Lajmet

Hajdari: Synojnë ta fuqizojmë sektorin privat duke rritur prezencën e produkteve nga Kosova në tregjet kombëtare

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mbajtur konferencë për Ditën Botërore të Standardeve. Me këtë rast ministrja, Rozeta Hajdari tha se standardizimi është mjet thelbësor për një të ardhme të qëndrueshme. 

“Kjo ditë shënohet që nga 14 tetor i vitit 1970 për të theksuar rëndësinë e standardit jetësore. Standardizimi nuk është vetëm proces teknik, por mjet thelbësor dhe luan një rol të rëndësishëm dhe përparimin në zhvillimin e qëndrueshëm. Nga standardet mjedisore deri te standardet e cilësisë kuptojmë që këto standarde ndikojnë në një të ardhme më të mirë. Për këtë vit kemi lansuar edhe aplikacionin e standardeve ndërkombëtare”.

Ajo shtoi se me këtë qasje synojnë ta fuqizojnë sektorin privat duke rritur prezencën produktet nga Kosova në tregjet kombëtare.

“Përmes strategjisë ne synojmë të transformojmë ekonominë tonë. Është një hap përfundimtarë drejtë një ekonomie të qëndrueshme, adaptimi i euro kodeve përfaqëson një tjetër aktivitet për vendin tonë. Përmirësimi i infrastrukturës kërkon standarde të larta që sigurojnë që këto standarde të respektohet. Me këtë qasje synojmë të fuqizojmë sektorin privat duke rritur produktet në tregjet kombëtare. Ne presim që sektori privat dhe shoqëria të ndërtojë një ekonomi më të fortë për të ardhme të qëndrueshëm. Dhe për këtë na duhet edhe mbështetje e nivelit qendror, le të angazhohemi të provojmë standardet në një ambient më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, ka thënë Hajdari.

Drejtoresha e Agjencisë Kosovare e Standardizimit, Qefseri Ajeti ka theksuar se standardizimi e transformoi historinë e njerëzimit, si neovjë për një sistem të unifikuar global, qëllimi i së cilit është lehtësimi i shkëmbimit të produkteve në mbarë botën.

“Standardizimi është një ngjarje transformuese në historinë e njerëzimit, ngjarje e cila ka origjinën nga nevoja për një sistem të unifikuar global, qëllimi i së cilit është lehtësimi i shkëmbimit të produkteve dhe shërbimeve në mbarë botën. Standardet ndërkombëtare i konformitetit këtë viti fokusohet ne rëndësinë për mbështetje të teknologjive të përgjithshme të inovacionit. Qëllimi dhe avantazhet e standardizimit janë cilësia e produkteve, standardet sigurojnë cilësi të lartë dhe konsistencë në prodhim. Kjo rrit besimin e konsumatorëve dhe reputacionin e bizneseve.”

Butrinr Batalli nga Këshilli Profesional i Standardizimit, tha se standardet shtojnë cilësinë e qëndrueshmërinë dhe kanë rëndësi të madhe në tregjet ndërkombëtare duke krijuar mundësi të inovacionit.

“Rritja e vetëdijes është jetike për zbatimin dhe kuptimin e rëndësisë sepse është domosdoshme për vendin tonë. Standardet shtojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë dhe kanë rëndësi të madhe ndaj tregjet ndërkombëtare duke krijuar mundësi të inovacionit. Është ndërlidhur një prej 17 objektivave që kanë të bëjnë me industrinë, inovacionin dhe infrastrukturës. Jemi duke jetuar në botën e teknologjike, andaj kohëve të fundit është bërë një unifikim në objektivave qëndrueshëm, pra promovimi i paqes mirëqenies për njerëzimin dhe planetin tonë. Dhe pikërisht standarde ndihmojnë në procesin e unifikimit duke krijuar siguri”, ka thënë Batalli.

Valbonë Dushi nga Departamenti i Industrisë, ka potencuar se për të pasur produkte të sigurta, Kosova duhet të ketë produkte me standarde ndërkombëtare.

“Nëse duam të kemi produkte të sigurta dhe ta zhvillojmë industrinë dhe të kemi qëndrueshme duhet të kemi produkte me standarde në bazë të rregulloreve të standardeve ndërkombëtare. Kjo me qëllim që në fund të kemi produkte të sigurta që të konsumohen nga konsumatorët tanë. Standardizim është e lidhur ngushtë në bazë të kësaj strategjie. Përmes kësaj donte eliminohet barrierat tarifore dhe jo tarifore që ndodhin. Sa i përket kornizës ligjore jemi duke punuar me listën e standardet”, ka deklaruar Dushi.

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Partitë shqiptare të Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi në listën “Koalicioni Shqiptar”

Published

on

By

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se ky dakordësim erdhi pas bisedimeve dhe përpjekjeve intenzive për të afruar qëndrimet politike.

Kurti shprehu falënderimet e tij për liderët e subjekteve politike në Luginë për gatishmërinë që të gjejnë gjuhën e përbashkët përtej dallimeve partiake. Kryetarët që i u bashkuan këtij koalicioni janë: Shaip Kamberi (PVD); Visar Memeti (APN); Nagip Arifi (PD); Agim Sabedini (PDSH); Shqiprim Musliu (LPD); Sami Salihu (LR); Armend Aliu (AL); Naser Aziri (UDSH)

Krahas bashkimit politik, Kryeministri Kurti ngriti edhe çështjen e përfaqësimit proporcional dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi, duke e krahasuar atë me sistemin kushtetues të Kosovës.

“Bashkimi politik te Koalicioni Shqiptar sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Asimetria e të drejtave është po ashtu padrejtësi. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë njësoj si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat e pakicave. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara