Lajmet

Hapet xhamia më e madhe në botë pas Mekës dhe Medinës

Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune të hënën përuroi zyrtarisht Xhaminë e Madhe të Algjerit në bregdetin mesdhetar të kombit të Afrikës Veriore.

Published

on

Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Algjeria ka inauguruar xhaminë e tretë më të madhe në botë dhe xhaminë më të madhe në Afrikë, e cila ishte vonuar për vite me radhë për shkak të ndryshimeve politike.

Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune të hënën përuroi zyrtarisht Xhaminë e Madhe të Algjerit në bregdetin mesdhetar të kombit të Afrikës Veriore.

E njohur në vend si Djamaa El-Djazair, ajo përmban minaren më të lartë në botë me 265 metra, mund të strehojë 120 mijë njerëz dhe është xhamia më e madhe në botë vetëm pas vendeve më të shenjta të Islamit në Mekën dhe Medinën e Arabisë Saudite.

Ajo u ndërtua gjatë shtatë viteve në formën e një strukture moderniste që shtrihet në pothuajse 70 hektarë e dekoruar me dru dhe mermer dhe përmban detaje arabe dhe afrikano-veriore. Thuhet se ka një platformë uljeje me helikopter dhe një bibliotekë që mund të strehojë deri në një milion libra.

Hapja zyrtare e xhamisë e lejon atë të presë shumë besimtarë dhe ngjarje publike gjatë muajit të Ramazanit, i cili fillon rreth datës 10 mars. Por ngjarja e inaugurimit të saj ishte kryesisht ceremoniale, pasi ka qenë e hapur për turistët ndërkombëtarë dhe vizitorët shtetërorë në Algjeri për rreth pesë vjet, dhe u hap për herë të parë për lutje në tetor 2020, pasi bota përballej me COVID-19.

Algjeria tani krenohet me xhaminë më të madhe jashtë vendeve më të shenjta në Islam, por si raporton Al Jazeera projekti është shënuar nga vite vonesa dhe tejkalime të kostove. Gjithashtu është kritikuar se dyshohet se është ndërtuar në një zonë me rrezik sizmik, por qeveria e ka mohuar këtë.

Lajmet

Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së para Presidentes Osmani

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë sot betimin zyrtar para Presidentes Vjosa Osmani.

Pas propozimeve nga partitë politike parlamentare, ekipi i ri i KQZ-së është zotuar për punë të paanshme dhe besnike ndaj ligjit, sipas komunikatës të Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Anëtarët që dhanë betimin janë: Alban Krasniqi dhe Violeta Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Stefan Filipoviq nga Lista Serbe, Mufera Sinik nga partia turke KDTP, Delvir Tairi nga Koalicioni Vakat dhe Shukrije Stolla nga Partia Socialdemokrate e Ashaklinjve, siç raporton Radio Evropa e Lire, pasi në njoftimin zyrtarë të presidencës nuk janë dhënë emrat e ri të anëtarëve të KQZ-së

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e këtij institucioni, duke vënë në dukje se sistemi zgjedhor në Kosovë ka kontribuar vazhdimisht në proceset demokratike.

Anëtarët e betuar premtuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta Salih Zogiani, ruajtësi i anekdotave shqiptare

Published

on

Ndahet nga jeta kultivuesi i anekdotave, gojëdhënave dhe i trashëgimisë burimore shqiptare, Salih Zogiani.

Ai nuk ishte vetëm një autor, por një ruajtës i fjalës së urtë, i humorit dhe i mençurisë popullore, i cili me pasion të jashtëzakonshëm mblodhi dhe botoi thesaret më të çmuara të kulturës sonë.

Librat e tij, të pasur me anekdota dhe gojëdhëna të mrekullueshme, do të mbeten një dëshmi e përjetshme e përkushtimit ndaj traditës shqiptare, duke sjellë buzëqeshje dhe reflektim te lexuesit.

Trashëgimia që la pas nuk do të shuhet kurrë; në çdo faqe të veprave të tij do të jetojë zëri i ngrohtë dhe i dashur i Salih Zogianit, që na kujton kush jemi dhe nga vijmë. Kujtimi i tij i përjetshëm dhe fjala e tij e ëmbël do të mbeten burim frymëzimi për brezat që do të vijnë.

Continue Reading

Lajmet

KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka themeluar Komisionin mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik të sistemit prokurorial 2025–2027.

Në këtë mbledhje, kryetare e komisionit është zgjedhur Erza Bajrami, ndërsa anëtarë janë emëruar Shkelzen Ibrahimi dhe Besim Kelmendi.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, propozoi Bajramin për kryesuese të këtij komisioni, duke theksuar përvojën e saj në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“Unë e njoh nga afër punën që ka bërë kolegia jonë, zonja Erza Bajrami. Ka qenë pjesë e njësisë për një kohë të gjatë që është marrë në njësinë për hulumtimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prishtinë, ku ka trajtuar lëndët e korrupsionit në kuadër të kësaj njësie, dhe është do të thotë e familjarizuar. Nuk do të thotë që edhe të tjerët nuk mund të kenë njohuri të tilla, por konsideroj se kjo mundet me qenë do të thotë edhe kryesuese e këtij komisioni, për shkak se duhet të jetë një anëtar i Këshillit”, është shprehur Gashi.

Në të njëjtën mbledhje, KPK shqyrtoi edhe vazhdimin e mandatit të dy anëtarëve të Komisionit për vlerësim të performancës së prokurorëve, Nazan Shero dhe Aleksandër Lumezi.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se nuk ka bazë ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, por vetëm për rikonfirmimin e mandatit të anëtarëve aktualë.

“Nuk kemi bazë që të bëjmë zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe t’ua ndërprejmë atyre mandatin sepse komisioni ekziston sikurse ai në ligjin e vjetër edhe në ligjin e ri. Propozimi im ishte që këtyre dy anëtarëve aktualë që janë në këtë komision t’u vazhdojë dhe t’u rikonfirmohet mandati i tyre me zgjedhjen e anëtares së re të këtij komisioni”, tha ai.

Ndërsa anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, paraqiti kundërshtime duke theksuar nevojën për përbërje të re të komisionit.

“Reforma nuk nënkupton vetëm formën, por edhe përmbajtjen. Mendoj se janë tri baza që duhet të ofrohen në tërësi te komisioni. E para, në bazë të rregullores, propozimet duhet të vijnë nga kryeprokurorët e prokurorive. Në atë kohë, më 23 mars 2023, pas dorëheqjes së Qalajt, është caktuar Aleksandër Lumezi në këtë komision, pa u respektuar që duhet të priten nominimet nga prokuroritë themelore. Kjo është e para. Rregullorja parasheh obligimet e Komisionit që jo vetëm në zyrë të bëjnë vlerësime të performancës, por të dalin edhe në terren, në seanca. Sipas informacioneve që i kam, kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh ai. /Ekonomia Online/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në zonat urbane

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njxerr një vendim me të cilin ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve bujqësore në rrugët publike të zonave urbane të Kryeqytetit.

Në kuadër të kësaj urdhërese, si mjete bujqësore që nuk lejohen për qarkullim janë motokultivatorët -multikultivatorët, makineritë e tjera të destinuara për punë bujqësore.

“Policia e Kosovës dhe Inspektorati Kryeqytetit do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në terren, ndërsa ndaj çdo shkeljeje do të ndërmerren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin .

Komuna i ka bërë ftesë të gjithë qytetarët që të respektojnë këtë urdhëresë, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë në komunikacion.

Continue Reading

Të kërkuara