Lajmet

Gripi i shpendëve në Kinë, një i infektuar

Published

on

Në Kinë është konfirmuar rasti i parë i infektimit me gripin e shpendëve. I infektuari është një 41-vjeçar.

Autoritetet nuk dhanë detaje se si ai u infektua me virusin H10N3, meqë ky virus është vështirë i transmetueshëm te njerëzit.

Banori i provincës Jiangsu, i cili u diagnostikua javën e kaluar, tani është shëruar dhe është gati të lirohet nga spitali. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Beijing njoftoi se ai ishte hospitalizuar më 28 prill, kurse u diagnostifikuar me H10N3 një muaj më vonë.

“Asnjë rast i infektimit me H10N3 te njerëzit nuk është konfirmuar në botë. Ky është rast i transmetimit nga shpendët te njeriu, dhe rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë është jashtëzakonisht i ulët”, thuhet në raport.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “në këtë kohë, nuk ka asnjë tregues të transmetimit nga njeriu në njeri”.

Në muajin shkurt Rusia raportoi rastin e parë të infektimit me këtë virus të njerëzit. Ky virus shpërtheu në vitet 2016-2017, ku mbetën të vdekur 300 persona./UBTNews

Lajmet

Makina përplaset me motorin, humb jetën 18-vjeçari në Vlorë

Published

on

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në bulevardin kryesor të qytetit, pranë Teatrit “Petro Marko”.

Si pasojë e përplasjes, nga plagët e marra, thuhet se 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në ngjarjen tragjike./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë, kryeministrja Ruginienë: Nuk do tolerohet asnjë sulm hybrid

Published

on

Përmes një njoftimi, Qeveria lituaneze do të ndjekë një plan për të mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë, me përjashtim të diplomatëve dhe qytetarëve të BE-së që largohen nga Bjellorusia.

Përmes deklaratës të dhënë nga qeveria, bëhet e qartë se çdo balonë e cila do futet në hapësirën ajrore lituaneze, do të rrëzohet.

“Kështu i dërgojmë një sinjal Bjellorusisë dhe themi se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu , ne do të marrim të gjitha masat më të rrepta për të ndaluar sulme të tilla”, deklaroi kryeministrja lituaneze Inga Ruginienë.

Kufiri lituanez është aktualisht i mbyllur në bazë të një vendimi të përkohshëm të marrë nga forca kufitare e vendit, dhe një mbyllje e mëtejshme për një kohë të pacaktuar do të diskutohet dhe pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të mërkurën (29 tetor).

Kryeministrja tha në një konferencë për shtyp se qeveria e ka hartuar tashmë urdhrin, i cili përfshin vetëm përjashtime shumë të kufizuara për qytetarët lituanezë dhe të BE-së, si dhe postën diplomatike që do të lejohet ende përmes kufirit.

“Çdo lëvizje tjetër do të ndalet. Kjo i dërgon një sinjal të qartë Bjellorusisë se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu dhe ne do të marrim masat më të rrepta të mundshme për të ndaluar veprime të tilla”, tha ajo./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tërmeti i fortë në Turqi

Published

on

Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e djeshme, sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane.

Forca e tërmetit në njoftim thuhet se ka qenë me magnitudë 6.1 ballë.Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra.

Lëkundjet thuhet se janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin, mirëpo nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​IKD: Qeveria në detyrë s’ka të drejtë të propozojë projektbuxhetin për vitin 2026

Published

on

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, theksoi se Qeveria Kurti 2 është qeveri në detyrë dhe nuk ka të drejtë të propozojë projektbuxhetin për vitin 2026 e as Kuvendi nuk ka të drejtë të shqyrtojë këtë projektligj të qeverisë në detyrë.

Shala ka thënë se Ligji për Qeverinë thotë se Qeveria në dorëheqje ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës, mirëpo, sipas tij Qeveria Kurti 2 është qeveri në detyrë e jo qeveri në dorëheqje.

Ligji për Qeverinë (neni 31.2) thekson se Qeveria në dorëheqje ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës.

” Por, po ky ligj përcakton edhe se çfarë është një Qeveri në dorëheqje. Për këtë, neni 30.2 thekson se: “Qeveri në dorëheqje konsiderohet në situatat si në vijim: 2.1. Pas shpërndarjes së Kuvendit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; 2.2. Pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit apo në çdo rast tjetër në të cilin posti i Kryeministrit mbetet i lirë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës, dhe nëse kjo nuk arrihet, deri në situatën e përcaktuar në paragrafin 2.1 të këtij neni; 2.3. Pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj saj, nga ana e Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.” Asnjëra prej këtyre situatave nuk aplikohet në rastin e Qeverisë Kurti, e cila është Qeveri në detyrë dhe jo Qeveri në dorëheqje”, shkruan Shala.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar të hanën çështjen e projektbuxhetit 2026, i cili tha se Ligji për Qeverinë i mundëson këtij ekzekutivi në detyrë ta propozojë projektbuxhetin për vitin 2026 në Kuvendin e Kosovës, ani se sipas tij, nuk do të thotë se puna mbaron aty.

Kurti duke folur për rëndësinë e këtij projektbuxheti, tha se vendi nuk mund të ecë përpara pa këtë ligj.

Megjithatë, ai tha se rrethanat djeshme të krijuara në seancën e jashtëzakonshme janë të panjohura për rrugën përpara sa i përket buxhetit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara