Lajmet

Harris thotë se ajo “gjithmonë do t’i japë Izraelit mundësinë për të mbrojtur veten”

Publikuar

Lufta e Izraelit në Gaza ishte ndër shumë çështjet e diskutuara në debatin presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes kandidates demokrate, Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan, Donald Trump.

Harris, zëvendëspresidentja e SHBA-së, u përqendrua te përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të arritur një armëpushim, por shmangu angazhimin për të përdorur çdo levë për të parandaluar Izraelin të kryejë më shumë abuzime në Gaza.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet… dhe mënyra se si e bën këtë ka rëndësi, sepse është gjithashtu e vërtetë se shumë palestinezë të pafajshëm janë vrarë – fëmijë, nëna. Ajo që ne dimë është se kjo luftë duhet të përfundojë”, tha ajo.

“Unë gjithmonë do t’i jap Izraelit mundësinë për të mbrojtur veten, në veçanti, pasi lidhet me Iranin dhe çdo kërcënim që Irani dhe përfaqësuesit e tij paraqesin për Izraelin”./UBTNews/

Lajmet

Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliardë euro

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliardë euro mbështetje financiare, që sipas tij është thelbësore për zhvillimin ekonomik për vendin tonë.

Përmes një reagimi në Facebook, Shahini ka theksuar se nëse ndodh ky përjashtim vendi ynë mund të rrisë pasigurinë për investitorët e huaj dhe vendorë, duke ndikuar negativisht në lëvizje e lirë të mallrave dhe kapitalit në tregun e EU dhe në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, përjashtimi i Kosovës nga procesi i Berlinit po ashtu mund të sjellë në një rënie të dialogut me Serbinë.

“Sa i përket integrimeve do të humbë një mundësi të madhe për të avancuar në procesin e integrimeve evropian dhe për të përmirësuar dhe forcuar raporte ndërkombëtare si do mos me vendet e BE-së. Përjashtimi i Kosovës nga procesi i Berlinit mund të çonte në një rënie të dialogut me Serbinë dhe në pamundësinë për të zgjidhur çështjet e hapura mes dy vendeve, kjo do të forcon propagandën anti Kosovare qe do të kishin një ndikim të thellë në zhvillimin politik, ekonomik, social dhe integrues të Kosovës”, ka thënë Agimi Shahini kryetar i AKB-së.

Vazhdo të lexosh

Bota

Shkeli ligjet e BE-së për azilin, Hungaria humbet 200 milionë euro fonde

Publikuar

nga

Gjykata e lartë e BE-së, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ), vendosi gjobën në muajin qershor.

Budapestit iu dha afat deri të martën për të paguar dënimin, por ai nuk u pajtua me vendimin, theksoi Komisioni.

“Ajo që do të bëjmë tani është të zbresim 200 milionë euro nga pagesat e ardhshme nga buxheti i BE-së ndaj Hungarisë”, theksoi një zëdhënës i komisionit në Bruksel.

Njoftimi është i fundit në një seri qortimesh për Hungarinë, ku qeveria nacionaliste e krahut të djathtë shpesh është kritikuar nga Komisioni Evropian për politikën e saj të ngurtë ndaj refugjatëve./UBTNews/

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kjo është logoja e KQZ-së që do të përdoret për Zgjedhjet e Përgjithshme

Publikuar

nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar për logon që do të përdoret në Zgjedhjet e Përgjithshme më 9 shkurt të vitit ë ardhshëm.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, ka thënë se ky ka qene vetëm një ndryshim teknik.

“Është një ndryshim i vogël teknik, i cili na nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postare që krijohen nga KQZ. Është vetëm aspekti i tekstit, kjo përmbush kërkesën e Këshillit për Operacione Zgjedhore”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Krasniqi për takimin e Bislimit në Bruksel: Ka qenë vetëm dështim, në zgjedhjet e 9-të shkurtit do të ndërpritet keqqeverisja

Publikuar

nga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se takimi i djeshëm në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka qenë i dështuar.

Krasniqi ka thënë se në çdo takim nuk ka transparencë, duke krahasuar qeveritë e kaluara që pas çdo takimi kanë raportuar se për çka kanë diskutuar.

“Çdo takim ka qenë vetëm dështim sepse nuk ka pasur aspak transparencë, në qeveritë e kaluara kryeministri apo zëvendëskryeministri kanë ardhur dhe kanë raportuar para dhe pas çdo takimi mirëpo nuk dimë se çfarë po bëhet për takimet. I shohim deklaratat e njëpasnjëshme të cilat gjithmonë janë të kundërta si me ndërkombëtarët si dhe me anëtarët e kabinetit qeveritar, nuk shpresoj për ta edhe këta pesë muaj që kanë mbetur, që të ndodh diçka me dialog, sa i përket politikës së jashtme kemi regres sepse për herë të parë kemi masa nga Bashkimi Evropian nuk kemi asnjë njohje nga vendet që ende nuk e njohin Kosovën. Dhe nuk kemi asnjë aplikim nga organizata ndërkombëtare. Pikërisht kjo Qeveri e dështoi edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë Krasniqi.

Ajo pret që javën e ardhshme Bislimi të vijë Komisionin për Integrim të Evropian dhe të tregoj se çfarë ka ndodhur në atë takim, duke shtuar se deklarata nganjëherë janë skandaloze dhe nuk përputhen njëra me tjetrën.

“Pres që në javën e ardhshme të vijë në Komisionin për Integrim të Evropian dhe të na tregoj qartë se çfarë ka ndodhur në atë takim, sepse deklarata nganjëherë po janë skandaloze nuk po përputhen njëra me tjetrën. Svecla është mirë e u marrë më shumë me jetën e qytetarëve me Policinë me ua jep rrogën dhe shtesat dhe jo me ndenjtë tek ura e Ibrit, duhet të hapet ura e Ibrit mirëpo duhet gjithmonë koordinim me aleatët tanë ndërkombëtarë. Tash është fushatë zgjedhore dhe çdo punë që po e bënë Veriu po i duket që po i dhez dhe po merret me të, por jetesën e qytetarëve e kanë harruar krejt, kemi një varfëri të lartë kemi ikje në numri të lartë të rinjve që po e lëshojnë Kosovë. Gjithçka është alarmante dhe po merret me Veri se ka dështuar në të gjitha fushat tjera”, ka potencuar Krasniqi.

Në fund, deputetja ka shtuar se kjo Qeveri e ka zhgënjyer popullin dhe në zgjedhjet e 9-të shkurtit do të ndërpritet keqqeverisje.

“Ne jemi në terren çdo ditë, e ka zhgënjyer shumë popullin, mendoj që me datën nëntë shkurt do të ndërpritet keq qeverisja në shtetin e Kosovës”, shtoi ajo.

Ky takim që u mbajt të martën, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, por nuk pati edhe takim trelateral, pasi që Serbia refuzoi atë. Në këtë takim temë diskutimi kanë qenë një varg çështjes, por kryesorja ka qenë rruga drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit./EO/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara