Botë

Gjashtë imigrantë mbyten në përpjekje për të mbërritur në Ishujt Kanari të Spanjës

Published

on

Të paktën gjashtë imigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanari të Spanjës duke lundruar me varka të pasigurta nga Afrika Perëndimore, thanë të mërkurën shërbimet emergjente dhe Kryqi i Kuq.

Pesë prej 65 imigrantëve që mbërritën në ishullin e vogël, El Hierro, gjatë natës me varkë të hapur, u gjetën të vdekur, thanë shërbimet emergjente.

Një imigrant tjetër u gjet i vdekur në njërën prej tri varkave të tjera që u shpëtuan nga roja bregdetare e Spanjës.

Për herë të dytë radhazi, numri i imigrantëve që shkojnë në Ishujt Kanari të Spanjës shënoi rritje rekorde në vitin 2024.

Numri i imigrantëve që zhduken apo vdesin gjatë udhëtimit është duke u rritur pesë herë më shpejt sesa numri i atyre që mbërrijnë të gjallë, tregojnë të dhënat e fundit.

Lundrimi përmes Atlantikut është në veçanti i rrezikshëm, pasi moti i lig mund lehtësisht t’i fundosë varkat e brishta dhe gomonet që imigrantët i përdorin më së shumti.

Rreth 20.000 imigrantë të parregullt kanë mbërritur deri tani këtë vit në El Hierro, sipas Kryqit të Kuq./REL/

Aktualitet

Al Jazeera: Si e shkatërrojnë Bregun Perëndimor kufizimet izraelite mbi lëvizjen e palestinezëve

Published

on

By

Ndërsa pengesat ndaj lëvizjes së lirë e bëjnë jetën e palestinezëve jashtëzakonisht të vështirë, ato nuk e bëjnë Izraelin më të sigurt.

Çdo palestinez i lindur në Bregun Perëndimor para fillimit të pushtimit në vitin 1967 ka qenë dëshmitar i shkallës në të cilën Izraeli e ka transformuar peizazhin përmes planifikimit hapësinor, mbylljeve ushtarake dhe ndërtimit të vendbanimeve, infrastrukturës dhe rrugëve. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, ajo që dikur ishte një udhëtim i thjeshtë nga pika A në pikën B brenda Bregut Perëndimor është bërë një sipërmarrje e vështirë dhe shpesh e rrezikshme.

Si një i huaj që jetonte në Bregun Perëndimor në vitet 1980 dhe e vizitonte atë herë pas here që atëherë, ky transformim u shfaq në hapa të mëdhenj, në çdo rast duke provokuar një tronditje njohjeje të përzier me habi se si gjërat dukeshin të njëjta, por të ndryshme.

Më kujtohet, për shembull, kur udhëtoja me makinë nga Jerusalemi në Ramallah në vitet 1980. Të dy qytetet lidheshin nga një autostradë e vetme me një pikë kontrolli të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Qalandia. Për të arritur në destinacionin tim, më duheshin nga 20 minuta deri në gjysmë ore, në maksimum, varësisht nga trafiku dhe gjendja shpirtërore e ushtarëve atë ditë.

Kthehemi shpejt në vitin 2000. Nuk e kisha vizituar për disa vite ditën kur mora makinën time me qira përgjatë rrugës së vjetër nga Jerusalemi. Dhjetë minuta pasi nisa udhëtimin dhe pa bërë asnjë kthesë, papritmas e gjeta veten brenda një vendbanimi izraelit, një periferi të Jerusalemit Lindor të pushtuar.

Duke u kthyer prapa, zbulova se rruga për në Ramallah tani kërkonte të lija autostradën kryesore për një rrugë më të vogël. Vazhdova. Megjithatë, para se të kalonin edhe 10 minuta të tjera, përfundova në hyrje të një vendbanimi tjetër izraelit, këtë herë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke humbur përsëri daljen përkatëse.

Duke kujtuar ato ditë, tani kujtoj devijime të tilla të papritura dhe të detyruara si bezdi që merrnin kohë shtesë. Sot, në të kundërt, udhëtimi nga Jerusalemi në Ramallah mund të zgjasë një orë, ose orë të tëra, pasi ushtria ngadalëson ose bllokon trafikun në të gjitha pikat e qasjes në Ramallah sipas dëshirës.

Për palestinezët, përvoja është 10 herë më e keqe. Gjithnjë në rritje në numër dhe ndikim, kufizimet izraelite mbi lëvizjen palestineze kanë ardhur në lloje të ndryshme. Një klasë përfshin pikat e kontrollit të ushtrisë, si stacionare ashtu edhe mobile, në arteriet e Bregut Perëndimor, digat e improvizuara prej dheu që bllokojnë rrugët për në fshatra dhe kampe refugjatësh, dhe portat e çelikut që ushtria mund t’i mbyllë dhe t’i hapë me anë të telekomandës.

Një kategori e dytë përfshin qasjen në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe Izraelin, i cili është i mundur vetëm duke marrë një leje nga autoritetet ushtarake. Kjo ndikon te palestinezët që dëshirojnë të vizitojnë vendet e shenjta të Islamit dhe Krishterimit, si dhe te ata të punësuar brenda Izraelit.

Dhe një kategori e tretë kufizimesh ka të bëjë me aftësinë e palestinezëve të Bregut Perëndimor për të udhëtuar jashtë vendit përmes pikës kufitare të Urës Allenby me Jordaninë.

Kufizimet e lëvizjes u intensifikuan pas sulmeve të Hamasit në tetor 2023 në Izraelin jugor. Ndikimi i tyre kumulativ ka qenë copëzimi i shoqërisë palestineze dhe i mënyrës së funksionimit të saj. Ato kanë prishur ekonominë, në veçanti.

Një kombinim i zonave ushtarake të ndaluara dhe dhunës së kolonëve e ka bërë 61 për qind të Bregut Perëndimor që përbën Zonën C, ku ndodhen shumica e tokave bujqësore, gjithnjë e më të paarritshme.

Kufizimet në lëvizje kanë ndikuar në tregti, duke rritur koston e tregtisë kur transporti vonohet në pikat e kontrollit dhe mallrat që prishen.

Importet dhe eksportet gjithashtu përballen me pengesa, duke dëmtuar një ekonomi palestineze që varet shumë nga tregtia me Izraelin dhe botën e jashtme (që përfaqëson afërsisht 67 për qind të brutoproduktit të saj).

Oraret e kufizuara në Allenby dhe një përkufizim jo transparent dhe elastik i mallrave “me përdorim të dyfishtë” shkaktojnë vonesa të kushtueshme për importet, duke penguar zhvillimin. Pamundësia e tregtarëve për t’u takuar personalisht me homologët e tyre izraelitë i detyron ata të përdorin ndërmjetës me kosto shtesë.

Kufizimet e lëvizjes kanë krijuar dinamikën e tyre të vetëpërjetësueshme të maces dhe miut, ndërsa palestinezët gjejnë mënyra për t’i anashkaluar ato dhe ushtria vendos kufizime shtesë, duke i detyruar njerëzit të ndjekin taktika gjithnjë e më shpikëse anashkalimi. Por manovrat e tyre të zgjuara mund të sjellin kosto shtesë ose edhe rreziqe për jetën e tyre.

Merrni, për shembull, përpjekjet e palestinezëve – të dëshpëruar për të siguruar ushqim në tryezë – për të kaluar ilegalisht në Izrael për punë. Disa janë qëlluar për vdekje kur kanë thyer barrierën ndarëse të Izraelit, ndërsa të tjerë janë ndaluar.

Në muajt para tetorit 2023, rreth 193,000 punëtorë të Bregut Perëndimor dhe Gazës ishin të punësuar në Izrael ose në vendbanimet izraelite, kryesisht në ndërtim dhe bujqësi.

Izraeli i ndaloi punëtorët të kalonin Vijën e Gjelbër menjëherë pas sulmit të Hamasit, duke përmendur shqetësime sigurie, edhe pse nuk ka ofruar prova se punëtorët palestinezë të punësuar në Izrael luajtën ndonjë rol në ngjarjet e tetorit 2023. Që atëherë, numri i atyre që u lejuan të shkonin në punët e tyre izraelite vlerësohet në vetëm 44,000, kryesisht në profesione të kualifikuara.

Humbja e asaj që mund të jetë e ardhura kryesore e një familjeje ka qenë katastrofike, duke prekur rreth 750,000 njerëz (bazuar në një madhësi mesatare familjeje prej pesë personash) në një popullsi prej rreth 3.3 milionë banorësh. Ndërkohë, një rënie ekonomike ka rritur më tej radhët e të papunëve në Bregun Perëndimor. Shkalla e varfërisë është rritur ndjeshëm.

Kufizimet e lëvizjes kanë prishur gjithashtu rrjetet familjare, duke kufizuar pjesëmarrjen në tubime të mëdha, siç janë dasmat dhe funeralet, pasi familjet e zgjeruara janë të shpërndara në të gjithë Bregun Perëndimor. Kufizimet në lëvizje e ndërlikojnë gjithashtu qasjen në kujdes mjekësor urgjent ose të specializuar dhe madje edhe në arsim. Që nga tetori i vitit 2023, institucionet palestineze të arsimit të lartë kanë zvogëluar mësimdhënien në klasë pasi studentët janë përballur me vonesa të përsëritura – shpesh me kohëzgjatje të paparashikueshme – për të ardhur në shkollë. Mësimet online mund ta kompensojnë vetëm pjesërisht këtë ndërprerje.

Pë çfarë shërbejnë kufizimet e shumta të lëvizjes? Palestinezët shpesh e përshkruajnë përvojën e tyre të kalimit në pikat e kontrollit të ushtrisë si një poshtërim dhe një formë ngacmimi, një përpjekje nga ushtarët izraelitë për të treguar se kush është shefi dhe për ta vështirësuar jetën e popullsisë. Shumë palestinezë e shohin sjelljen e ushtarëve si një mënyrë për t’u hakmarrë për sulmet e Hamasit.

Megjithatë, duke rritur ashpërsinë e pushtimit, pikat e kontrollit dhe kufizimet e tjera në lëvizjen e palestinezëve mund të kenë efektin e kundërt të shkaktimit të dhunës më të madhe dhe duke e bërë kështu Izraelin dhe qytetarët e tij, përfshirë ata që banojnë në vendbanime të paligjshme, jo më shumë, por më pak të sigurt.

Ndërsa ushtria izraelite mund të argumentojë se një pikë kontrolli e caktuar në një vendndodhje dhe kohë të caktuar është e justifikuar për shkak të ruajtjes së sigurisë, në praninë e tyre të kudondodhur dhe arbitraritetin e dukshëm, këto kufizime, me kalimin e viteve, kanë shkuar shumë përtej asaj që mund të quhet në mënyrë të arsyeshme një arsyetim sigurie.

Një motiv tjetër përveç ruajtjes së sigurisë duhet të jetë në lojë. Nuk është e vështirë të gjesh një të tillë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përjashtuar një zgjidhje me dy shtete dhe mbështet aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, ndërsa disa anëtarë të kabinetit të tij, si Ministri i Financave Bezalel Smotrich, vetë një kolonist, mbështesin hapur politika që do të inkurajonin palestinezët e Bregut Perëndimor të emigrojnë.

Cilado qoftë politika e deklaruar, ndikimi i shtuar i kufizimeve të lëvizjes së Izraelit ka qenë ndarja e Bregut Perëndimor në zona më të vogla që ushtria dhe aparati i inteligjencës izraelite mund të depërtojnë dhe kontrollojnë më lehtë. Politika palestineze mbetet e gjallë në këto lokalitete (zgjedhjet për këshillat bashkiake të Bregut Perëndimor u mbajtën së fundmi prillin e kaluar), ndërsa politika dhe qeverisja kombëtare janë gërryer, pjesërisht si rezultat i pengesave për lëvizjen.

Burimi: Al Jazeera / Autor: Joost Hiltermann

Continue Reading

Aktualitet

Sulmi rus lë të paktën 17 të vrarë, Zelensky thotë se mbrojtja kundërajrore do të mund të shpëtonte jetë

Published

on

By

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike dhe dronë, duke lënë të paktën 17 persona të vrarë, ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se mbrojtja kundërajrore “do të mund të shpëtonte jetë”.

Në një nga sulmet më mortore të këtij viti në Kiev dhe rajonin e kryeqytetit – i cili nisi pas mesnatës të së mërkurës – të paktën 45 persona u plagosën pasi u goditën ndërtesa banimi, një stacion hekurudhor dhe disa depo.

Ukraina, e cila u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve më shumë sisteme mbrojtëse Patriot të prodhuara në SHBA për t’u mbrojtur nga raketat balistike ruse, nuk ka raportuar për ndonjë raketë të shkatërruar gjatë sulmit të natës.

Zelensky shtoi se vonesat në pranimin e sistemeve kundër raketave balistike nga partnerët po çojnë në “humbje të tmerrshme në njerëz dhe shkatërrim”.

Presidenti deklaroi më vonë se furnizimi me sisteme mbrojtëse nga aleatët është “reduktuar ndjeshëm” këtë vit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka goditur qendra logjistike dhe furnizimi në Kiev dhe në rajonin përreth.

“Këto qendra ishin të përfshira në ruajtjen dhe dërgimin e armëve të ndryshme e furnizimeve ushtarake, si dhe në prodhimin dhe shpërndarjen e mjetëve ajrore pa ekuipazh (dronëve)”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, pala ruse tha se ka goditur tre anije cargo “të cilat po transportonin armë dhe pajisje ushtarake” afër portit të Detit të Zi në Odesa.

Kryetari i Komunës së Kievit, Vitali Klitschko, tha se ekziston frika se mund të ketë persona të bllokuar nën gërmadha.

Shërbimet e emergjencës së Ukrainës njoftuan se një person ka humbur jetën në qytetin e Kievit dhe të paktën 16 të tjerë janë lënduar, ndërsa në rajonin më të gjerë numërohen edhe 16 të vdekur dhe 29 të plagosur.

Zjarret po vazhdonin të mekeshin në pesë lokacione të ndryshme në të gjithë rajonin të mërkurën, duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 230,000 metrash katrorë, shtuan shërbimet emergjente. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live

Published

on

Influenceri meksikan Cesar Gastelum, i ndjekur nga rreth 600 mijë persona në TikTok, është vrarë me armë zjarri teksa po transmetonte drejtpërdrejt pranë një restoranti në qytetin Culiacan, në veriperëndim të Meksikës.

Sipas mediave lokale, Gastelum ndodhej jashtë një lokali së bashku me disa miq, kur dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motoçikletë, iu afruan grupit. Në pamjet e transmetimit live shihet momenti kur njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon disa herë ndaj influencerit nga një distancë shumë e afërt.

Gastelum humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa autorët u larguan menjëherë pas sulmit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e tyre./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Rusia sulmon Ukrainën me raketa balistike dhe dronë: Të paktën 14 të vrarë në Kjiv

Published

on

By

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike dhe dronë, duke lënë të paktën 14 persona të vrarë dhe të paktën 22 të plagosur, në një nga sulmet më mortore në të gjithë Kyivin këtë vit.

Gjatë sulmit, i cili nisi pas mesnatës të së mërkurës, kreu i administratës ushtarake të Ky, Timur Tkachenko, deklaroi se “armiku po sulmon sërish në mënyrë masive rajonin e Kyivit”.

Sirenat e alarmit për sulm ajror mbetën të aktivizuara për më shumë se një orë, ndërsa valë raketash balistike goditën qytetin dhe rrethinat e tij. Administrata ushtarake e Kyivit bëri të ditur se bombardimet dëmtuan ndërtesa banimi dhe magazina.

Tkachenko njoftoi se nëntë persona u vranë në rrethin e Boryspilit, katër në rrethin e Buchas dhe një në rrethin e Fastivit.

Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve për më shumë sisteme mbrojtëse raketore Patriot të prodhuara në SHBA, për t’u mbrojtur nga sulmet balistike ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se ka goditur qendra logjistike dhe furnizimi në Kyiv dhe në rajonin përreth.

“Këto qendra ishin të përfshira në ruajtjen dhe dërgimin e armëve të ndryshme e furnizimeve ushtarake, si dhe në prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve ajrore pa pilot”, thuhet në deklaratën e saj.

Po ashtu, ministria ruse pretendoi se ka goditur edhe tri anije cargo “që po transportonin armë dhe pajisje ushtarake” afër portit të Detit të Zi në Odesa.

Kryetari i Bashkisë së Kyivit, Vitali Klitschko, tha se ka frikë se njerëzit mund të kenë mbetur të bllokuar nën gërmadha pas goditjeve në qendër të qytetit.

Aktiv në rrjetin Telegram, ai bëri të ditur se katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

“Armiku po godet sërish me vetëdije civilët dhe infrastrukturën civile”, deklaroi administrata ushtarake e Kyivit.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Kyivit javët e fundit, ndërkohë që edhe Ukraina ka shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës civile ruse, përfshirë impiantet energjetike.

Gjithashtu, ajo ka goditur vazhdimisht magazina, përfshirë ato të gjigantit rus të tregtisë elektronike Wildberries. Pesë persona u vranë dhe 10 u plagosën në rajonin e Moskës të martën në mëngjes, gjatë sulmeve më të fundit ndaj depove.

Një ditë më parë, zyrtarët rusë tha se shtatë persona u vranë dhe 58 u plagosën pasi një dron goditi një plazh të populluar në rajonin jugor të Krasnodarit.

Ndërkohë, Ukraina shprehu revoltë për një video ku shihet një burrë i ndjekur nga një dron në Kherson, duke e quajtur atë një “gjueti” dhe “safari” të qëllimshëm ndaj civilëve.

Të dyja palët kanë mohuar se synojnë me vetëdije popullsinë civile. /BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara