Lajmet

Granatimet ruse vrasin tre punonjës të Kryqit të Kuq në Ukrainën lindore

Published

on

Si pasojë e granatimeve ruse të enjten u vranë tre ukrainas që punonin për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe u plagosën dy të tjerë në një fshat në rajonin e Donetskut në vijën e frontit, thanë zyrtarët ukrainas.

“Një tjetër krim lufte rus. Sot, okupatori sulmoi automjetet e misionit humanitar të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në rajonin e Donetskut”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në X.

Fshati Viroliubivka u bombardua, tha guvernatori rajonal Vadym Filashkin në aplikacionin e mesazheve Telegram, duke raportuar viktima./UBTNews/

Lajmet

Diplomohen 279 kadetë të rinj të Policisë

Published

on

By

Në një ceremoni të mbajtur të premten, 279 kadetë të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës kanë diplomuar, duke u bërë pjesë e re e forcës policore në vend.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, tha se betimi i kadetëve është një zotim për të vepruar me integritet dhe në shërbim të interesit të vendit.

Kjo uniformë dhe ky institucion nuk janë vetëm zbatues të ligjit, por edhe përfaqësues të vlerave të disiplinës, punës, integritetit dhe atdhedashurisë. Këta kadetë – 261 shqiptarë, 11 serbë, 4 boshnjakë, 2 egjiptianë dhe 2 turq – i bashkon një mision dhe qëllime të përbashkëta,” deklaroi Bislimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, foli për sfidat që kanë përballuar kadetët gjatë procesit të trajnimit.

Të gjitha gjeneratat, përfshirë këtë të fundit, kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme për të arritur në këtë ditë historike. Por falë përkushtimit dhe disiplinës, ata e kanë finalizuar me sukses trajnimin e tyre. Tani, detyra e tyre është zbatimi i ligjit në praktikë,” tha Kelani.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se Policia e Kosovës jo vetëm që gëzon besimin më të lartë qytetar, por është edhe një shembull i partneritetit dhe i efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se për këtë gjeneratë kanë aplikuar mbi 7 mijë qytetarë, çka sipas tij tregon besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Katër vjet keqpërdorime me buxhetin, koha për arrestime

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit. Ai ka kritikuar menaxhimin financiar të Qeverisë Kurti.

Sipas tij, tashmë do të duhej të ishin ngritur aktakuza, madje edhe të ndodhnin arrestime, për keqpërdorimet që pretendohet të kenë ndodhur gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit.

Zemaj shtoi se ekzistojnë kontrata të shumta, për të cilat është e dukshme se ka pasur shkelje.

Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti. Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Lushaku-Sadriu: Vetëvendosje erdhi me kauzë kundër korrupsionit, sot është simbol i tij

Published

on

By

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti, duke e akuzuar atë për shkelje të kushtetutës dhe për dëme të mëdha ndaj vendit.

Para seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lushaku-Sadriu deklaroi se është paradoksale se si një subjekt që erdhi në pushtet me premtimin për luftë kundër korrupsionit, po bëhet sot simbol i tij.

E para, të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi , ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës”, u shpreh ajo

Ajo shtoi se Qeveria aktuale i ka shkaktuar “dëm epokal” vendit, duke e çuar në një krizë të thellë institucionale e politike.

Continue Reading

Lajmet

Shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Published

on

By

Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të zgjatjes së procesit të konstituimit të institucioneve.

Në protestën simbolike u shfaqën pankarta me mesazhe të qarta si: “Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, “Konkurs për deputetë të rinj” dhe “Institucionet nuk janë për pazare”, duke reflektuar zhgënjimin e qytetarëve për krizën institucionale.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 45-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Continue Reading

Të kërkuara