Aktualitet
Greqi: Rikthimi i ekstremizmit të djathtë
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPamjet nga një shkollë profesionale në Stavropuli pranë Selanikut ishin shokuese. Në fillim shikoheshin të rinjtë me maska me shufra hekuri, thika dhe gurë që sulmojnë të rinj të tjerë, që kishin shpërndarë para shkollës fletushka kundër politikës arsimore të qeverisë konservatore. Në fund të maskuarit pozuan para oborrit të shkollës me krahun ngritur për përshëndetjen e Hitlerit. Ky sulm në shkollë u zhvillua më 27 shtator. Ishte aksioni i parë i pasuesve potencialë të partisë neonaziste, “Agimi i Artë”, pas ndalimit të saj para një viti. Prej asaj kohe zhvillohen herë pas here aksione me sfond ekstremist të djathtë në Greqi. Në Evosmos, po një periferi e Selankut në 1 tetor u zhvillua një paradë neonaziste, ku si pasojë pati trazira.
Shkolla si vend rekrutimi
Zhvillimet në Stavropouli nuk janë rrufe në qiell të hapur, thotë Konstantions Tsiselikis, dekan i Universitetit Makedonia në Selanik për DW. Profesori për të drejtën ndërkombëtare, migracionin dhe të drejtat e njeriut shikon tek përshëndetja e nazistëve në oborrin e shkollës një goditje të rëndë kundër karakterit demokratik të arsimit. “Për fat të keq në shumë shkolla ka grupe ekstremiste të djathta”, thotë Tsiselikis. “Ata janë të shpërndarë ntë gjithë vendin, sidomos në zonat pa zhvillim ekonomik, ku grupet neonaziste e kanë të lehtë të rekrutojnë adoleshentët. Akoma më keq është kur mësuesit vetë e tolerojnë këtë rekrutim ose madje e nxisin. Ky është një fenomen që ka nevojë për vëmendje të madhe.”
Pas trazirave të ekstremistëve të djathtë në Selanik
Para 10 vitesh zona përreth Athinës ishte bastioni i “Agimit të Artë”. Trupat huligane të partisë “Agimi i Artë” sulmonin përditë migrantët në lagjet punëtore të Pireut. Në vitin 2018 Selaniku u kthye në bastion të ekstremistëve të djathtë, edhe në kuadër të protestave nacionaliste kundër një zgjidhjeje të konfliktit me Maqedoninë e Veriut dhe arritjes së Marrëveshjes së Prespës.
Frika nga pasiguria
Tsiselikis e ndjek me shqetësim aktivizimin e ekstremistëve të djathtë në shkolla. “Nxënësit mund të jenë për shkak të moshës së tyre më fleksibël dhe të hapur për ideologji të ndryshme politike. Por duhet të kërkojmë më thellë arsyet, pse nacionalsocializimi për disa të rinj merret si një zgjidhje ndër të tjerat.” Sipas Tsiselikis, e djathta ekstreme nxit frikën për pasiguritë e çdo lloji dhe kjo pasiguri është një nga burimet, nga i cili ekstremistët e djathtë marrin fuqinë e tyre.
Pas “Agimit të Artë”
Pas ndalimit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” dhe dënimit të disa drejtuesve të saj me shumë vite burg vitin e kaluar, e djathta ekstreme po forcohet sërish në shoqërinë greke. Profesor Tsiselikis madje është i mendimit, se dënimi i grupeve kriminele përreth kryetarit të aprtisë, Nikolaos Mihaloliakos hapi rrugën për grupime edhe më ekstremiste si “Trupat e Shenjta” apo “Propatria”. “E djathta ekstreme pësoi një goditje të rëndë me dënimin e drejtuesve të “Agimit të Artë”, por kjo goditje kishte të bënte me legalizimin e mëparshëm të saj në hapësirën publike.” Tani që neonazistët nuk janë më në parlament, grupimet më të vogla janë radikalizuar më shumë. Sipas Tsiselikis “Agimi i Artë” do ta ketë të vështirë të mbijetojë pas këtyre ndryshimeve, “por formacione të tjera kërkojnë një pozicion më të fortë në hapësirën pblike, madje me qëllimin që të krijojnë një parti të re”.
Prof. Konstantinos Tsiselikis
Aktualisht partia qeverisëse “Nea Demokratia” përpiqet të gjejë balancën e vështirë mes një të djathte të moderuar dhe disa mbështetës të majtë të qendrës të qeverisë së Mitsotakis. Nga ana tjetër kryeministri i bën lëshime të djathtëve ekstremë. Në riformësimin e kabinetit qeveritar në shtator, Mitsotakis emëroi si ministër të Shëndetësisë ekstremistin e djathtë të dikurshëm, Thanos Plevris, ai është ministri i tretë i kësaj qeverie me sfond ekstremist të djathtë. Të gjithë këta ministra e kishin filluar karrierën politike tek partia ekstremiste e djathtë, LAOS.
Protestë e kundërshtarëve të vaksinimit, Athinë, 30 gusht 2021
Tsiselikis konstaton, se në kontekstin e luftimit të pandemisë, e djathta ekstreme militante po shfrytëzon padijen dhe frikën e njerëzve nga vaksina për të krijuar një pseudo-rezistencë kundër masave të qeverisë. “Reagimi ndaj masave kundër Coronës apo detyrimi për vaksinim apo kufizimet në jetën shoqërore e ekonomike për të pavaksinuarit po marrin dimensionin e një lëvizjeje rezistence me profil të fortë politik.” Ekstremistët e djathtë po ia dalin që reagimin qytetar t’ia mveshin grupimit të vet dhe ta paraqesin atë si një pjesë të ideologjisë së tyre ekstremiste.DE
You may like
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
5 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Live
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Published
5 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Një avion luftarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar mbi territorin e Iranit, kanë bërë të ditur tre burime amerikane, duke konfirmuar kështu raportimet e mediave shtetërore iraniane.
Forcat amerikane kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, sipas të njëjtave burime. Përpjekjet e mundshme për shpëtim duket se janë kapur në disa video të postuara në rrjetet sociale, të cilat janë konfirmuar nga CNN.
Agjencia shtetërore “Tasnim” njoftoi se kërkimet për ekuipazhin e zhdukur deri më tani kanë qenë “të pasukseshme”. Ndërkohë, në “Fars News”, një spiker njoftoi se po ofrohet një shpërblim për këdo që arrin të kapë “pilotin ose pilotët armiq”.
Për momentin, mbetet ende e paqartë se në cilën pjesë të Iranit është rrëzuar avioni luftarak./ CNN/
Vendi
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
6 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Lajmet
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
6 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
