

Shëndeti
Gjethet e dafinës, kurat natyrale kundër refluksit dhe gripit
Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të gjetheve të thata të dafinës.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiGjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera.
Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të gjetheve të thata të dafinës
Zgjidhje për refluksin ose urthin:
Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem. Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve. Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer. Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni një centimetër xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 300 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit. Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë derisa të rregulloni organizmin.
Gjethet e dafinës për shëndetin e zemrës:
Ata që vuajnë nga problemet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë. Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni për 4 javë.
Infeksionet dhe të ftohurat:
Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit. Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta. Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat. Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës. Nëse vuani nga tështimat e përsëritura, zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.
Në ndihmë të gjumit:
Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekullira.
Problemet me veshkat:
Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij. Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë edhe formimin e gurëve./AgroWeb
You may like

Bajamet përmbajnë disa lëndë ushqyese që trupi juaj i tret. Trupi nuk i absorbon rreth 10-15% të kalorive që gjenden në bajame. Përveç kësaj, disa prova thonë se bajamet mund të nxisin metabolizmin tuaj.
Falë përbërësve që përmbajnë për ngopjen, bajamet janë një ushqim i mrekullueshëm për të humbur peshë. Këtë e mbështesin disa hulumtime.
Në një studim, një dietë me 84 gramë bajame është për 62% më efektive në krahasim me një dietë me karbohidrate.
Një studim tjetër në 100 femra mbipeshë zbuloi se ata që konsumonin bajame humbën më shumë peshë sesa ato në një dietë pa bajame.
Ata gjithashtu treguan përmirësime në perimetrin e belit dhe shënjuesit e tjerë të shëndetit.
Pavarësisht se përmbajnë shumë yndyrë, bajamet patjetër që janë një ushqim i lehtë për humbje peshe.

Djathi është i pasur me yndyrna e kjo mund t’a bëjë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.
Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale. Këshillohet për paradiabetikët që kanë nivel të ulët yndyrnash në trup.
Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.
Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve, ndihmon në stabilizimin e nivelit të insulinës. Megjithëse rekomandohet konsumimi i djathrave me pak yndyrë në këtë rast nuk ka rëndësi lloji i tij.
Zgjidhni djathin që preferoni e do përfitoni vlerat minerale që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit, personat që konsumuan sasi të vogël djathi çdo ditë patën rrisk më të vogël përsa i’u përket sëmundjeve të zemrës.
Të dhënat për këtë studim që u morën për një periudhë 10 vjeçare treguan për rëndësinë e këtij ushqimi.
Sa duhet të konsumoni?
Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por tregohuni të kujdesshëm ta konsumoni të freskët, djathi është i pasur në probiotikë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Çelësi për një jetesë të shëndetshme është ngrënia e e pastër.
Edhe në rastin e kosumimit të djathit mund të zgjidhni ta hani si çdo ushqim tjetër të kombinuar me shumë perime. /UBT News/
Shëndeti
5 ushqime që i hani çdo ditë, por ndikojnë në energjinë tënde
Published
3 days agoon
March 3, 2025
Shpesh ushqimet që mendojmë se janë të padëmshme apo të shëndetshme, mund të na japin më tepër lodhje sesa energji. Zgjedhjet e përditshme të ushqimit ndikojnë direkt në nivelin e energjisë dhe ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies.
Ja pesë ushqime që ndoshta i konsumon çdo ditë, por që në fakt të ulin energjinë:
Bukë e bardhë: Edhe pse mund të duket si zgjedhje e shpejtë dhe praktike, ajo është e pasur me karbohidrate të përpunuara që çojnë në rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, pasuar nga një rënie e shpejtë. Kjo rënie të lë të lodhur dhe pa energji gjatë ditës.
Sheqeri i fshehur në pijet e ëmbla: Lëngjet e frutave të përpunuara, pijet me gaz e çaji i ëmbëlsuar përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Konsumimi shkakton rritje të përkohshme të energjisë, por ajo bie shpejt, duke lënë ndjenjën e lodhjes dhe plogështisë.
Drithërat e përpunuara: Shumë drithëra që shiten si “të shëndetshme” përmbajnë sasi të larta sheqeri e janë të varfra në fibra. Ato rrisin nivelin e sheqerit në gjak, por nuk ofrojnë ndjenjën e ngopjes apo energji të qëndrueshme, duke shkaktuar lodhje pas një kohe të shkurtër.
Kosi me fruta: Edhe pse kosi në vetvete është burim i mirë i proteinave dhe probiotikëve, versionet e gatshme me fruta të përpunuara përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Kjo ndikon në energjinë gjatë ditës, duke shkaktuar rritje dhe rënie të shpejtë të energjisë.
Patatet e skuqura dhe snacks-et e kripura: Patatet e skuqura dhe snacks-et tjera të kripura që mund t’i konsumoni për një darkë të shpejtë përmbajnë yndyra të përpunuara dhe karbohidrate që ngadalësojnë tretjen dhe krijojnë ndjesinë e lodhjes pas konsumimit. Ato ofrojnë pak vlera ushqyese dhe kanë një efekt të shpejtë negativ në nivelet e energjisë. /UBT News/
Shëndeti
Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve
Published
4 days agoon
March 3, 2025
Ushqimi i pasur me fibra ofron shumë dobi për organizmin. Nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit.
Shkencëtarët kanë përcjellë 630 persona për 15 vite, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet.
Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).
Efekti më i rëndësishëm pozitiv i fibrave është vënë re te të anketuarit më të vjetër se 65 vjeç, është dëshmuar që çdo shujtë shtesë e pasur me fibra zvogëlon rrezikun nga humbja e dhëmbëve për 30 për qind.
Bananet, mollët dhe kumbullat e thata
Dobitë e fibrave për dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve nuk janë konfirmuar te të anketuarit e rinj. Kur për së afërmi kanë analizuar ushqimet, që i kanë konsumuar të anketuarit, kanë përfunduar që në mënyrë mbrojtëse veprojnë bananet, mollët dhe kumbullat e thata.
Ekspertët nuk janë të sigurt sa fibra reduktojnë rrezikun nga sëmundja e mishit të dhëmbëve, veçanërisht të pemëve, por kanë ofruar disa mundësi: ushqimet e pasura me fibra kërkojnë shumë më shumë përtypje se ushqimi tjetër, çka mund të rrisë krijimin e pështymës dhe kështu të largojë bakteret e dëmshme nga goja.
Fibrat e mbajnë sheqerin në kontrolle dhe ulin tensionin, sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartë janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Rrisni konsumimin e ushqimit të pasur me fibra, por vizitoni stomatologun e pastroni dhëmbët me furçë dy herë në ditë. /UBT News/

RUMANI – Gjashtë të arrestuar me dyshimin për grusht shteti dhe lidhje me Rusinë

Eksodi i marsit të vitit ’91 drejt Italisë fqinje

KQZ nuk miraton rekomandimin që të numërohen 177 kuti të votimit përmes postës

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës në 64 shtete

Dodik takohet me Vuçiqin në Beograd, i akuzuar se Sarajeva dëshiron të shfuqizojë RS me ndihmën e BE-së

Barcelona ofron kontratë 3-vjeçare për De Jong

Suedia do të dërgojë tetë avionë luftarakë në forcat ajrore të NATO-s në Poloni

Rumania arreston 6 të dyshuar për planifikimin e një grusht shteti, punuan me Rusinë

“Pse merremi me historinë shqiptare?” – Historiani botëror Oliver Jens Schmitt sjell përgjigjet në UBT
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt