Lajmet

GLSP: 11 ministri dhe Zyra e kryeministrit funksionojnë me ushtrues detyre të Sekretarit

Ajo tha se nga 15 ministri sa ka Qeveria aktuale, vetëm katër prej tyre kanë sekretar me mandat të plotë.

Published

on

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”

Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive në GLPS, tha se situata me ushtrues detyre është bërë një fenomen i rregullt në administratën publike të Kosovës. Ajo tha se nga 15 ministri sa ka Qeveria aktuale, vetëm katër prej tyre kanë sekretar me mandat të plotë e 11 të tjera funksionojnë me ushtrues detyre. Ajo po ashtu theksoi se po ashtu edhe zyra e kryeministri nuk ka sekretar me mandat të plotë.

“Ne kemi parë që fenomeni i mos plotësimit i pozitave është bërë një rregull në administratën publike. Kjo situatë është shfrytëzua nga të gjitha qeveritë, nga viti 2020 është bërë një fenomen shqetësuese. Një numër i madh i pozitave të larat mbahen me ushtrues detyre në Kosovë dhe kjo. Kjo natyrisht e vë në pikëpyetje edhe zbatimin e ligjit për zyrtarët publik. Nga 15 ministri sa ka gjithsej Qeveria e Kosovës vetëm katër ministri kanë sekretar me mandat të plotë, të tjerat funksionojnë me ushtrues detyre. Edhe vetë zyra e kryeministri nuk ka sekretar me mandat të plotë. Ne kemi vërejtur fenomeni ne disa procedura të rekrutimit, është bërë një lloj fenomeni që edhe pse proceduarat janë në rregull personat nuk zgjedhën”, tha ajo.

Naser Shamolli, hulumtues i lartë në GLPS, i cili prezantoi këtë analizë, tha se ky fenomen është duke ndodhur për shkak të ndryshimeve të ligjeve. Sipas tij, kjo dukuri filloi të shprehte më shumë në vitin 2011, ai shtoi se duhet që të parandalohen menjëherë marrëdhëniet e punës për ushtrues detyre.

“Ky fenomen ka ndodhur që disa vite që është fenomen që ka prekur shtete fqinje dhe shtete e BE-së. Deri në vitin 2010 kemi pas një rregullore për shërbyes civil, që nuk ka qenë dukuri e shprehur. Kjo dukuri filloj të shprehët më shumë 2011 kur kanë ndodhur disa ndryshime të ligjeve. Problematikë ka qenë afati që ka qenë 3 mujorë. Kemi vetë deklarues që ka thënë se ka deri 7 vite që bënë ushtrues detyre. Elementi tjetër që është problematik është se këta ushtrues është dashur që të bëjnë zëvendësime. Në vitin 2010 shumica e sekretarëve kanë qenë me ushtrues detyre, por që atëherë ka qenë e ligjshme këto dispozita, më vonë kur është bërë këto dispozita përfundimisht erdhëm në përfundim që ligji për zyrtarë publik ta ndaloj mundësin që të rregullohen pozitat me ushtrues detyre. Sot kemi kaluar në procese të riorganizimit, sot kemi pozita të lira dhe kemi dukurin e ushtruesit të detyrës. Periudha e ushtruesit të detyrës është 6 muaj me mundësi zgjedhje. Problemi parë është afati, mendoj që është e pa mundshme të caktosh një afat të saktë që të zbatohet në fund. Zgjedhja që bëhet të ligji i ri është problematike. Disa rekomandime janë që të zbatohet ligji i zyrtarëve publikë, të ndërkrehet menjëherë marrëdhënia e punës e ushtruesve të detyrës”, tha ai.

Bislim Bislimi, zv.drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se kjo formë po e vështirëson punën. Ai tha se nuk e kupton faktin se pse zyrtarë e lartë nuk janë duke ndërmarr hapa.

“Unë kam vetëm dy muaj që jam zgjedhur në atë pozitë. Momentin e marrjes së detyrës, e kemi vërejt shumë mungesën e rekrutimeve. Me marrjen e kësaj detyre kemi marr disa proceduar që janë duke u zhvilluar që shpresoj që të kenë sukses. Kjo rritja e ushtruesve të detyrave, ka rritë barrën, vështirësinë. Te aspekti i shkaqeve pse kemi ardhur deri këtu, ato që u thanë janë të qëndrueshëm. Janë ndikuar edhe disa nivele me ndryshimin e ligjeve. Ka pasur këtu edhe pjesën e vetë të ndikimit edhe pozicionime ndryshe nga ajo që përcaktojnë ligjet në fuqi të vendimmarrësve. Unë nuk i mirëkuptoj fare as një titullar përkundër faktit që me vite kanë u.d e përsëri nuk kanë bërë as një hap tutje, ky është qartazi një problem i rëndë edhe këto raste nuk mund të justifikohen as nga ana ligjore. Jashtëzakonisht me rëndësi ky debat sot që mundësisht të ketë një ngritje të këtij problemi”, tha ai.

Mikaela Gronqvist, nga Zyra e BE në Kosovë, tha se për vite me radhë kanë qenë të shqetësuar sa i përket rritjes së numrit të ushtruesve të detyrës.

“Ne kemi mjaft njohuri dhe përcjellim reformat që ndërmarr qeveria sa i përket administratës publike. Për vite me radhë kemi qenë të shqetësuar me atë qe e kemi parë me rritej e numrit të ushtruesve të detyrës tek nivelet e larta si dhe të tjerat. Sa i përket ushtruesve të detyrës nuk është se është bërë shumë nga Qeveri për të përmirësuar këtë situatë. Nuk ka emërime të personave pas konkursit, kjo është shqetësuese dhe do të ketë një numër të madhe të u.d në administratën publike, kjo është në rregull në Kosovë. Nuk shohim që Qeveria ka bërë shumë për ta ndryshkur situatën, ata janë duke shërbyer dhe mund të zëvendësohen nga njëra ditë në tjetrën. Korniza ligjore nuk është zbazti edhe pse ka hyrë në fuqi në prill të viti 2019. Qeveria nuk ka përcjell ligjin për kandidatët që kanë dalë të suksesshëm pas procedurave të rekrutimit. Ne si BE i përcjellim këto më shumë vëmendje”, tha ajo.

lajme

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Vendi

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi priti në takim delegacionin e Institutit Yunus Emre në Kosovë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti në takim një delegacion nga Instituti Yunus Emre në Kosovë, të kryesuar nga drejtori Ramazan Yılmaz.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre në fushën e gjuhës, kulturës dhe arsimit, me fokus të veçantë në gjuhën turke, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Gjatë takimit, u theksua roli i Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, i cili synon të zgjerojë gamën e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në gjuhë të ndryshme për studentët dhe qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Institutin Yunus Emre pritet të kontribuojë në avancimin e ofertës për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Palët shqyrtuan mundësinë e organizimit të kurseve të gjuhës turke, punëtorive tematike, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do t’u mundësonin studentëve të njihen më nga afër me gjuhën, traditën dhe kulturën turke.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në pasurimin e ofertës akademike dhe ndërkombëtare të UBT-së, duke krijuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi me institucione partnere nga Turqia.

Continue Reading

Lajmet

PZAP refuzon ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin për ankim në Gjykatën Supreme

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se do të presë përfundimin e të gjitha procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesat e paraqitura nga kandidatët për deputetë, Bekim Haxhiu nga PDK-ja dhe Qëndrim Kryeziu nga LDK-ja, të cilët kishin kërkuar rinumërim të votave.

Sipas vendimit të PZAP-it, ankesat janë vlerësuar si të pabazuara dhe nuk është urdhëruar rinumërim shtesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se institucioni është njoftuar me vendimet, por ka theksuar se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda afatit ligjor prej 48 orësh.

Sipas KQZ-së, vetëm pas plotfuqishmërisë së vendimeve do të vlerësohet nëse ekzistojnë obligime konkrete për zbatim nga ana e institucionit. Nëse nuk do të ketë vendime të tjera që ndikojnë në proces, atëherë KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Bekim Haxhiu kishte kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, duke argumentuar se gjatë rinumërimeve të deritanishme janë evidentuar mospërputhje në numërim dhe se diferencat e ngushta mes kandidatëve mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare. Megjithatë, PZAP nuk e ka mbështetur këtë kërkesë. /A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara