Lajmet

​Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të tretë, nesër në Hagë dëshmon Hazir Borovci

Në pjesën e fundit të seancës, dëshmitari ka përmendur edhe datën 20 prill të vitit 1999.

Published

on

Dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Jakup Ismaili e ka përfunduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Para trupit gjykues ai ka thënë se është takuar me Salih Mustafën në mars dhe prill të vitit 1999. Sipas tij, ata kanë biseduar për sigurimin e medikamenteve dhe gjërave të tjera humanitare që atë kohë ishin të nevojshme për civilët shqiptarë.

Në pjesën e fundit të seancës, dëshmitari ka përmendur edhe datën 20 prill të vitit 1999 kur ka thënë se nga fshati Butovc ka tentuar të hyjë në Prishtinë me Salih Mustafën për të marrë medikamente.

“Të njëjtin muaj, diku më 20 prill, përafërsisht nuk më kujtohet saktë data, ne kemi udhëtuar deri në Prishtinë dhe kemi tentuar me hy me tërheq medikamente, por prej pamundësisë jemi kthyer prapë dhe kemi blerë disa gjëra tek një person i komunitetit rom disa gjëra ushqimore, dhe jemi kthyer prapa, kjo ka zgjatë tetë orë. Kërkoj ndjesë avokatit që në moment nuk më është kujtuar për shkak se kam problem me kujtesën”, ka thënë dëshmitari.

Gjatë dëshmisë së tij, Ismaili ka thënë se me Salih Mustafën është takuar disa herë në Butovc në fundin e marsit dhe deri më 8 prill të vitit 1999.

Ndër të tjera ai ka thënë se aty kanë ndërtuar lloj bunkerësh për të ruajtur medikamentet që ishin të nevojshme për popullin. Për këtë ai ka thënë se ka qenë plan i tij dhe i Mustafës.

“Te puna fizike, në hartimin e planit të bunkerëve ka marrë pjesë edhe Salih Mustafa. Në aspektin fizik, në aspektin e ndërtimit fizik jo, këtu është dallimi. Unë e kam kuptuar në kuptimin e planit operativ për me ndërtu e jo në asketin fizik me punu punë fizike, edhe ashtu ka qenë me shëndet shumë i dobët, nuk ka pas shans me përdorë mjete të punës. Tek puna fizike nuk ka marrë pjesë, te hartimi dhe planifikimi për me i ndërtu dhe me i vendosë medikamentet aty kemi marrë pjesë unë dhe Salih Mustafa dhe është zbatuar edhe tek të tjerët, kanë marrë pjesë tani të gjithë për me ndërtu me i hapë, por në aspektin fizik nuk ka marrë pjesë”, ka thënë Ismaili.

Para trupit gjykues ai ka thënë se me Salih Mustafën ka biseduar çdo javë pas arrestimit të tij por ka shtuar se kjo nuk ka ndikuar në dëshminë e tij para gjykatës.

Ismaili ka theksuar se i ka bërë të qarta pakënaqësitë e tij lidhur me arrestimin e Mustafës.

“Unë vet personalisht kam qenë i kyçur dhe kam bërë pyetje, çka është bërë, tërë jeta ka shkuar në aspektin human dhe me ardh me u ngritë një aktakuzë, unë kam folur hapur pakënaqësitë”, ka shtuar Ismaili.

Dëshmitari i tretë i mbrojtjes, Jakup Ismaili ka bërë të ditur se ishte pjesë e UÇK-së përmes njësisë BIA, nga qershori i vitit 1998. Ai ka thënë se i ka raportuar mikut të tij, të ndjerit Sabit Krasniqi dhe ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni se kush ishte struktura apo komandanti i njësisë BIA.

Ndërsa nesër para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të dëshmojë Hazir Borovci. Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara