Aktualitet

Hidhet në treg “Asdreni”, kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe

Banka e Shqipërisë prezantoi zyrtarisht dy kartëmonedhat te reja që hidhen në qarkullim nga data 30 qershor.

Published

on

Risia është që për herë të parë do të ketë një prerje 10 mijë lekëshe e cila do të ketë këtë pamje. Kartëmonedha e re do të ketë të stampuar portretin e poetit dhe autorit të vargjeve të himnit kombëtarë Aleksandër Stavre Drenova, i njohur me emrin letrar si Asdreni.

Ndërsa prerja e re 1 mijë lekë vjen me të njëjtin dizajn duke ruajtur të njëjtat motive si në prerjen aktuale.

“Ekzistenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e në punën tonë për të administruar stokun e parasë dhe për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut për para. Duke parë cilësinë e këtyre kartëmonedhave, mund të themi me besim të plotë se puna e bërë për realizimin e tyre ka qenë mjaft e vlefshme. Në emër të Bankës së Shqipërisë, falënderoj ata që kanë ndihmuar për realizimin e këtyre kartëmonedhave. Dëshiroj të vlerësoj edhe kontributin e shumë akademikëve, historianëve, albanologëve, historianeve dhe ekspertëve të kompanive të njohura në botë në fushën e prodhimit të kartëmonedhave”, tha Sejko.

Prerjet e reja ofrojnë elemente më të forta sigurie. Ndërkohë që prerjet aktuale janë hedhur në qarkullim që në vitin 1996.

Një vit më parë banka nisi hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave të reja, fillimisht me 200 lekëshin dhe 5 mijë lekëshin. Ndërkohë që deri në largimin e plotë të kartëmonedhave të vjetra, ato do të vijojnë të përdoren si mjet pagese.

Lajmet

Shtrenjtohet sërish nafta: MINT publikon çmimet tavan për të martën

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun e Kosovës për ditën e martë. Sipas të dhënave të reja, çmimi i naftës ka shënuar rritje, ndërsa benzina ka pësuar një rënie të lehtë.

Në bazë të vendimit të publikuar nga ministria, çmimet tavan për litër janë:

  • Nafta (Dizel): 1.88 euro (nga 1.86 sa ishte të hënën)
  • Benzina: 1.46 euro (nga 1.49 sa ishte të hënën)
  • Gazi: 0.74 euro

MINT njofton se do të vazhdojë të publikojë çdo ditë, deri në orën 10:00, çmimet maksimale të lejuara bazuar në mekanizmin e ri të rregullimit të tregut. Ky çmim llogaritet mbi mesataren e importeve të fundit, ku shitësit me pakicë lejohen të shtojnë deri në 12 centë mbi çmimin e furnizimit, ndërsa ata me shumicë deri në 2 centë.

Rritja e çmimeve në tregun vendor është reflektim i situatës së tensionuar në nivel global.

Që nga 28 shkurti, tregjet e naftës janë destabilizuar pas nisjes së konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Situata është rënduar veçanërisht pas vendimit të Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Kjo pikë strategjike është jetike për ekonominë botërore, pasi përmes saj kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë, duke shkaktuar kështu mungesa dhe rritje të menjëhershme të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Lajmet

Marca: Lotët e një “luftëtari” – Si e gjunjëzoi Vedat Muriqi Real Madridin dhe emocionoi botën

Published

on

By

Gazetari i famshëm i prestigjiozes spanjolle “Marca”, i ka dedikuar një shkrim prekës sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, pas fitores dramatike të Mallorcas ndaj Real Madridit. Ai e përshkruan Muriqin jo thjesht si një futbollist, por si një njeri që triumfoi mbi dhimbjen e së shkuarës.

Fitorja e fundit e Mallorcas kundër gjigantëve të Real Madridit nuk do të mbetet në histori vetëm për pikët e arritura, por për imazhin që po bën xhiron e botës: Vedat Muriqin duke qarë mes fushës.

Sipas raportimit të Marca, sulmuesi nga Prizreni ishte heroi i mbrëmjes duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit. Por, në vend të një festimi pompoz, Muriqi u gjunjëzua në stadiumin “Son Moix” dhe shpërtheu në lot para mijëra tifozëve, duke çliruar gjithë barrën emocionale që mbante prej javësh.

Rrugëtimi mes sakrificave: Nga lufta në Prizren në majat e La Ligës

Gazetari i “Marca” ka gërmuar thellë në jetën e sulmuesit, duke kujtuar se forca e tij vjen nga një fëmijëri e kaluar mes tmerreve të luftës në Kosovë. Ai përshkruan se si Muriqi njohu urinë që në moshën 5-vjeçare dhe u detyrua të linte shkollën që në moshën 15-vjeçare për të punuar, me qëllimin e vetëm për të ndihmuar familjen dhe për të ndjekur ëndrrën e futbollit.

Ky karakter “luftëtari” u vërtetua edhe nga trajneri i tij, Demichelis:

“Muriqi po vuan, por ai është një luftëtar. Historia e tij tregon se ai di si t’i përballojë vështirësitë. Edhe pas gabimeve si ajo penallti ndaj Elches, ai gjeti forcën të ngrihej dhe të bënte këtë performancë të jashtëzakonshme.”

“Edhe unë jam njeri”

Për Muriqin, ky gol ishte një hakmarrje ndaj fatit pas një periudhe të errët, ku humbja e penalltisë me ekipin dhe dështimi i kualifikimit të Kosovës në Botëror e kishin rënduar psikologjikisht.

Pas ndeshjes, ai dha një deklaratë që i preku të gjithë: “Edhe pse nga jashtë mund të dukem i ashpër dhe i shëmtuar, unë jam gjithashtu njeri. Ndonjëherë emocionet dhe nervat më mposhtin.”

Me këtë fitore, Mallorca jo vetëm që u largua nga fundi i tabelës, por gjeti te Muriqi simbolin e shpresës për mbijetesë. Siç e mbyll artikullin gazetari i “Marca”, lotët e Muriqit janë prova se pas çdo luftëtari të madh, fshihet një zemër e ndjeshme që di të triumfojë mbi çdo pengesë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës

Published

on

By

Sonte nisin përballjet e para të fazës çerekfinale të UEFA Champions League, ku vëmendja kryesore do të jetë në “Santiago Bernabeu” dhe “Jose Alvalade”.

Sipas orarit zyrtar, të dyja ndeshjet pritet të nisin në orën 21:00 dhe premtojnë spektakël mes gjigantëve evropianë.

Real Madrid – Bayern Munich Në Madrid zhvillohet ajo që shumë e konsiderojnë si “finalen para finales”. Real Madridi pret kampionët gjermanë të Bayern Munich në një përballje historike. Trajneri i madrilenëve ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Mynih, ndërsa te Bayerni besojnë te forca e grupit për të befasuar në Spanjë.

Sporting CP – Arsenal Në anën tjetër, Arsenali luan si mysafir kundër Sportingut të Lisbonës. “Topçinjtë” vijnë në këtë ndeshje me një formë të lartë në Evropë, por do të përballen me një Sporting që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni në Champions. Portugezët synojnë të bëjnë historinë, ndërsa ekipi i Mikel Artetas kërkon të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit në katërshen më të mirë.

Ndeshjet e kthimit për këto dy çifte do të zhvillohen javën e ardhshme, më 15 prill, ku edhe do të përcaktohen zyrtarisht skuadrat që kalojnë në fazën gjysmëfinale.

Continue Reading

Të kërkuara