Lajmet

​PDK kritikon Kurtin se po e ‘blen’ paqen duke shpërndarë lëmoshë për qytetarët

Mustafa u shpreh se qytetarët kanë nevojë për siguri ekonomike dhe ndihmat e tilla simbolike nuk mjaftojnë.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka quajtur lëmoshë për qytetarët Pakon e qeverisë për përballje me inflacionin të prezantuar të shtunën nga kryeministri Albin Kurti.

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa ka kritikuar Qeverinë Kurti për marrjen e masave ekonomike të planifikuara përmes pakos për përballje me inflacionin, në përpjekje siç thekson ai për t’i shuar pakënaqësitë e qytetarëve, që po përballen më krizën e rëndë ekonomike dhe energjetike.

“Pas disa muajve shumë të rëndë të ballafaqimit me rritjen e çmimeve dhe me krizë energjetike, Qeveria e Kosovës u kujtua që më në fund të merret me rrethanat e krijuara, duke prezantuar një pako të masave ekonomike, përmes zotimit të shumës prej 150 milionë eurove për subvencionim të disa kategorive shoqërore. Këto masa ndonëse të mirëseardhura, janë të pamjaftueshme dhe nuk zgjidhin asnjë problem real. Dhe është krejt e natyrshme që diçka e tillë nuk mund të pritet nga një qeveri, e cila operon me logjikë të impulseve e jo me plan të mirëfilltë zhvillimor”, tha Mustafa.

Koordinatori Mustafa tha se kjo pako ka për synim blerjen e paqes sociale, pas krizës së krijuar nga Qeveria me sjelljen ndaj punonjësve të sektorit publik.

“Kjo pako ekonomike në radhë të parë ka për synim ‘blerjen’ e paqes sociale pas krizës së shkaktuar nga sjellja e qeverisë ndaj punonjësve të sektorit publikë, si dhe frustrimeve dhe depresionit të vazhdueshëm që po shkakton pa aftësia e saj për të adresuar problemet që kanë kapluar vendin. Me politika të tilla, Qeveria po dëshmon se bllokimin e investimeve kapitale e ka bërë për t’i grumbulluar depozitat në mënyrë që sa herë që të ketë një krizë besimi të qytetarëve ndaj qeverisë apo kur partia në pushtet nuk i ka punët mirë në terren, të hapë kuletën e shtetit dhe të shpërndajë lëmoshë për qytetarët në mënyrë që ta zbusë mllefin e tyre”, theksoi Mustafa.

Mustafa u shpreh se qytetarët kanë nevojë për siguri ekonomike dhe ndihmat e tilla simbolike nuk mjaftojnë për t’u përballur me shtrenjtimin e kostos së jetesës.

Koordinatori Mustafa duke akuzuar Qeverinë për mungesë vizioni dhe transparence, tregoi se Ministria e Financave po vazhdon të mos i shfrytëzojë instrumentet e akcizës dhe TVSH-së për zbutjen e rritjes së çmimeve.

Sipas Mustafës, sa i përket tregut të punës, skemat e punësimit janë të paefektshme dhe po shoqërohen me mungesë transparence për sa i përket numrit të përfituesve.

Ai tha se PDK vazhdimisht i ka bërë thirrje qeverisë për hartimin e masave të vërteta ekonomike e fiskale për t’i evituar sfidat me të cilat sot po përballen qytetarët, por ajo ka dështuar të sigurojë mirëqenie e zhvillim ekonomik.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara