Lajmet

​Hoxha: Për shkeljet në RTK mund të angazhohet edhe prokuroria kompetente

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës po kërkon shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së.

Sipas deputetes së kësaj partie, Eliza Hoxha, anëtarët e këtij bordi mbajnë përgjegjësinë kryesore për “nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet”.

Në seancë plenare, ajo ka shpalosur propozimin e gjashtë deputetëve të PDK-së për shkarkimin e anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

“Përveç shkeljeve në këtë skandal televiziv, e për të cilin mund të angazhohet prokuroria kompetente konsiderojmë se duhet marrë masat për shkarkimin individual të secilit anëtar të bordit të RTK-së, pasi të njëjtit dështuan për ta mbrojtur RTK-në dhe standardet e kredibilitetin e gazetarisë”, deklaroi ajo.

Edhe për procesin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hoxha konsideron se është i jashtëligjshëm, sepse siç tha ajo, ka kaluar vetëm me gjashtë vota.

“Kujt i shërben RTK-ja sot dhe a është kjo RTK-ja që Kuvendi i Kosovës si themeltar i saj e dëshiron. Këto janë dy pyetje thelbësore që besoj që do të duhej të marrin përgjigje nga prizma të ndryshme për brengën që sot do ta trajtojmë brenda kësaj seance. Arroganca e numrave në këtë Kuvend, mendjet paranojake dhe njerëzit pa ide, vizion dhe pasion për RTK që kanë marrë mandat si bord në këtë Kuvend, na i shpërfaqin në fakt idenë e vërtetë se si Lëvizja Vetëvendosje e dëshiron Radio Televizionin e Kosovës. Përgjatë këtij mandati kemi qenë dëshmitar të përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë dhe të shumicës parlamentare për të cenuar lirinë e medias dhe fjalës së lirë. Dhe kjo është bërë në forma të ndryshme”, deklaroi Hoxha.

Tutje, Hoxha tha se “RTK nuk e ka kredibilitetin e transmetuesit publik nëse nuk merren masa ndaj drejtuesve të saj”.

“Këto përpjekje në shumë raste edhe kanë marrë formën e mendimeve nga institucione të dirigjuara dhe menaxhuara nga njerëz që fshihen nën kapela dhe që në hije dirigjojnë institucionet përfshirë edhe RTK-në. Vendimet dhe veprimet e këtilla kundër mediave dhe fjalës së lirë janë ngritur jo vetëm në nivele shqetësuese, por të patolerueshme edhe në RTK, duke e përdorur këtë të fundit si transmetues publik për të trilluar shpifje të pavërteta për mediat e tjera të lira e të pavarura në vendin tonë. RTK dështoi të ju qëndrojë besnik parimeve themelore të gazetarisë dhe të ligjshmërisë për të verifikuara faktet dhe për të cituar burime të besueshme të lajmeve që i transmeton. Në këtë mënyrë, lajmet e rreme në RTK të cilat citonin po ashtu një medium boshnjak, artikulli i cili edhe mund të jetë shkruar në zyrat e LVV-së në Prishtinë, përbëjnë cenim direkt të sigurisë dhe jetës së gazetarëve dhe këtyre mediumeve nga njëra anë por edhe shpërfaqin në anën tjetër fushatën qeveritare kundër mediave dhe fjalës së lirisë”, shtoi Hoxha në seancë plenare.

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha deklaroi se Raporti i Progresit të Bashkimit Evropian flet për regres dhe për ndikim politik jo vetëm në fushën e medias por edhe në sektore të tjera.

lajme

Sveçla e Gërvalla sot në konferencë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Pas kërkesës së Kryeministrit Albin Kurti për të pasur një raport të detajuar me të gjitha hollësitë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë, sot në orën 09:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët për media Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, menjëherë pas dorëzimit të raporteve përkatëse në Zyrën e Kryeministrit. Siç është bërë e ditur nga ZKM-ja, këto raporte do të shqyrtohen me kujdes për të identifikuar të gjithë rrjedhën e ngjarjes, lëshimet e mundshme institucionale, neglizhencën dhe përgjegjësinë eventuale të të gjitha organeve kompetente në çdo fazë të trajtimit të rastit.

Kjo dalje e dy ministrave para medieve vjen në një moment mjaft kritik, pasi në Prishtinë po zhvillohen protesta të njëpasnjëshme të organizuara nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protestuesit po kërkojnë me ngulm llogaridhënie, hetimin penal të zyrtarëve që dështuan në mbrojtjen e viktimës, si dhe dorëheqjen ose shkarkimin e menjëhershëm të dy ministrave përgjegjës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Sot mot i vranët dhe me shi

Published

on

By

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Pavarësisht reshjeve të shiut, temperaturat maksimale do të vazhdojnë të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Protestat kundër vrasjes së grave vazhdojnë për të dytën ditë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Published

on

Protestat kundër vrasjes së grave në Kosovë kanë vazhduar edhe sot, për të dytën ditë radhazi, me pankarta që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, duke reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ndjekjen penale të personave që, sipas protestuesve, kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë fjalimit para ndërtesës së Qeverisë, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të organizatorëve.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferrin. Ndaj tyre është hapur procedurë disiplinore dhe është themeluar një panel hetimor për trajtimin e rastit.

Edhe Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për mënyrën e trajtimit të rastit të Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj.

Protestë kundër vrasjes së grave dhe për kërkimin e përgjegjësisë institucionale ishte mbajtur edhe një ditë më parë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

Të kërkuara