Kronikë e zezë

Goditet një rrjet i drogës, ka edhe të arrestuar

Sot do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media.

Published

on

Policia ka njoftuar se ka përfunduar me sukses një aksion të Anti-Drogës duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve. Po ashtu bëhet e ditur se ka edhe të arrestuar.

Me këtë rast është ftuar edhe një konferencë te jashtëzakonshme për të bërë të ditur detajet e këtij operacioni. Kjo konferencë do të mbahet në orën 14:00.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor. Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda një dite

Published

on

By

Në raportin e Policisë së Kosovës janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është shënuar në Gjilan, ku është arrestuar një burrë i cili dyshohet se në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shqetësuese një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Pejë, policia ka prangosur një person të dyshuar për dhunë në familje. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është lënë i lirë për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Jugut, një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër. Nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.

Sipas njoftimit zyrtar, ka qenë një dëshmitar ai i cili ka raportuar në polici se viktima nuk jepte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore së bashku me ekipin mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka nisur hetimet dhe po e trajton rastin si “Hetim mbi vdekjen” deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara