Kulturë
Historia e jashtëzakonshme e Tomas EdisonIt
Shpikjet e Edisonit e transformuan rrënjësisht qytetërimin modern.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiTomas Alva Edison, ishte një shpikës unik, dhe ndikimi i tij mund të ndihet ende sot në jetën tuaj të përditshme. I lindur në Ohajo të ShBA-së më 11 shkurt 1847. Shpikjet e Edisonit, ku përfshihet edhe përsosja e llambës elektrike dhe gramafonit, e transformuan rrënjësisht qytetërimin modern, dhe ndihmuan që shekulli XX-të të bëhej një nga epokat teknologjikisht më progresive në historinë e njerëzimit.
Përveç llambës elektrike, ishte autor i shumë shpikjeve të tjera
Ndërsa kontributi më i qëndrueshëm i Edisonit në jetën moderne, do të mbetet përgjithmonë llamba inkandeshente, ai mori gjithsej 1093 patenta për shpikjet që realizoi së bashku me stafin e tij. Disa nga shpikjet e Edisonit përfshinin:fonografin, makinerinë e parë që mund të kapte dhe riprodhonte zërin; stilolapsin me shabllon, një instrument shkrimi i fuqizuar nga energjia elektrike; transmetuesin prej karboni, që përmirësoi volumin dhe qartësinë e zërave në telefon. Po ashtu, ai gjithashtu ndihmoi në përmirësimin e shpikjeve ekzistuese, si treguesi i aksioneve dhe telegrafi automatik.
Pati shumë fëmijë, të cilët i edukoi me të gjitha mënyrat me dashurinë për dijen
Në dy martesat e tij, e para me Meri Stilluell nga viti 1871 dhe deri në vdekjen e saj në vitin 1884, dhe e dyta me Mina Miller në vitin 1886, Edisoni pati 6 fëmijë:Merion, Tomas EdisonXhunior, Uilliam, Medlin, Çarls dhe Teodor. Ai u përpoq të rrënjoste tek secili prej fëmijëve dashurinë për dijen, edhe pse metodat e tij nuk ishin gjithmonë të këndshme.
Kështu kur e pyeste për detyrat e shtëpisë çdo mëngjes, Edisoni e prekte Medlin me një lugë të nxehtë në dorë, nëse ajo do të përgjigjej shumë ngadalë apo gabim. Por një mjedis i tillëishte me sa duket shumë toksik për një nga djemtë e tij, Tomas Edison Xhunior.
Ky e e braktisi shkollën përgatitore që në moshën 17-vjeçare, dhe më vonë u sulmua ngamedia për propagandimin e shpikjeve të dyshimta si “Vitalizer”, një kapele, për të cilin ai pretendoi se e bënte të mendohej më shpejt cilindo që e mbante në kokë.
U akuzua për ekzekutimin e një elefanti për qëllime eksperimentale
Në vitet 1890, fuqia elektrike e rrymës direkte (DC) e Edisonit po konkurronte për epërsi me fuqinë e rrymës alternative (AC) të Nikola Teslës. Gjatë kësaj kohe, Edisoni dhe mbështetësit e tij argumentuan se AC ishte e rrezikshme, dhe u përpoqën ta vërtetonin këtë duke goditurkafshët me këtë rrymë.
Sigurisht, edhe rryma direkte DC mund të vriste po aq lehtë. Në vitin 1903, energjia elektrike u përdor për të vrarë Topsin, një elefant cirku që ishte dënuar me vdekje, pasi kishte vrarë një spektator. Megjithëse Edison akuzohej shpesh për ekzekutimin e kafshës, një artikull i Smithsonian në vitit 2017, pretendon se ai nuk ka pasur dijeni mbi atë ngjarje
“Menlo Park” ishte një vend triumfesh dhe tragjedish
Kur Edison ishte 28 vjeç, ai bleu një fermë në Raritan Taunship, Nju Xhersi, të cilën e përdori si shtëpi dhe laborator. Pikërisht aty përgjatë një dekade, Edisoni dhe stafi i tij shpikën më shumë se 400 artikuj. Por ai vend ishte edhe vendndodhja e disa tragjedisë. Kështu gruaja e parë e Edisonit, Meri, vdiq nga një mbidozë e morfinës në vitin 1884, ndërsa po përpiqej të menaxhonte dhimbjet pas lindjes së fëmijës së tyre të tretë.
Pas asaj ngjarjeje Edison u zhvendos nga atje, duke e shkatërruar shtëpinë dhe objektet përreth. Qyteti u riemërua Edison në vitin 1954. Sot në “Menlo Park” gjendet Qendra TomasEdison, ku vizitorët mund të shohin disa nga shpikjet e shkencëtarit të madh.
Disa nga vëllezërit e motrat e tij patën një fat të keq
Tomas Edison kishte 6 vëllezër e motra, Merion, Uilliam, Harriet, Karlil, Samuel dhe Eliza.
Kur Edison lindi në Milano të Ohajos në vitin 1847, ai ishte fëmija i shtatë dhe i fundit i prindërve Samuel Edison dhe Nensi Edison.
Fatkeqësisht, Edisoni nuk pati mundësinë të njihte të gjithë vëllezërit e motrat e tij. Nga 7 fëmijët e prindërve të tij vetëm 4 mbijetuan deri në moshë madhore. Karlil, Samuel dhe Eliza, vdiqën që kur ishin fëmijë të vegjël.
Lufta Civile e SHBA-së, nxiti interesin e Edisonit për shpikjet
Kur Tomas ishte 7 vjeç, familja e tij u zhvendos me banim në Port Huron, Miçigan. Edisoniishte një nxënës i pa interesuar për shkollën, ndaj u arsimua në shtëpi nga nëna e tij. Në moshën 15-vjeçare, ai vendosi të udhëtonte në mbarë SHBA–në, duke dërguar dhe marrë mesazhe përmes telegrafit për trenat dhe Ushtrinë e Unionit gjatë Luftës Civile. Ajo përvojë frymëzoi edhe pasionin e tij të përjetshëm për shpikjet.
Sëmundja ishte çuditërisht një faktor kyç në suksesin e tij
Edison vuajti që nga fëmijëria nga probleme të theksuara me dëgjimin. Askush nuk është saktësisht i sigurt se çfarë i shkaktoi ato. Edhe pse vetë Edison fajësoi një drejtues treni, që nënjë rast e ngriti në ajër duke e kapur nga veshët, dhe duke i shkaktuar në këtë mënyrë dëme tëpariparueshme.
Më shumë gjasa, infeksionet e veshit ndikuan në aftësinë e tij për të dëgjuar. MegjithatëEdisoni thoshte se humbja e dëgjimit, i dha aftësinë e tij të jashtëzakonshme për t’u përqendruar shumë në çdo detyrë që kishte në dorë.
Citate të famshme të Tomas Edison:
“Gjeniu është 1 për qind frymëzim, dhe 99 për qind djersë”.
“Vlera e një ideje, qëndron tek përdorimi i saj”.
“Unë nuk kam dështuar. Sapo kam zbuluar 10.000 mënyra që nuk do të funksionojnë!”./bota.al
Kulturë
Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill
Published
24 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Kulturë
Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni
Published
24 hours agoon
April 10, 2026By
UBT News
Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.
Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.
Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.
Kulturë
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki
Published
1 day agoon
April 10, 2026By
UBT News
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.
“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.
Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.
Kulturë
“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare
Published
1 day agoon
April 10, 2026By
UBT News
Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.
Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.
Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.
Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.
“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.
UBT: Shkencë dhe teknologji për një jetë më të mirë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 11 prill, në vitet nëntëdhjetë
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
