Lajmet

Homazhe në Reçak: Kosovarët kujtojnë dhe nderojnë 45 shqiptarët e paarmatosur të vrarë e masakruar nga forcat serbe

Published

on

Sot, janë mbushur 26 vjet nga masakra më e tmerrshme që e përjetoi popullata civile e Reçakut, një akt barbar nga forcat serbe që i mori jetën 45 shqiptarëve të paarmatosur. Qytetarë të shumtë, që në orët e para të mëngjesit, i janë drejtuar Memorialit, ku prehen ata që u vranë dhe u masakruan më 15 janar 1999, në këtë fshat të shenjtë të Kosovës.

As acari i këtij mëngjesi të ngrirë nuk e pengoi popullin e Kosovës të mblidhet aty, me kurora lulesh në duar, për të nderuar ata që, siç shprehen qytetarët, “qëndrojnë si themelet e shtetit tonë”.

Afër varreve, mes lotëve dhe dhimbjes, ndodhën dhe familjarët e viktimave, ata që po kujtonin mëngjesin më të errët të jetës së tyre, ditën më të trishtuar dhe tragjike të historisë së Kosovës. Ky akt mizor, që tronditi botën, shkundi ndërgjegjen e diplomacisë ndërkombëtare, duke nxitur një mobilizim të fuqishëm për mbrojtjen e Kosovës.

Lajmet

Vazhdojnë të mbushen spitalet nga gripi sezonal

Published

on

Gripi sezonal vazhdon të shkaktojë shqetësime në vend, me një numër të lartë pacientësh që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të simptomave të rënda. Ambulancat dhe spitalet janë të mbushura me pacientë që vuajnë nga dhimbje kyçesh, muskujsh, ethe dhe kollë. Si të rriturit ashtu edhe fëmijët po preken nga gripi, i cili është shumë ngjitës dhe mund të shkaktojë komplikacione të rënda, sidomos tek fëmijët.

Mjekët theksojnë se gripi fillon papritur, në dallim nga një ftohje e zakonshme, dhe mund të zgjasë deri në dy javë. Pavarësisht simptomave të zakonshme të gripit, disa pacientë po përjetojnë një periudhë më të gjatë të sëmundjes, pasi simptomat tani mund të zgjasin 4 deri në 5 ditë më shumë se zakonisht.

Ata që janë vaksinuar kanë shpëtuar deri tani nga gripi, duke mos u prekur nga forma më e rëndë e tij. Fëmijët, megjithatë, mbeten më të rrezikuarit, pasi gripi mund të përparojë shpejt tek ata. Specialistët këshillojnë që të shmangen grupimet e mëdha dhe kontaktet e afërta me individë të tjerë për të parandaluar përhapjen e gripit, si dhe të mbahet një higjienë e kujdesshme.

Deri tani, rreth 1.350 qytetarë janë sëmurë nga gripi që nga fillimi i sezonit, dhe vetëm javën e kaluar janë regjistruar mbi 330 raste të reja. Sipas epidemiologëve, piku i gripit ende nuk është arritur dhe pritet të shfaqet deri në fund të muajit, pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor. Gripi është një infeksion viral i frymëmarrjes që mund të shkaktojë simptoma të rënda dhe, në disa raste, mund të çojë në komplikacione më serioze./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori Gashi: Presim dënim kapital nga gjykata ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, në konferencën për media ka thënë se presin nga gjykata dënim kapital ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Gashi tha se kjo vepër penale është “vrasje e rëndë” e kryer nga anëtari i familjes dhe siç tha ai e kryer në mënyrë dinake, prandaj ka kërkuar nga Gjykata një dënim kapital.

“Sa i përket cilësimit të kësaj vepre penale ashtu siç e tha edhe prokurorja, kjo vepër penale është vepër penale “vrasje e rëndë” e kryer nga anëtari i familjes dhe e kryer në mënyrë dinake e cila vepër e bën të cilësuar këtë natyrë të veprës penale andaj si e tillë presim nga Gjykata një dënim kapital sa i përket kryerësve të kësaj vepre penale të cilët ne mendojmë dhe konsiderojmë që kemi arritur në mënyrë profesionale të grumbullojmë të gjitha provat dhe presim epilogun në gjykatë”, tha ai.

Të akuzuar janë Naim Murseli, ish bashkëshorti i Liridonës, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Continue Reading

Lajmet

Walker nderon me homazhe viktimat e Reçakut

Published

on

By

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot 26 vjet pas asaj dite ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Ambasadori Wiliam Walker në homazhe është shoqëruar nga anëtarët e Listës për familjen.

Walker, i cili vjen për homazhe vjen në pothuajse në cdo përvjetor  ka thënë se dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani sipas tij ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe “supozoj se ka edhe nga e gjithë bota”.

“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që janë këtu nga i gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Pra, ju falënderoj që po e pasqyroni këtë, ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur”, ka thënë Walker.

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen tha se ishte ambasadori Wiliam Walker, ai që shpërfaqi fytyrën e vërtet të gjenocidit të Serbisë.

“Jemi sot këtu me ambasadori Wiliam Walker figurë e cila i shpërfaqi fytyrën e vërtet të gjenocidit të Serbisë, një ambasador i cili ka bërë shumë për çështjen e Kosovës. Jemi në përkujtim të masakrës dhe gjenocidit që ka kryer Serbia këtu në Reçak në familjet shqiptare. Neve na mbete që të angazhohemi që të jemi çdo herë pranë atyre që kanë ndihmuar dhe kanë vepruar për  mbrojtjen e familjes, mbrojtjen e vendit dhe tokave shqiptare”, tha Rrahmani.

Continue Reading

Lajmet

Begaj për Masakrën e Reçakut: Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka theksuar se denoncimi i kësaj tragjedie ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe ndikoi në qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj situatës në rajon.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj kujtoi masakrën e rëndë që ndodhi më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, ku forcat serbe ekzekutuan dhe masakruan 45 shqiptarë civilë të paarmatosur. Ai theksoi rëndësinë e denoncimit të kësaj krimi, i cili u bë publik nga Ambasadori amerikan në Kosovë, William G. Walker, i cili, sipas Begajt, luajti një rol kyç në ndryshimin e qëndrimeve të komunitetit ndërkombëtar ndaj regjimit serb.

Begaj shprehu gjithashtu mirënjohjen për Ambasadorin Walker, duke e quajtur atë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, dhe lavdëroi burrat dhe gratë e Kosovës që luftuan për lirinë e vendit të tyre. Ai nënvizoi se Masakra e Reçakut mbetet një ngjarje e përjetshme në kujtesën kolektive të Kosovës dhe botës, si një dëshmi e krimeve të luftës të kryera nga regjimi serb.

Postimi i Begajt përfundoi me një nderim të përjetshëm për viktimat e kësaj masakre, duke u shprehur se denoncimi i saj ka ndihmuar në ndryshimin e historiografisë të Kosovës dhe në forcimin e angazhimit ndërkombëtar për drejtësi.

Continue Reading

Të kërkuara