Lajmet

Hazir Borovci: Jam i bindur në pafajësinë e Salih Mustafës

Para trupit gjykues, Borovci ka thënë se që nga koha e luftës, Salih Mustafën e konsideron mik.

Published

on

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes, Hazir Borovci gjatë dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka thënë se është i bindur në pafajësinë e Isa Mustafës.

Ai ka thënë se Mustafën e ka takuar për herë të parë në fillim të prillit 1999 në fshatin Butovc dhe sipas tij bashkë i ka lidhur puna për çlirimin e Kosovës dhe organizimi i ndihmave për civilët shqiptarë.

Para trupit gjykues, Borovci ka thënë se që nga koha e luftës, Salih Mustafën e konsideron mik.

“Kur e kam njohur dhe e kam ditur veprimtarinë e tij, që nga takimi në Butovc, sot e konsideroj dhe e kam shok, për shkak se na lidhte puna e përbashkët për lirinë e vendit, na lidhte puna për çlirimin e Kosovës, na lidhte edhe karakteri tjetër që ishte shumë fuqishëm i shprehur, karakteri human, ndihma popullatës civile”, ka thënë ai.

Borovci ka thënë se luta e UÇK-së ishte e pastër dhe është shprehur i bindur që Salih Mustafa është i pafajshëm.

“Pastërtinë, të drejtën e UCK-së e ka dëshmuar edhe 24 marsi, NATO, kurse unë personalisht kam bindje që do ta ndihmoj të drejtën, drejtësinë, do ta ndihmoj çlirimtarin, shokun, mikun, kjo është bindja ime dhe jam i bindur në pafajësinë e të akuzuarit, dhe jam i bindur në trupin gjykues, që nuk kërkoj mëshirë, por kërkoj drejtësi, dhe jam i bindur që në fund do të triumfojë drejtësia, e drejta dhe e vërteta”, ka thënë Borovci.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Borovci ka thënë se ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes njësisë BIA.

Ai ka thënë se gjatë periudhës së luftës nuk ka qenë i informuar rreth Gueriles BIA, por pas 24 marsit 1999 e kanë kuptuar që shërbejnë në kuadër të kësaj njësie.

“Në fillim kur jemi formuar kur jemi organizuar si grup, si ekip. Nuk kemi pasur njohuri për Guerilen BIA, para 24 marsit, duke ju falënderuar Isa Kastratit, Mustafë Sopit, që kanë pasur njohuri për UÇK-në, që kanë pasur njohuri edhe për Salih Mustafën, që e kanë njohur, sidomos profesori Mustafë Sopi, ata na kanë treguar ne përafërsisht kush janë dhe çka, por jemi ruajtur, janë ruajtur për shkak të rrezikut. Më vonë e kemi kaptuar që edhe ne jemi pjesë e gueriles, jemi pjesë e BIA-s, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, të Prishtinës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator 2020 me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në paraburgim në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm/KP.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara