Magazinë

Grammy 2025: Del lista e plotë e nominimeve

Published

on

Beyoncé ka bërë histori në Grammys duke u bërë artistja me më shumë nominime në historinë e këtij eventi, duke lënë pas burrin e saj, Jay-Z. Me 11 nominime të reja për ceremoninë e vitit 2025, Bey ka arritur plot 99 nominime e mban rekordin për më shumë trofe të fituar – plot 32 çmime Grammy.

Albumi i saj i vitit 2024, “Cowboy Carter”, i cili ka larmishmëri muzikore, e ka ndihmuar të marrë nominime në fusha të ndryshme të Grammy-t: tre në kategoritë e përgjithshme (albumi i vitit dhe kënga e vitit për hitin “Texas Hold ‘Em”), katër në kategoritë country, dy në pop, një në rap dhe një në Americana.

Pas Beyoncé, me shtatë nominime renditen Charli XCX, Billie Eilish, Kendrick Lamar dhe Post Malone. Sabrina Carpenter dhe Chappell Roan kanë secila nga gjashtë nominime e janë pjesë e grupit të artistëve që janë nominuar në katër kategoritë – albumi i vitit, kënga e vitit, regjistrimi i vitit dhe artisti i ri më i mirë.

Ja kush mund të marrë çmimin “Record of the year”, “Albumin më të mirë të vitit”, “Artisti i ri më i mirë” etj., në Grammy Awards 2024.

Record of the Year
“Now and Then” — The Beatles
“TEXAS HOLD ‘EM” — Beyoncé
“Espresso” — Sabrina Carpenter
“360” — Charli XCX
“BIRDS OF A FEATHER” — Billie Eilish
“Not Like Us” — Kendrick Lamar
“Good Luck, Babe!” — Chappell Roan
“Fortnight” — Taylor Swift feat. Post Malone

(Shënim: Ky çmim vlerëson regjistrimin specifik të këngës, përfshirë artistët, producentët dhe ekipin e regjistrimit)

Albumi i vitit:

New Blue Sun — André 3000
COWBOY CARTER — Beyoncé
Short n’ Sweet — Sabrina Carpenter
Djesse Vol. 4 — Jacob Collier
HIT ME HARD AND SOFT — Billie Eilish
The Rise and Fall of a Midwest Princess — Chappell Roan
THE TORTURED POETS DEPARTMENT — Taylor Swift

Kënga e vitit:

A Bar Song (Tipsy) — Shaboozey
BIRDS OF A FEATHER — Billie Eilish
Die With a Smile — Lady Gaga & Bruno Mars
Fortnight — Taylor Swift feat. Post Malone
Good Luck, Babe! — Chappell Roan
Not Like Us — Kendrick Lamar
Please Please Please — Sabrina Carpenter
TEXAS HOLD ‘EM — Beyoncé

Artisti i ri më i mirë:

Benson Boone
Sabrina Carpenter
Doechii
Khruangbin
RAYE
Chappell Roan
Shaboozey
Teddy Swims

Performanca më e mirë solo – Pop:

BODYGUARD — Beyoncé
Espresso — Sabrina Carpenter
Apple — Charli XCX
BIRDS OF A FEATHER — Billie Eilish
Good Luck, Babe! — Chappell Roan

Performanca më e mirë duet ose grup:

Pop us. — Gracie Abrams feat. Taylor Swift
LEVII’S JEANS — Beyoncé feat. Post Malone
Guess — Charli XCX & Billie Eilish
The boy is mine — Ariana Grande, Brandy & Monica
Die With a Smile — Lady Gaga & Bruno Mars

Albumi më i mirë tradicional – Pop

À Fleur De Peau — Cyrille Aimée
Visions — Norah Jones
Good Together — Lake Street Dive
Impossible Dream — Aaron Lazar
Christmas Wish — Gregory Porter

Albumi më i mirë vokal – Pop

Short n’ Sweet — Sabrina Carpenter
HIT ME HARD AND SOFT — Billie Eilish
eternal sunshine — Ariana Grande
The Rise and Fall of a Midwest Princess — Chappell Roan
THE TORTURED POETS DEPARTMENT — Taylor Swift

Best Dance/Electronic Recording

She’s Gone, Dance On — Disclosure
Loved — Four Tet
leavemealone — Fred Again.. & Baby Keem
Neverender — Justice & Tame Impala
Witchy — KAYTRANADA feat. Childish Gambino

Albumi më i mirë Dance/Electronic

BRAT — Charli XCX
Three — Four Tet
Hyperdrama — Justice
Timeless — KAYTRANADA
Telos — Zedd

Performanca më e mirë – Rock

Now and Then — The Beatles
Beautiful People (Stay High) — The Black Keys
The American Dream Is Killing Me — Green Day
Gift Horse — IDLES
Dark Matter — Pearl Jam
Broken Man — St. Vincent

Performanca më e mirë – Metal

Mea Culpa (Ah! Ça ira!) — Gojira, Marina Viotti & Victor Le Masne
Crown of Horns — Judas Priest
Suffocate — Knocked Loose feat. Poppy
Screaming Suicide — Metallica
Cellar Door — Spiritbox

Kënga më e mirë – Rock

Beautiful People — The Black Keys
Broken Man — Annie Clark (St. Vincent)
Dark Matter — Pearl Jam
Dilemma — Green Day
Gift Horse — IDLES

Albumi më i mirë – Rock

Happiness Bastards — The Black Crowes
Romance — Fontaines D.C.
Saviors — Green Day
TANGK — IDLES
Dark Matter — Pearl Jam
Hackney Diamonds — The Rolling Stones
No Name — Jack White

Performanca më e mirë – Alternative

Neon Pill — Cage the Elephant
Song of the Lake — Nick Cave & The Bad Seeds
Starburster — Fontaines D.C.
BYE BYE — Kim Gordon
Flea — St. Vincent

Albumi më i mirë – Alternative

Wild God — Nick Cave & The Bad Seeds
Charm — Clairo
The Collective — Kim Gordon
What Now — Brittany Howard
All Born Screaming — St. Vincent

Performanca më e mirë – R&B

Guidance — Jhené Aiko
Residuals — Chris Brown
Here We Go (Uh Oh) — Coco Jones
Made for Me (Live on BET) — Muni Long
Saturn — SZA

Performanca më e mirë tradicionale – R&B

Wet — Marsha Ambrosius
Can I Have This Groove — Kenyon Dixon
No Lie — Lalah Hathaway feat. Michael McDonald
Make Me Forget — Muni Long
That’s You — Lucky Daye

Kënga më e mirë R&B

After Hours — Kehlani
Burning — Tems
Here We Go (Uh Oh) — Coco Jones
Ruined Me — Muni Long
Saturn — SZA

Albumi më i mirë progresiv R&B

So Glad to Know You — Avery*Sunshine
En Route — Durand Bernarr
Bando Stone and The New World — Childish Gambino
Crash — Kehlani
Why Lawd? — NxWorries (Anderson .Paak & Knxwledge)

Performanca më e mirë rap

Enough (Miami) — Cardi B
When the Sun Shines Again — Common & Pete Rock feat. Posdnuos
NISSAN ALTIMA — Doechii
Houdini — Eminem
Like That — Future & Metro Boomin feat. Kendrick Lamar
Yeah Glo! — GloRilla
Not Like Us — Kendrick Lamar

Kënga më e mirë rap

Asteroids — Marlanna Evans (Rapsody feat. Hit-Boy)
Carnival — Jordan Carter, Raul Cubina, Grant Dickinson, Samuel Lindley, Nasir Pemberton, Dimitri Roger, Ty Dolla $ign, Kanye West & Mark Carl Stolinski Williams (¥$ feat. Rich the Kid & Playboi Carti)
Like That — Kendrick Lamar Duckworth, Kobe BbyKobe Hood, Leland Wayne & Nayvadius Wilburn (Future & Metro Boomin feat. Kendrick Lamar)
Not Like Us — Kendrick Lamar
Yeah Glo! — Ronnie Jackson, Jaucquez Lowe, Timothy McKibbins, Kevin Andre Price, Julius Rivera III & Gloria Woods (GloRilla)

Albumi më i mirë rap

Might Delete Later — J. Cole
The Auditorium, Vol. 1 — Common & Pete Rock
Alligator Bites Never Heal — Doechii
Knucklehead — Future & Metro Boomin
History Repeats Itself — Kendrick Lamar
The Death of Slim Shady — Eminem
We Don’t Trust You — Future & Metro Boomin, /UBT News/

Magazinë

Rita Ora fiton padinë e fqinjëve për ndërtimet në vilën 8.5 milionëshe

Published

on

Rita Ora ka fituar betejën ligjore kundër fqinjëve të saj për ndërtimin e një palestre moderne në kopshtin e vilës luksoze prej 7.5 milionë funtesh (8.5 milionë euro), e cila gëzon statusin e ndërtesës së mbrojtur si trashëgimi kulturore.

Planet e këngëtares 34-vjeçare shkaktuan kundërshtime të forta nga banorët lokalë, të cilët pretenduan se projekti do të prishte qetësinë e zonës dhe do të dëmtonte ambientin natyror.

Ata ngritën shqetësime për zhurmën, ndriçimin artificial dhe humbjen e privatësisë, madje një bllok banesash paraqiti një ankesë kolektive.

Banorët theksuan se dyert e mëdha me xhama e bënin objektin të ngjante si një “pavijon ndriçimi e zhurme”, duke kundërshtuar idenë se izolimi akustik do të ishte i mjaftueshëm.

Ata e cilësuan projektin një “shëmtim vizual” dhe rikujtuan deklaratat e mëparshme të Rita Orës për rëndësinë e ruajtjes së kopshtit të saj, të cilin e kishte përshkruar si një “strehë për fluturat dhe shpendët”.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve, Këshilli i Camden-it i dha dritën jeshile projektit.

Një burim pranë këngëtares tha për The Sun se Rita ka respektuar të gjitha rregullat dhe nuk kishte ndërmend të prishte qetësinë e lagjes.

Përfaqësuesit e saj nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Spotify heq masivisht përmbajtjen e krijuar nga AI

Published

on

Spotify ka njoftuar një operacion të gjerë kundër keqpërdorimit të inteligjencës artificiale, duke bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar ka hequr më shumë se 75 milionë këngë “spam”.

Sipas kompanisë, ky hap synon të mbrojë artistët nga paraqitjet e rreme, mashtrimet dhe përmbajtja e dobët e gjeneruar nga AI. Spotify ka prezantuar gjithashtu rregulla dhe mjete të reja që synojnë të mbrojnë identitetin e artistëve dhe të rrisin transparencën për dëgjuesit.

Këto masa vijnë në një kohë kur teknologjia gjenerative e AI po ndryshon rrënjësisht industrinë e muzikës, duke sjellë shqetësime për përmbajtje të padëshiruar, vokale “deepfake” dhe publikime mashtruese.

Spotify ka miratuar politikë të re që ndalon klonimin e zërit të artistëve dhe incizimet “deepfake”, përveç rasteve kur ato janë të licencuara zyrtarisht. Kompania po merr masa për të ndaluar publikimet e rreme që paraqiten si krijime të artistëve të tjerë.

Për të parandaluar manipulimet, këtë vjeshtë Spotify prezanton një sistem të ri që identifikon përmbajtjen e padëshiruar.

Ky filtër do të zbulojë llogaritë që përdorin taktika të tilla si duplikimet, këngët shumë të shkurtra dhe strategjitë mashtruese, duke i ndaluar këto materiale nga rekomandimet e platformës. Gjithashtu, Spotify mbështet standardin e ri për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me AI, që u lejon artistëve dhe shtëpive botuese të tregojnë se si është përdorur gjatë krijimit të një kënge, qoftë tek vokalet apo instrumentalet.

Etiketat do të shfaqen direkt në aplikacion, sipas informacionit të dhënë nga distributorët dhe partnerët.

Që nga qershori, përdoruesit e Spotify vunë re një grup të ri të quajtur The Velvet Sundown, dhe shumë dyshuan se ishte i krijuar nga AI.

Megjithëse grupi e mohoi këtë në rrjetet sociale, më vonë u zbulua se këngët ishin vërtet të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, duke treguar se publiku nuk është gjithmonë i lehtë për t’u mashtruar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Madonna rrëfen përvojën tronditëse me infeksionin bakterial

Published

on

Ikona e popit, Madonna, ka folur për herë të parë hapur mbi problemet serioze shëndetësore që e çuan në spital, duke ndarë detaje të dhimbshme nga ajo periudhë.

Në paraqitjen e saj të parë në një podcast, këngëtarja e njohur i tregoi Jay Shetty-t në “On Purpose” se në qershor të vitit 2023 kishte përjetuar një infeksion të rëndë bakterial, i cili e detyroi të qëndronte në kujdes intensiv.

Ajo zbuloi se kishte qenë pa ndjenja për katër ditë dhe se mjekët kryen një ndërhyrje gjatë hospitalizimit. Më herët, në dhjetor të po atij viti, Madonna u kishte rrëfyer fansave në një koncert në Brooklyn se kishte kaluar një “komë të induktuar për 48 orë”.

“Po përgatitesha për turneun tim kur papritur u përballa me një infeksion bakterial,” kujtoi ajo.

“Një moment isha duke vallëzuar, dhe momentin tjetër u zgjova në kujdes intensiv, pas katër ditësh pa ndjenja.” /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Shenja të fshehura! Si u kuptua fundi i martesës së Kidman dhe Urban?

Published

on

Aktorja australiano-amerikane Nicole Kidman dhe muzikanti Keith Urban po divorcohen pas 19 vitesh martesë.

Ata u panë për herë të fundit së bashku në publik në qershor të këtij viti, gjatë një ndeshjeje të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s midis Los Angeles FC dhe Esperance Sportive de Tunis.

Ekspertët e gjuhës së trupit vënë re se që atëherë marrëdhënia e tyre nuk dukej si më parë. Louise Mahler nga Daily Mail tha se Nicole dukej e tensionuar dhe se Keith shpesh shikonte diku tjetër, ndërsa ajo e ndiqte me sy.

Scott Taylor shtoi se paraqitja e tyre e fundit ishte më e ftohtë se ato të mëparshmet, duke vërejtur mungesën e emocioneve të vërteta dhe ndryshimin në shprehjet e fytyrës.

Sipas një burimi për Page Six, Kidman kishte përpjekur ta shpëtonte martesën, por përpjekjet nuk patën sukses. Ata jetojnë të ndarë që nga fillimi i verës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara