Magazinë

Hailey Bieber flet për Selena Gomez: Nuk ka rivalitet aty ku nuk ka frymëzim

Published

on

Hailey Bieber ka folur për krahasimet e vazhdueshme mes saj dhe Selena Gomez, duke theksuar se nuk ekziston rivalitet mes tyre dhe se nuk ndjen konkurrencë me njerëzit që nuk e frymëzojnë.

Modelja dhe biznesmenja dha një intervistë për revistën “WSJ Magazine”, ku komentoi për mënyrën se si fansat shpesh e krahasojnë me ish-partneren e bashkëshortit të saj, Justin Bieber.

Ajo tha se e shqetëson veçanërisht kur njerëzit përpiqen ta vendosin në një “përballje” me gra të tjera.

“Është gjithmonë bezdisëse të të detyrojnë të konkurrosh me të tjerët. Nuk e kam kërkuar kurrë këtë. Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar dhe kanë krijuar tashmë një histori për ty në mendjet e tyre, nuk mund ta ndryshosh atë,” tha Hailey.

Ajo shtoi: “Unë besoj se ka vend për të gjithë. Nuk ndihem konkurruese me njerëzit që nuk më frymëzojnë.”

Për disa fansa të Gomez, kjo frazë u pa si një referencë indirekte për të.

Kujtojmë se Justin Bieber dhe Selena Gomez ishin në një lidhje afatgjatë përpara martesës së tij me Hailey, dhe gjatë një ndarje të shkurtër mes çiftit, kishte qarkulluar edhe thashethemet se ish-lidhja e tyre mund të rikthehej. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Ndërron jetë aktori dhe këngëtari Michael DeLano

Published

on

Aktori dhe këngëtari Michael DeLano ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij, Jean DeLano, duke treguar se ai vdiq si pasojë e një ataku në zemër.

DeLano, i cili jetonte në Las Vegas që nga 1992, është i njohur për rolin si menaxher kazinoje në filmat “Ocean’s Eleven” dhe “Ocean’s Twelve”. Ai ishte gjithashtu një këngëtar i rregullt në të famshmin Dispensary Lounge.

Karriera e tij filloi të lulëzojë në vitet 1970, me rolin e zjarrfikësit Sonny Caputo në serialin e ABC-së, “Firehouse”.

Edhe pse seriali u anulua pas vetëm 13 episodeve, ky rol i dha DeLanos njohje të hershme.

Roli më i famshëm mbetet Johnny Venture në “Rhoda”, ku interpretoi një këngëtar që pas dështimit në dashuri, e tërheq me sharm personazhin kryesor, Rhoda-n. Ai shfaqej në 11 episode midis viteve 1976 dhe 1978.

DeLano gjithashtu luajti në serialin e NBC-së, “Supertrain” (1979), një prodhim shumë i shtrenjtë që nuk pati sukses. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Michael Jackson vazhdon të bëjë pasuri edhe pas vdekjes

Published

on

Sipas Forbes, që nga viti 2009, pasuria e Michael Jackson ka gjeneruar rreth 3.5 miliardë dollarë të ardhura.

Vitin e kaluar, artisti fitoi 105 milionë dollarë, më shumë se çdo artist i gjallë në botë. Fitimet vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit, duke treguar se edhe pas vdekjes, emri i tij vazhdon të jetë një nga më fitimprurësit globalë.

Ndërkohë, traileri i parë i filmit biografik Jackson bëri histori, duke u kthyer në fenomen global. Vetëm disa orë pas publikimit, u bë më i shikuari për një film biografik muzikor në të gjitha kohërat. Sipas të dhënave të “WaveMetrix”, të publikuara më 8 nëntor, arriti 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për këtë zhanër.

Filmi, i prodhuar nga Lionsgate dhe i drejtuar nga Antoine Fuqua, do të shfaqet në kinema më 24 prill 2026.

Rolin e Mbretit të Popit do ta interpretojë Jaafar Jackson, nipi i artistit, i cili do të luajë xhaxhain e tij në ekran.

Në krah të tij do të jetë aktori i nominuar për “Oscar”, Colman Domingo, në rolin e babait të Michael-it, Joe Jackson.

Kasti përfshin gjithashtu:

Miles Teller si avokati John Branca

Kat Graham si Diana Ross

Nia Long si Katherine Jackson

Laura Harrier si Suzanne de Passe

Kendrick Sampson si Quincy Jones

Juliano Krue Valdi në rolin e Michael-it të vogël

Suksesi i jashtëzakonshëm i trailerit ka surprizuar dhe producentët. Adam Fogelson, president i “Motion Picture Group” në Lionsgate, deklaroi se pritshmëritë për filmin ishin tejkaluar e nuk përjashtohet mundësia që historia e Michael të vazhdojë me një film të dytë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Belen Rodriguez flet për sulmin e panikut gjatë intervistës

Published

on

Belen Rodriguez përdori rrjetet e saj sociale për të sqaruar gjendjen e saj shëndetësore, pas reagimeve të shumta lidhur me vështirësitë që ajo duket se kishte pasur gjatë një eventi të fundit të organizuar nga Vanity Fair.

Ajo shpjegoi se kishte përjetuar “një atak paniku mjaft kompleks” dhe kishte marrë tre qetësues kundër dhimbjeve para intervistës.

Showgirl-it iu duk e nevojshme të flasë hapur për këtë situatë, duke treguar: “Gjithmonë kam thënë se kam vuajtur nga sulmet e panikut e periudha depresive që kam kaluar. Ju siguroj, nuk është gjendje e lehtë. Natën para intervistës, isha larg fëmijëve dhe përpiqesha të flija, pata sulm paniku serioz. Mora një qetësues për t’u ndjerë më mirë, pastaj një të dytë dhe një të tretë.”

Gjatë intervistës, Belen trajtoi disa tema personale, përfshirë marrëdhënien e vështirë me Stefano De Martinon e frazën e saj “I rraha të gjithë ish-të dashurit e mi”, e cila kishte shkaktuar polemika mes ndjekësve.

Sipas Dr. Paola Mosini, psikologe dhe psikoterapiste në Humanitas PsicoCare, një atak paniku përbëhet nga: “Fillimi i papritur i një periudhe të dallueshme dhe të shkurtër shqetësimi, ankthi ose frikë intensive, të shoqëruara me simptoma fizike dhe/ose njohëse.”

Sulmet e panikut zgjasin 5 deri 20 minuta, megjithatë në disa raste simptomat vazhdojnë për më shumë se një orë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Rita Ora feston ditëlindjen e 35-të

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e saj të 35-të.

Artistja e ka pritur këtë ditë të veçantë e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur, ndërsa grupet e fansave kanë mbushur rrjetet sociale me urime për idhullin e tyre.

Rita ka ndarë me ndjekësit një video të përgatitur nga grupi zyrtar i fansave, ku shfaqen momente nga fëmijëria e saj – një vajzë e vogël me ëndrra të mëdha.

Në 35-vjetorin e saj, Ora numëron dhjetëra hite globale, miliona kopje albumesh të shitura dhe një jetë të mbushur emocionalisht, duke kaluar ditë të lumtura përkrah bashkëshortit të saj, Taika Waititi. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara