Kronikë e zezë

Gjykata dënon ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë dhe katër zyrtarë tjerë policor për rrahjen e një të arrestuari

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan, ka shpall aktgjykim dënues ndaj ish-komandantit të stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjoka dhe katër zyrtarëve tjerë policor, për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizime publike”. Gjykata ka vërtetuar se të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dëmtuarit M.R., edhe pse ishte me duar të lidhura.

Siç njofton gjykata, transmeton Gazeta Express, trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim me burgim për të akuzuarin Kristë Gjoka, në kohëzgjatje prej 120 ditë, ndërsa, me pëlqimin e të akuzuarit dënimi i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 2.000 Euro.

“Të akuzuarit G. B. dhe A. I. janë dënuar me nga 90 ditë burgim, me pëlqimin e të akuzuarve, Gjykata ka zëvendësuar dënimin me burgim në dënim me gjobë në shumën prej 1.000 Euro. I akuzuari M. U. është gjykuar me 150 ditë burgim, i cili dënim është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 1.500 Euro, ndërsa i akuzuari Sh. L. i është shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 90 ditë, i cili është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 700 Euro”, njofton tutje gjykata.

Njoftimi i plotë i gjykatës:

I akuzuari K. Gj., duke qenë në pozitën e Komandantit në Stacionin Policor në Gjakovë, me datë 14.11.2018, rreth orës 02:55 minuta, në objektin e Stacionit Policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar tani të dëmtuarin M. R. nga Prishtina, në atë që mënyrë që derisa i njëjti ishte i arrestuar dhe prangosur, për shkak të dyshimit se kishte kryer vepra penale (raporti policor: 2018 – EA – 1248 dhe 2018 – HRGJ – 60), e godet me grushte në dorë dhe fytyrë, me ç’rast e rrëzon në dysheme.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizime publike”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit G. B., A. I. dhe M. U. , gjatë detyrës zyrtare, si zyrtarë policor, kanë keqtrajtuar tani të dëmtuarin M. R., në atë mënyrë që përderisa i njëjti ishte arrestuar dhe i prangosur për shkak të dyshimit se kishte kryer vepra penale, me qëllim që të nxjerrin informacione, të dëmtuarin godasin me duar dhe këmbë në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizime publike”, vepër e sanksionuar me KPRK.

I akuzuari Sh. L. duke qenë në pozitën e përgjegjësitë për Qendrën e Ndalimit në Stacionin Policor në Gjakovë, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, në atë mënyrë që rreth orës 04:24 minuta u ka mundësuar të akuzuarve M. U., G. B. dhe A. I. të futen në qelinë ku ndodhej i dëmtuari M. R., ku të njëjtit e keqtrajtojnë, duke e sulmuar fizikisht.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim me burgim për të akuzuarin K. GJ. në kohëzgjatje prej 120 ditë, me pëlqimin e të akuzuarit dënimi i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 2.000 Euro.

Të akuzuarit G. B. dhe A. I. janë dënuar me nga 90 ditë burgim, me pëlqimin e të akuzuarve, Gjykata ka zëvendësuar dënimin me burgim në dënim me gjobë në shumën prej 1.000 Euro.

I akuzuari M. U. është gjykuar me 150 ditë burgim, i cili dënim është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 1.500 Euro, ndërsa i akuzuari Sh. L. i është shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 90 ditë, i cili është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 700 Euro.

Ndërkohë i akuzuari B. P. është liruar nga akuza për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.  

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara