Lajmet
Haxhiu: Zjarri në IML dyshohet se erdhi nga defektet në sistemin elektrik – s’janë dëmtuar mostrat, mbetjet mortore as arkivi
Thotë se duhet të pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertët.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiMinistrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni. Ajo më tej ka bërë të ditur se nga informacionet e para dyshohet se zjarri ndodhi si pasojë e defekteve në sistemin elektrik, ndonëse thotë se duhet të pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertët.
Ministrja uron që zjarri mos të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, për çka kërkoi hetime serioze duke përmendur edhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Instituti. Sipas saj, ndërtimi i këtij objekti në vitin 2006 është bërë shkel e shko për çka paralajmëroi se do të bëjnë një vlerësim me ministritë përkatëse.
“Siç e dini kam njoftuar edhe publikisht dje para orës 08:00 nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore jam njoftuar që në ambientin e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithësisht kati i dytë është përfshirë nga zjarri sigurisht që ka qenë një shqetësim serioz jo vetëm për mua si Ministre e Drejtësisë, por poashtu edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse ndër vite ne kemi pasur informacione me të cilat pastaj mund ta ulin besimin e qytetarëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe kjo është për keqardhje. Megjithatë edhe Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika edhe ekspertet e zjarrit edhe elektroteknikës kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit . Nga vlerësimet e djeshme po ashtu edhe komunikimi që kemi pasur sot ne kemi kuptuar se janë djegur dy zyra brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të ekspertëve mjeku-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave pra në hapësirat ku mbahen mostrat as të arkivit të Institutit të Mjekësisë ligjore dhe as të mbetje mortore dhe si mund të them fat në fatkeqësi megjithatë sigurisht që unë nuk mund të flas drejtpërdrejtë atë se çfarë mendojë në këtë situatë. Ne na duhet që të presim ekspertët të na tregojnë se cilat janë shkaqet sipas informacioneve të para nga ata dhe ato i kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik, mirëpo ka diskutime për brenda vet ekspertëve dhe stafit të mjekësisë ligjore që mund të jetë shkaku prej kohës që është ndërtuar ai objekt”, deklaroi ajo.
“Shembull përmendin vitin 2006 se si është bërë shkel e shko dhe ne tashmë planifikojmë që bashkë me personat përgjegjës edhe të Ministrisë së Drejtësisë edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe Administratës Publike që ta bëjmë një vlerësim të rrezikshmërisë që ta bëjmë një vlerësim të këtij institucioni dhe uroj të jetë aksidentale. Uroj të mos jetë nga dora e njeriut mirëpo këtu duhet vigjilencë edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë ju e dini edhe mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe unë jam e bindur nëse ka veprime serioze edhe për këtë pavarësisht që në fillim thuhet që mund të ketë dyshime nga defektet e sistemit elektrik duhet hetime serioze në mënyrë që nëse kjo është bërë nga dora e njeriut që nuk mund të them nuk dua as të keqkuptohem po duke pasur parasysh ato çfarë kanë ndodhur ndër vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore lejohet çfarëdo mendimi tjetër raport me këtë megjithatë janë institucionet përgjegjëse që do të na dërgojnë shkaqet pse ka ndodhur por ashtu ne si Ministri do ta kryejmë punën tonë raport me vlerësimin e rrezikshmërisë nëse ekziston në institutin e Mjekësisë Ligjore”, shtoi ajo.
“Ne kemi pasur tre herë shpallje për këtë dhe ka pasur ankesa nga operatorët gjegjësisht sistemi pastaj pezullojnë çfarëdo procedure prandaj nuk ka mundur me u nënshkruar kontrata lënda është në OShP dhe nuk kemi mundur që ta bëjmë asnjë lëvizje sepse ju e dini që bëhet shkelje bëjnë shekeje zyrtaret përgjegjës të cilët nuk presin përfundimin pranë organit OShP-së, ne kemi kërkuar që të marrim informacione edhe të tjera në raport me shumë procedura dhe çështje të tjera që ndërlidhen… Tani për tani janë këto informacione që i kemi po iu siguroj që çfarëdo përpjekje që mund të këtë dikush për të dëmtuar institucionin kushdo që ka tendenca qellim të këqija do të dështoj nuk mund të jenë tendencat kriminale më të fuqishme se institucionet e Republikës së Kosovës”, deklaroi tutje Haxhiu.
Rajoni
Spiropali premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës
Published
41 minutes agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se pas heqjes së masave kufizuese është momenti që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat. Ajo shtoi se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përparimin drejt BE-së dhe NATO-s.
“Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Pas vendimit per heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën”, nënvizoi Spiropali.
Vendi
Konjufca dhe Spiropali: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe paralajmërim i mbledhjes së përbashkët
Published
1 hour agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar si vëllazëror takimin me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.
Në një konferencë për media, Konjufca theksoi se pritet thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe diplomatik mes dy vendeve.
“Takime vëllazërore që e ndajnë fatin e përbashkët historik. Presim thellim mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në diplomaci të përbashkët”, tha ai.
Nga ana e saj, Spiropali nënvizoi se Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe se Tirana do të intensifikojë lobimin për njohje të reja të shtetit kosovar.
Ajo gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e një trajtimi të drejtë dhe të paanshëm të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se lufta në Kosovë ka qenë për liri dhe jo për pushtet.
“Drejtësi e plotë dhe pa shkelje të standardeve ndërkombëtare. Nuk mund të injorohet fakti se në Kosovë ka pasur spastrim etnik… Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, por për liri”, tha Spiropali.
Gjatë vizitës, ministrja e Jashtme e Shqipërisë paralajmëroi gjithashtu mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sivjet, ku do të diskutohen marrëveshjet e nënshkruara më parë, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për marrëveshje të reja.
“Biseduam për takimin e përbashkët të dy qeverive dhe besojmë se brenda vitit 2026 do të mbahet një mbledhje në Shqipëri ose Kosovë, ku do të diskutohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme, fushat me interes të përbashkët dhe të gjitha prioritetet që po implementohen, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja”, tha Spiropali.
Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur deri tani tetë mbledhje të përbashkëta. E nënta, e planifikuar për 14 qershor 2023, ishte anuluar njëanshëm nga Tirana. /Kosovapress/
Lajmet
Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim
Published
5 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.
Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.
“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”
Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.
Lajmet
Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit
Published
6 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.
Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.
Spiropali premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës
Konjufca dhe Spiropali: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe paralajmërim i mbledhjes së përbashkët
Grevë kombëtare në transportin publik në Gjermani: Autobusët dhe trenat ndalojnë
Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, qeveria shpall gjendjen e katastrofës
Hendboll: Kosova publikon listën për ndeshjet me Finlandën në Euro 2026
Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim
Filharmonia e Kosovës shënon debutimin e saj në Vjenë
Pse përhapen thashethemet në punë, madje edhe në ekipet e shëndetshme
Vendet me rezervat më të mëdha të arit
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
