Kronikë e zezë

Gjykata e ridënon kryetarin e Klinës për punësimin e vajzës së tij

Ai u shpall fajtor për veprën penale “konflikt interesi”.

Published

on

Gjykata e Pejës e ka dënuar Zenun Elezaj me gjobë prej 4000 eurosh për shkak se ka ndikuar që vajza e tij të punësohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në vitin 2018.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

“Me datë 20.02.201, si person zyrtar në cilësinë e kryetarit të Komunës së Klinës e ka ditur se vajza e tij ka për të aplikuar në pozitën mjeke e praksës së përgjithshme në QKMF, ka marrë pjesë personalisht në çështjen zyrtare – administrative duke marrë vendim me të cilin ka formuar komisionin për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës bazuar në konkursin e publikuar me datë 02.02.2018, për pozitën “Mjek i praksës së përgjithshme (një ekzekutues)”, në atë mënyrë që komisioni në fjalë, e ka përzgjedhë vajzën e të pandehurit si më të suksesshmen duke e punësuar të njëjtën si mjeke të praksës së përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, thotë gjykata.

I pandehuri u obliguan që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguaj shumën prej 100 euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Gjykata ka vlerësuar propozimin e prokurorisë për shqiptimin e dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve. Prandaj gjykata, bazuar në veprën penale që i vihet në barrë dhe dënimin e shqiptuar të pandehurit, faktin se vajza e tij tanimë nuk punon në atë pozitë dhe nuk ka arsye se mund të pritet përsëritja e veprës, nuk ka shqiptuar dënimin plotësues të propozuar.

Elezaj ishte dënuar në vitin 2020, por rasti u kthye në rigjykim për shkak të ankesës në Apel.

Lajmet

Arrestohet 62-vjeçari në Prizren, dyshohet për vjedhjen e qengjave

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një 62-vjeçar në Prizren, i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas vjedhjes së disa qengjave në fshatin Piranë.

Sipas policisë, i dyshuari D.T. nga fshati Serbicë e Poshtme dyshohet se më 14 qershor ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1 mijë euro, të cilët më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.

Pas identifikimit dhe lokalizimit të tij më 23 qershor, me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.

Në vazhdim të hetimeve, më 24 qershor, policia ka gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, bagëtitë e sekuestruara i janë kthyer pronarit.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast. /A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të ndryshme të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit, të cilat kanë rezultuar me arrestime dhe shoqërime në polici.

Rasti i parë është raportuar në Kamenicë, ku një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht një grua. Sipas policisë, i dyshuari e ka shqetësuar viktimën përmes telefonatave të njëpasnjëshme dhe duke e përcjellë nëpër vendet që ajo frekuentonte. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje.

Një tjetër rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 11:50, ku një burrë është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për dhunë në familje ndaj një gruaje. Pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që ata të lirohen, ndërsa rasti ka kaluar për hetim në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Vushtrri, rreth orës 18:30, një fjalosje mes dy burrave ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të rendit. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit e përfshirë në konflikt, ku pas konsultimit me prokurorin, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës dhe Pejës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar katër raste të dhunës në familje, të cilat janë regjistruar në rajonin e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Në njërin prej rasteve në Prishtinë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë në kryeqytet, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar një grua. Rasti është denoncuar nga vetë viktima, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar tjetër, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit është regjistruar në Pejë, ku i dyshuari, përveç se ka ushtruar dhunë në familje, ka kanosur viktimën (grua) si dhe ka dëmtuar një derë dhe një dritare të shtëpisë së saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një i vdekur nga një aksident komunikacioni në Vranidoll të Prishtinës

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Kosova Press.

Sipas njoftimit, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra nga përplasja, një person ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.

Policia ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal. /Kosova Press/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara