Lajmet

Gucati: Gjykata speciale ka falenderuar atë serbe për bashkëpunim, kjo tregohet në dokumente

Gucati ka thënë se nuk i ka lexuar deklaratat dhe as emrat e dëshmitarëve.

Published

on

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë ku ka thënë se qëllimi i paraqitjes së dokumenteve që dyshohet të kenë rrjedhur nga Specialja në OVL-UÇK ka qenë të tregojë bashkëpunimin e gjykatës me autoritetet serbe.

Gucati, i cili është një prej të akuzuarve në këtë rast, ka thënë se në dokumente ka pasur emra e deklarata të dëshmitarëve por që OVL-UÇK nuk ka qenë e interesuar t’i lexojë apo publikojë ato.

Hysni Gucati po përgjigjet për të dytën ditë me radhë në pyetjet e prokurores Valeria Bolici të cilës i ka thënë se është për keqardhje që kjo gjykatë e cila është themeluar nga Kosova të bashkëpunojë me kriminelët serb.

“Kjo është një befasi dhe është keqardhje për ne kur një gjykatë e Kosovës, këtë gjykatë e ka votuar parlamenti, dhe kjo gjykatë bashkëpunon me kriminelët serb, është një befasi dhe keqardhje shumë”, ka thënë Gucati.

Gucati ka thënë se ka parë që kishte dokumente në gjuhën serbe por sipas tij, numrat e protokollit në ato dokumente i ka parë pasi të njëjtat kanë dalë në media.

“Kam parë deklarata të dëshmitarëve serbë, kam parë që keni marrë udhëzime nga Drecuni, nga Vukqeviqi, këto kanë qenë deklaratat e tyre të prokurorëve serb që keni marrë ju, kështu kanë qenë, dhe kanë qenë disa takime që ish-prokurori i Gjykatës Speciale që kanë pasur takim me prokurorët serbë, kështu kanë qenë disa deklarata të tyre, këto i kam parë[…]Adem Jasharin që e kam parë aty një deklaratë më ka befasuar, kam parë këso deklarata, nuk më kanë interesuar shumë deklaratat, e kam ditë që ata dëshmitarët 99% janë që kanë gënjyer”, ka thënë Gucati.

Gucati ka thënë se nuk i ka lexuar deklaratat dhe as emrat e dëshmitarëve.

“Nuk më intereson puna e tyre, po të më kish interesuar tash do të kisha kërkuar seancë private dhe do të u kisha thënë me emër e mbiemër, por të jeni të bindur se përjashtim X po Y, Muharrem Ibren që është me emër aty e njeh krejt populli se nuk po di qysh të ja ngjesë një pseudonim, të tjerë nuk di po them sinqerisht, po të di diçka do të kisha kërkuar seancë private dhe do të kisha folur haptas”, ka thënë Gucati.

Ish-kryetari i organizatës së veteranëve ka thënë se ka qenë i interesuar të dëshmojë bashkëpunimin e Gjykatës Speciale në autoritetet serbe, që sipas tij tregohej në dokumente.

“Mua më ka interesuar paketa e parë dhe jam bind që jeni duke bashkëpunuar me gjykatën serbe, kjo ka qenë gjithçka, është shumë reale që prapë në paketën e dytë ka pasur dokumentacione qe keni bashkëpunu me gjykatën serbe… Është vërtetu me paketën e parë, e keni vërtetu me paketën e dytë që janë dokumentet e juaja, mos të ishte dokumentacioni juaj ju nuk më kishit shti në burg, sot nuk isha para juve, sepse ato nëse nuk kanë qenë të juaja pse më keni marrë në burg, unë po them që dokumentacioni ka rrjedhur nga ju. Bashkëpunimi ka qenë shumë i ngushtë ku e keni falënderuar gjykatën serbe, janë shumë mirë deklaratat që e falënderon gjykatën e Serbisë për bashkëpunimin, kjo është reale unë nuk mund ta fshihi dhe të them që nuk e kam lexuar me sytë e mijë”, ka thënë Gucati.

Ndër të tjera, Gucati ka përsëritur se në dokumentet që kishin arritur në OVL-UÇK ka pasur edhe pjesë të gjykatës për ish-Jugosllavi, përfshirë rastin e Fatmir Limajt.

Seanca gjyqësore në Hagë po vazhdon me kundërpyetjet e prokurorisë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./

Lajmet

33 të lënduar e tre të arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë

Published

on

By

Të paktën 20 zyrtarë policorë, 12 protestues dhe një gazetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përplasjeve të së hënës para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar tre persona për mosrespektim të urdhrave të forcave të rendit. Me vendim të prokurorit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, ndërhyrja me mjete të ligjshme përfshirë sprejin, gazin lotsjellës dhe topat e ujit, erdhi pasi disa protestues hodhën në vazhdimësi mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe sende të forta drejt zyrtarëve policorë dhe objekteve shtetërore. Organet e rendit theksuan se përdorimi i këtyre mjeteve ishte i domosdoshëm për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës.

Policia e Kosovës u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, duke respektuar ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

AAK: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen urgjentisht për të votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një konference për media të mbajtur në ambientet e Kuvendit, Tahiri theksoi se kanë mbetur vetëm edhe 13 orë nga afati për të votuar këtë ligj dhe për të përmbyllur procesin.

“Jemi në Kuvend kur kanë mbetur edhe 13 orë deri te mundësia e votimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe konstituimit të plotë të vendit. Nga këtu, në emër të GP të Aleancës, u bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, të bashkohemi sot gjithmonë në anën e drejtë të historisë rreth UÇK-së, vlerës më të lartë kombëtare. Kosova na thërret”, deklaroi Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon sqarim nga Kushtetuesja për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Continue Reading

Lajmet

Gjeneral Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, me rastin e përmbylljes së misionit të tij ushtarak në Kosovë.

Gjatë takimit, dy krerët ushtarakë diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Ata vlerësuan lart nivelin e partneritetit ndërinstitucional, duke theksuar nevojën për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional dhe operacional përmes angazhimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së i uroi gjeneralit Ulutaş shëndet dhe suksese në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja ushtarake./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara