Lajmet

Gjykata ruse e dënon ish-gazetarin me 22 vjet burg për tradhti

Mbrojtja ka dhjetë ditë për të apeluar vendimin, pasiqë ai ende nuk ka hyrë në fuqi.

Published

on

Gjykata e qytetit të Moskës dënoi të hënën Ivan Safronov, një ish-gazetar dhe këshilltar të kreut të agjencisë ruse hapësinore Roscosmos me 22 vjet burg, sipas një korrespondenti të RIA Novosti nga salla e gjyqit.

Përveç kësaj, ai u dënua me dy vjet kufizim lirie pas lirimit të tij dhe një gjobë prej 500 mijë rubla.

Mbrojtja ka dhjetë ditë për të apeluar vendimin, pasiqë ai ende nuk ka hyrë në fuqi./UBTNews/

Lajmet

​Gresa Bakraçi shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik

Published

on

Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e 3000 metrave në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Volos të Greqisë.

Bakraçi e përfundoi garën me kohën 9:17.80, rezultat që përveç medaljes së dytë më të çmuar, i siguroi asaj edhe vendosjen e një rekordi të ri shtetëror për Kosovën.

Ky është suksesi i dytë brenda vetëm 24 orëve për atleten nga Kosova, që përveç dy medaljeve ballkanike, ka thyer edhe dy rekorde kombëtare në këtë periudhë të shkurtër.

“E kam dashur shumë këtë sukses! Nuk kam ndalur së punuari çdo ditë për t’i arritur objektivat e mia. Sot, e them me zë të lartë se ia dola – ia dola ta nderoj shtetin tim me medalje dhe të dallohem si atletja më e suksesshme,” është shprehur Bakraçi pas garës emocionuese, duke falënderuar Zotin për arritjen e saj të jashtëzakonshme.

Ky sukses e forcon edhe më shumë pozitën e Gresa Bakraçit si një nga sportistet më të dalluara të Kosovës në atletikë, dhe një model frymëzimi për gjeneratat e reja.

Continue Reading

Aktualitet

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi i parë për dhunim seksual gjatë luftës. Të akuzuar janë Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dy këta ishin policë në Prishtinë.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk jnë përfshirë në këtë aktakuzë

Rasti i dhunimit seksual ka ndodhur në Kolovicë. E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë.

Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima.Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Gjykimi është zhvilluar në mungesë, në pamundësi që të njëjtit të arrestohen.

Deri më tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual. Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burg, në rastin tjetër Vukotiq është liruar, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet. Ndërkaq, ky është rasti i parë për gjykim në mungesë për këtë krim lufte.

Continue Reading

Aktualitet

​Vuçiq: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, ministri Staroviq foli pa kujdes

Published

on

Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pasi nuk do ta ndryshojnë politikën shtetërore, e cila sipas tij bazohet në parime.

“E shqyrtuam këtë tri vjet e gjysmë më parë kur po merrnim një vendim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, unë personalisht shkrova tekstin e tij. Ne do të vazhdojmë me politikën tonë parimore të një shteti të pavarur dhe sovran”, tha Vuçiq në Batajnicë.

Ai tha se ministri për Integrimin Evropian Nemanja Staroviq “sigurisht foli pa kujdes” kur dha një intervistë për agjencinë austriake APA ku përmendi Kosovën dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçiq u shpreh se i vinte keq që në skenën e brendshme ka shumë që hidhen më shpejt në mbrojtje të Rusisë sesa do të hidheshin ndonjëherë në mbrojtje të Serbisë.

Sipas raporteve të medias, Staroviq tha se Serbia është gati për kompromise shumë të mëdha në lidhje me Kosovën dhe se do të merr pjesë plotësisht në sanksionet kundër Rusisë kur anëtarësimi në Bashkimin Evropian të jetë në horizont.

Ai u sulmua shpejt nga Lëvizja Socialiste, e udhëhequr nga Aleksandar Vulin, i cili tha se Staroviq “duhej të udhëhiqte politika shtetërore.”

Continue Reading

Lajmet

Një nga pionierët e bitcoin shiti 80 000 BTC për 9 miliardë dollarë

Published

on

Një investitor i hershëm i Bitcoin shiti 80 mijë BTC përmes Galaxy Digital, në atë që kompania e aseteve digjitale e përshkroi si një nga transaksionet më të mëdha nominale në historinë e kriptomonedhave, megjithëse detajet e datës dhe çmimit të ekzekutimit nuk u zbuluan.

Njoftimi i shitjes nga Galaxy Digital u shfaq për herë të parë në PR Newswire të premten vonë, i ndjekur nga një njoftim në blogun zyrtar të kompanisë.

Galaxy Digital konfirmuan vërtetësinë e njoftimit për shtyp, por nuk e zbuloi identitetin e klientit, duke thënë se “transaksioni ishte pjesë e strategjisë më të gjerë të planifikimit të pasurisë së investitorit”. Njoftimi erdhi në një ditë me paqëndrueshmëri të shtuar për Bitcoin, me çmimin që ra për pak kohë nën 115 mijë dollarë të premten, sipas Cointelegraph.

Të dhënat e Lookonchain tregojnë disa transaksione të mëdha nga Galaxy Digital gjatë ditës, duke arritur në total gati 30 mijë BTC, me shumicën e fondeve të dërguara direkt në bursa.

Këto transaksione ishin të lidhura me një investitor në Bitcoin i cili zhvendosi 80.009 BTC nga një portofol joaktiv në fillim të këtij muaji – monedha që më vonë u transferuan në Galaxy, sipas të dhënave të Lookonchain nga 16-17 korriku.

Jason Williams, një analist dhe autor i Bitcoin Hard Money, vuri në dukje se e gjithë shitja tashmë është “absorbuar plotësisht nga tregu”, duke sugjeruar se çmimet janë gati të rriten ndjeshëm.

“80.000 BTC, me vlerë mbi 9 miliardë dollarë, janë shitur në librat e porosive në tregun e hapur, dhe bitcoin mezi ka lëvizur,” shkroi Joe Consorti, kreu i rritjes në Theya, një kompani infrastrukture kujdestarie për Bitcoin.

Bitcoin është rritur këtë vit, duke arritur së fundmi një rekord të ri historik mbi 123.000 dollarë.

Continue Reading

Të kërkuara