Lajmet

Grupi i Grave Deputete takoi gazetaret ukrainase të strehuara në Kosovë, u ofrojnë mbështetje

Deputetet kanë dëgjuar historitë e tyre të luftës dhe sfidat e përditshmërisë në Kosovë.

Published

on

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka takuar gazetaret ukrainase të cilat janë të strehuara në Kosovë.

Kryetarja e GGD-së, Tinka Kurti pastaj deputetet Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi kanë dëgjuar historitë e tyre të luftës dhe sfidat e përditshmërisë në Kosovë.

Një njoftim thuhet se deputetet kanë ofruar mbështetje përgjatë qëndrimit këtu.

“Grupi i Grave Deputete ka takuar sot gazetaret ukrainase të cilat janë të strehuara në Kosovë. Kryetarja e GGD-së, Tinka Kurti dhe deputet Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi kanë dëgjuar historitë e tyre të luftës dhe sfidat e përditshmërisë në Kosovë. Deputetet kanë ofruar mbështetje përgjatë qëndrimit këtu si dhe për ta ngritur çështjen e popullit ukrainas, grave ukrainase në çdo organizim ndërkombëtar që marrin pjesë. Mbështetja jonë është e pa rezervë”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lajmet

KQZ miraton procedurën për votimin jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar procedurën për votim jashtë Kosovës, sipas së cilës, zarfi me fletëvotime duhet të pranohet nga personi i regjistruar.

Në mbledhjen e 54-të të KQZ-së, u tha se qëllimi i këtij dokumenti është të përshkruajë të gjitha veprimet për përgatitjen e materialve për votimin jashtë Kosovës.

Procedura parasheh që pakoja me fletëvotime që KQZ ua dërgon përmes postës votuesve jashtë vendit mund të pranohet vetëm nga vetë personi i regjistruar.

Zyrtari i postës duhet të sigurohet që të kontrollojë përmes dokumentit identifikues personin për të cilin është i dedikuar zarfime fletëvotime”, thuhet në këtë procedurë të KQZ-së.

Zarfi i cili do t’i dërgohet votuesit, përmban: fletëvotimet; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës.

Në votimin jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme.

Sipas KQZ-së, adresat e kutive postare do të publikohen nga KQZ para fillimit të periudhës së votimit me postë.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim edhe për decertifikimin e 9 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike, si: Prishina në dorën tënde (1); Partia Demokratike e Kosovës (1); Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve (1); Partia Liberale Egjitpiane (2) dhe Alternativa (4). Këta kandidatë, ishin certifikuar më herët nga KQZ për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Basha dhe Haxhiu vizitojnë Kompleksin Memorial në Prekaz

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, së bashku me nënkryetaren Albulena Haxhiu, kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz. Kjo vizitë vjen pas një periudhe polemikash për shkak të një shkrimi nga Basha ku flitej për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ditë më parë, ai kishte kërkuar falje për përmbajtjen e tij./D.B/EO

Continue Reading

Kulturë

​Ambasada e Shqipërisë hap librin e ngushëllimeve për regjisorin Anagnosti

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ka nderuar regjisorin e shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti pas ndarjes së tij nga jeta më 1 shtator, duke hapur librin e ngushëllimeve në nderim të tij.

Në fjalën e tij, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh se ndarja nga jeta e Anagnostit është një humbje e madhe për kulturën dhe shoqërinë shqiptare.

Shoqëria shqiptare, kineastët, aktorët, populli shqiptar ka humbur një prej korifejve, një prej atyre që e qëndisnin filmin shqiptar. E njoh si një metodist i mirëfilltë, si një regjisor shkolle plot për artin kinematografik. Parapëlqeja tek ai atë momentin e punës së jashtëzakonshme që ai e bënte me aktorët, por mbi të gjitha, kemi humbur personin i cili sillte në ekran karakterin e plotë të shqiptarëve. Me filmat e tij, ai e zbërthente jetën shqiptare në tërë koloridin e vet dhe ka arritur ta përcjellë shkëlqyer këtë te publiku, filmi i tij ka ushtuar fort”, tha Malaj.

Dhimitër Anagnosti mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, i vlerësuar për veprat që pasqyruan jetën, karakterin dhe shpirtin e shqiptarëve në ekranin e madh./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kombi pa targa godet veturën e policisë dhe ikën në Maqedoni – tre zyrtarë të lënduar

Published

on

By

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi vetura e tyre është goditur nga një kombi pa targa e cila dyshohej për kontrabandë.

Gjatë ndjekjes në Kaçanik, i dyshuari pasi ka goditur automjetin, e ka braktisur të veten dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Tutje, policia bën të ditur se automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara