival, studentët do të prezantojnë punimet dhe projektet e tyre artistike përmes ekspozitave dhe prezantimeve kreative, duke përfaqësuar UBT-në në një platformë që bashkon artin bashkëkohor, mediat digjitale dhe shkëmbimin kulturor ndërkombëtar.

Pjesë e delegacionit të UBT-së janë edhe profesorët Uran Krasniqi dhe Besfort Salihu, të cilët po i mbështesin dhe mentorojnë studentët gjatë pjesëmarrjes së tyre në këtë ngjarje të rëndësishme artistike dhe kulturore.

“Medienfrische” konsiderohet një nga festivalet e njohura ndërkombëtare që promovon dialogun ndërmjet artit, medias, performancës dhe praktikave kreative bashkëkohore, duke krijuar mundësi për bashkëpunim dhe prezantim të artistëve të rinj nga vende të ndryshme të Evropës.

Pjesëmarrja e studentëve dhe stafit të UBT-së në këtë festival paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e krijimtarisë artistike, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe prezantimin e talenteve të reja në një mjedis ndërkombëtar.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të forcojë angazhimin e saj për ndërkombëtarizimin e arsimit, zhvillimin e praktikës profesionale dhe krijimin e mundësive të reja për studentët në skenën evropiane të artit dhe dizajnit.

Continue Reading

Të kërkuara