Lajmet
Haradinaj takon ambasadorin amerikan, konfirmon angazhimin për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO
Published
3 hours agoon
By
UBTnewsKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.
Sipas AAK-së gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në përpjekjet për anëtarësim direkt në NATO.
“Ish-kryeministri i Kosovës e siguroi ambasadorin Hovenier se aktivitetet politike të koalicionit do të përqendrohen në këtë synim të përbashkët. Plani aksional për anëtarësim në NATO mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë“, thuhet në njoftim.
Gjatë bisedës, Haradinaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj ambasadorit dhe Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“E sigurova ambasadorin Hovenier se do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara në këtë synim të përbashkët,” shtoi kandidati për kryeministër, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt NATO-s.
Lajmet
Luftë për para, gjeneralët e Putinit kthehen kundër njëri-tjetrit
Published
19 mins agoon
November 1, 2024By
UBTnewsArrestimi i Gjeneral Majorit, Alexander Ogloblin, ish-shefit të departamentit të komunikimit ushtarak të Rusisë, është arrestimi më i fundit i një zyrtari të lartë ushtarak rus.
Ogloblin po mbahet në paraburgim nën dyshimin për marrjen e ryshfeteve në vlerë prej 10 milionë rubla nga një kompani telekomunikacioni për të siguruar kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes.
Ogloblin ishte dënuar më parë me katër vite e gjysmë burg për përvetësim në shkurt 2022 mbi akuza të tjera, por ishte liruar herët pasi dëshmoi kundër ish-eprorit të tij, Vadim Shamarin, i cili ishte zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë.
Shamarin u akuzua për marrje të ryshfeteve për prokurime nga prodhuesi Perm Telephone Plant Telta.
Ai e ndau ryshfetin me Ogloblin, gjë që ai e zbuloi si pjesë e një marrëveshjeje me hetuesit, sipas Kommersant.
Ministria Britanike e Mbrojtjes (MOD) tha të mërkurën se arrestimi i dytë i Ogloblinit sinjalizoi një goditje nga autoritetet ruse kundër zyrtarëve të mbrojtjes aktualë dhe ish-zyrtarëve të emëruar nga Shoigu, i cili tani është sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.
Në muajin prill, Timur Ivanov, 48 vjeç, zëvendësministër i Mbrojtjes që mbikëqyrte projekte të mëdha ndërtimi të lidhura me ushtrinë, përfshirë rindërtimin e qytetit portual të shkatërruar Mariupol në Ukrainë, u arrestua nën dyshimin për marrjen e një ryshfeti të madh – një vepër e dënueshme me deri në 15 vite burg.
Arrestimet filluan pak para se Putini të niste mandatin e pestë dhe të zëvendësonte ministrin e Mbrojtjes prej kohësh, Shoigu.
Këto arrestime kanë nxitur spekulime nëse presidenti rus po riafirmonte kontrollin mbi Ministrinë e Mbrojtjes apo nëse ato sinjalizonin një përplasje mes ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë.
Lajmet
Izraeli përplaset ashpër me OKB-në: Mbështesin militantët
Published
21 mins agoon
November 1, 2024By
UBTnewsZyrat e Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë janë dëmtuar rëndë gjatë një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve raporton se buldozerët izraelitë e kishin shkatërruar pjesërisht godinën e UNRWA-së.
Por shteti hebre mohoi që ta kishte dëmtuar selinë e agjencisë në kampin Nur Shams. Ai deklaroi se militantët kishin vendosur eksploziv në afërsi të ndërtesës dhe e kishin shpërthyer atë për të eliminuar trupat izraelite, duke dëmtuar godinën.
Incidenti erdhi pasi Parlamenti izraelit miratoi këtë javë ligjin që i ndalon agjencisë së OKB-së të veprojë në Izrael dhe në territoret palestineze.
Shteti hebre akuzon UNRWA-në se mbyll sytë përpara pranisë së militantëve në radhët e saj, gjë që përgënjeshtrohet nga agjencia. Ligji i miratuar hyn në fuqi pas tre muajsh.
“Ne po e themi këtë shumë qartë, UNRWA është pjesë e problemit. Anëtarët e saj morën pjesë në masakër. Dhe tani është koha që komuniteti ndërkombëtar, duke filluar nga Kombet e Bashkuara, të rishikojë dhe të bëjë atë që duhet për t’u ardhur në ndihmë palestinezëve në vend që t’u përmbahet ideve të hershme mbi agjencinë, tek e cila janë infiltruar në masë militantët që po e keqpërdorin për qëllimet e tyre”, David Mencer, zëdhënës i qeverisë izraelite.
Agjenci të shumta të OKB-së kanë dalë në mbështetje të UNRWA-së, duke e cilësuar atë “shtyllën kurrizore” të organizatës për aktivitetet në Gaza.
UNRËA ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe ndihma për miliona refugjatë palestinezë, që datojnë që nga lufta e vitit 1948 dhe krijimi i Izraelit. Familjet e refugjatëve përbëjnë gjithashtu pjesën dërrmuese të popullsisë në Gaza.
Lajmet
Gjermania i bën thirrje Serbisë t’i rishqyrtojë projektligjet për Kosovën
Published
26 mins agoon
November 1, 2024By
UBTnewsMinistria e Jashtme e Gjermanisë i ka bërë thirrje të premten Serbisë t’i rishqyrtojë projektligjet e miratuara rishtazi për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.
Në një shkrim në X, Gjermania iu bashkua qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian se Qeveria e Serbisë i ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit duke miratuar këto projektligje, të cilat pritet të dalin për votim në Parlament.
“Ne u bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës ta zbatojnë pa asnjë vonesë marrëveshjen e Ohrit, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Ministria gjermane.
Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi një projektligj për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, si dhe një projektligj tjetër për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.
Këto projektligje janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjatë javës, të cilat njëzëri thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën në Bruksel.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës me këto projektligje.
Por, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i arsyetoi projektligjet, duke thënë se ato vijnë si përgjigje ndaj, siç u shpreh ai, “shtypjes së popullit serb nga regjimi në Prishtinë dhe mungesës së veprimeve të dukshme nga misioni i BE-së, EULEX”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për gjyqësorin në vitin 2015 dhe më 2017 dhe janë pajtuar për zbatimin e saj dhe integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Por, qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie me disa vendime të Qeverisë së Kosovës.
Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.
Kjo e nxiti Beogradin zyrtar të njoftojë në shtator se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë për mbrojtjen e “interesave jetike kombëtare të popullit serb” në Kosovë.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur më herët gjatë javës disa masa për Kosovën, duke thënë se prokuroria speciale dhe dhomat gjyqësore të veçanta do të “ndjekin të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullsisë serbe” në Kosovë.
Projektligji i përpiluar nga Qeveria serbe parasheh gjykime për të gjitha krimet e parapara me Kodin Penal të këtij vendi, të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008./REL/
Lajmet
Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike, kërkohet më shumë barazi gjinore
Published
30 mins agoon
November 1, 2024By
UBTnewsMe titull “Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike”, Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore kanë mbajtur takimin e rregullt konsultativ, në prag të 30-të vjetorit të Platformës së Pekinit, 24-vjetorit të Rezolutës 1325 Gratë Paqja dhe Siguria.
Ky takim tradicional mbahet me qëllim të avancimit të të drejtave të grave në jetën politike dhe publike.
Ud Drejtoresha Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore nga zyra e Kryeministrit, Edi Gusia ka theksuar se ky takim paraqet një nga praktikat e rralla ku takimet mes ekzekutivit dhe shoqërisë civile bëhen traditë e rregullt në bazë vjetore për t’u takuar dhe diskutuar mbi çështjet prioritare të barazisë gjinore siç bëjnë agjencia dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore qe shtatë vite me radhë.
“Çka në të vërtetë na bënë kaq vetëmohuese, sakrifikuese dhe insistuese që si gra, vajza kosovare, pa dallim entie, moshe, orientimi seksual, fetar apo politik të jemi konsistente, ta themi atë që na pengon, të diskutojmë çfarë është ajo që po na mban larg shfrytëzimit të mundësive por që çuditërisht disi arrijmë të tejkalojmë, harrojmë, të rimëkëmbemi dhe insistojmë që e ardhmja e Kosovës ka fytyrë gruaje. Kosova ka sfidat e saj, por ka të arritura monumentale me figurat e saj të grave dhe vajzave që spikatin në jetën politike, publike, historike, kulturore dhe sportive. Kosova ka legjislacion, ka praktika, instrumente dhe mbi të gjitha figura të fuqishme të grave që e kanë bërë dhe po e bëjnë historinë. Mirëpo këto të arritura dhe rezultate duhet të mbrohen, duhet të kujdesemi që të mos i humbim brenda nate ashtu siç po ndodh në botë dhe më afër, ku rezultatet e arritura ndër vite vihen në pikëpyetje dhe humben nga presioni i rrymave të ndryshme kundër të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Dhuna duhet të parandalohet dhe trajtohet, sfidat, pengesat, rreziku duhet të analizohen, dhe mbi të gjitha rezultatet duhet të mbrohen dhe të sigurohen se ajo që është arritur me mund dhe sakrificë nuk guxon të humbet”, tha ajo.
Ndërsa, drejtoresha Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka përmendur raportin e progresit të publikuar ditë më parë, për çfarë tha se vlerësimi i këtij raporti tregon se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet e dëshiruar.
“Është mundësi e veçantë të jemi në nivel të barabartë dhe të avokojmë për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore. Ky bashkëpunim është një shembull si të ecim përpara në punën dhe angazhimet tona feministe. Dy ditë më herët Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit, vlerësimi i këtij raporti tregon se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet e dëshiruar. Raporti tregon në mënyrë specifike se ku duhet adresuar çështjet gjinore që të arrihet një progres sa i përket barazisë gjinore. Investimet e vazhdueshme shtetërore në barazi gjinore në aspektin e kornizës ligjore por edhe të jetësimit praktik të saj janë të domosdoshme, prandaj është shumë më mirë për shtetin e Kosovës që ato të bëhen me iniciativën tonë se sa pas kërkesave nga partnerët tanë të BE-së. Shoqëria dhe institucionet e Kosovës e kanë të domosdoshme investimin e vazhdueshëm në promovimin e barazisë gjinore“, tha ajo.
Në anën tjetër, fjalë rasti pati edhe Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ka thënë se barazia nuk është vetëm aktivitet, por duhet të jetë mendësi, duke shtuar se dhe këtu duhet të ketë në fokus më të madh nëse duhet të eliminohet pabarazia.
“Sot në 2024 jo vetëm në Kosovë, por globalisht si gra jemi duke jetuar në një kohë jo shumë të lehtë dhe me plotë sfida. Sado që kemi përparuar, ndryshimet politike, fuqizimi i të djathtës ekstreme ka zmbrapsur plot elemente të përparimit për të cilat është luftuar një kohë të gjatë në interes të grave… Sado që ne si Republikë kemi avancuar në rolin e gruas në nivelin politik e publik, dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për të krijuar një barazi më të madhe në vend për gjithsecilën kategori, ende kemi shumë punë për të bërë. Kjo ndërlidhet ngushtë me krijimin e mendësisë, barazia nuk është vetëm aktivitet, por duhet të jetë mendësi, dhe këtu duhet të kemi fokus më të madh nëse duam të eliminojmë pabarazinë. Kohën e fundit kemi parë sulme të ashpra ndaj grave në politikë në sferën publike, dhe kjo vjen fatkeqësisht nga burrat, jo nga gratë”, tha ajo.
Këshilltari kryesor politik në Komisionin Evropian, Cyprien Francois ka thënë se BE do ta ndihmojë Kosovën në avancimin e të drejtave të grave.
“BE është donatori kryesor për avancimin e të drejtave të grave në Kosovë, me ambasadën suedeze që e përkrah po ashtu këtë event sot…Institucionet dhe qeveria e Kosovës kanë treguar vullnet për të avancuar të drejtat e grave. Shoqëria kosovare i njeh nevojat për barazi gjinore. Kemi dy presidente, shumica e grave janë deputete dhe më qeveri kemi gra, kjo është shumë pozitive. Barazia do të fillojë sa më shpejtë, vajzat, gratë duhet të angazhuara në të gjitha fushat, të vendosen në pozita më vendimmarrëse. Të ketë mundësi të njëjta për burra dhe gra“, tha ai.
Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës e vendosë çështjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike si një nga objektivat kryesore strategjike. Në përputhje me objektivat që dalin nga ky Program, Agjencia në bashkëpunim me Qendrën synojnë ta sjellin në vëmendje pozitën e grave në jetën politike dhe publike nga një perspektiv ndërthurëse.
Pse duhet të përtypni shumë ushqimin tuaj?
Luftë për para, gjeneralët e Putinit kthehen kundër njëri-tjetrit
Izraeli përplaset ashpër me OKB-në: Mbështesin militantët
Gjermania i bën thirrje Serbisë t’i rishqyrtojë projektligjet për Kosovën
Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme
Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike, kërkohet më shumë barazi gjinore
Spektakël i basketbollit në fundjavë, kampioni e pret liderin
Sindikalistët e shëndetësisë do të protestojnë me 14 nëntor
E keni menduar gabim, kjo është mosha ideale për tu bërë nënë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë4 weeks ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman