Lajmet

Gjermania – Serbisë: Vepro për barrikadat

“Kjo është shumë më shumë sesa pa përgjegjësi”, tha ajo.

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, është treguar e drejtpërdrejtë me Serbinë, karshi situatën së krijuar nga serbët në Kosovë, të cilët kanë vendosur barrikada në dy rrugë nacionale.

“Qeveria kosovare ka bërë një veprim ekstra duke shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lokale , që të marrë situatën nën kontroll dhe kjo pikë së pari  për të ofruar sigurinë e njerëzve në terren. Nga ana tjetër kjo situatë prej palës serbe është nxehur edhe më shumë, kjo është shumë më shumë sesa pa përgjegjësi”, tha kryediplomatja gjermane në nisje të takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së që po mbahet në Bruksel, njofton Klankosova.tv.

“Prandaj unë kam një apel urgjent ndaj Serbisë që të bëjë krejt çka ka në dorë që t’i mbrojë njerëzit në rajon. Në politikë bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve pra, popullit, prandaj kjo është përgjegjësi e qeverisë serbe”, shtoi Baerbock.

Lajmet

BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për sigurinë dhe integritetin financiar

Published

on

By

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në përputhje me mandatin dhe kompetencat përkatëse të përcaktuara me ligj.

Memorandumi synon të forcojë koordinimin institucional dhe përcakton kornizën për shkëmbimin e informatave të nevojshme dhe relevante, në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar, me qëllim të përmbushjes efektive të mandateve kushtetuese dhe ligjore të të dy institucioneve.

Ky hap përbën një dëshmi të angazhimit të përbashkët për forcimin e sigurisë, transparencës dhe qëndrueshmërisë së institucioneve të vendit, në përputhje me standardet më të avancuara të bashkëpunimit institucional.

Continue Reading

Lajmet

Kurti e Rama përplasen për buxhetin dhe projektet në Prishtinë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë shkëmbyer deklarata të mprehta gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për një çerdhe në lagjen Bardhosh të Prishtinës, duke nxjerrë në pah mospajtimet mes nivelit lokal dhe atij qendror për sa i përket bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve në kryeqytet.

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, përdori rastin për të kërkuar publikisht zhbllokimin e buxhetit të Komunës nga Qeveria, duke përmendur projekte të mëdha infrastrukturore që, sipas tij, kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror edhe kryeqytetit. Kemi një numër të madh projektesh, përfshirë unazën e kryeqytetit me vlerë prej 206 milionë eurosh, që mund të shtyhen përpara nëse zhbllokohet buxheti. Kërkoj nga kryeministri që të takohemi dhe të punojmë bashkë për të mirën e qytetarëve”, tha Rama, duke shtuar se gjatë katër viteve të mandatit nuk ka pasur asnjë takim me Kurtin për këto çështje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu kundërpërgjigj duke kundërshtuar gjuhën që Rama përdori për të cilësuar projektin e çerdhes si “minore” dhe duke aluduar në fundin e mandatit të tij pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është projekt i vogël. Duhet të kemi seriozitet për çdo investim në arsim. Kryetarin Rama e kam takuar disa herë në zyrën time, dhe vetëm për fushën e arsimit në kryeqytet janë investuar mbi 12 milionë euro. Projektet madhore kërkojnë planifikim shumëvjeçar dhe këtë duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. Kryetari Rama, pas vjeshtës, duhet të gjejë një punë tjetër”, u shpreh Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Radoiçiq dhe grupi i tij të dorëzohen Kosovës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur kërkesën për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe 42 personave të tjerë të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, të ndodhur në shtator të vitit 2023. Ai tha se tashmë është e qartë se bëhet fjalë për një grup të organizuar terrorist, të dirigjuar nga autoritetet në Serbi.

Në një deklaratë publike, Kurti kujtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës të marrë në fund të qershorit të vitit 2023, kur “Mbrojtja Civile” dhe “Brigadat Veriore” u shpallën organizata terroriste. Ai vlerësoi se ky vendim ka qenë i drejtë, pavarësisht kritikave të shumta në atë kohë.

“Saktësisht para dy vjetësh, në fund të qershorit të vitit 2023, në mbledhje të qeverisë, të ashtuquajturën ‘Mbrojtje civile’ dhe ‘Brigadë veriore’ i kemi shpallur organizata terroriste. Kritikat ndaj këtij vendimi kanë qenë të shumta, por u pa se kemi pasur të drejtë. Në sulmin e Banjskës u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Kërkojmë dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe 42 paramilitarëve që morën pjesë në atë sulm,” deklaroi Kurti.

Ai theksoi se lidhjet e këtij grupi me qeverinë e Serbisë janë bërë edhe më të dukshme, pasi disa nga individët e përfshirë janë parë në afërsi të presidentit serb.

“Të njëjtit janë tashmë edhe më afër se mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë. Kjo tregon se ky grup është i dirigjuar dhe i financuar nga Beogradi. Janë persona të trajnuar në Serbi, që kanë marrë urdhra dhe kanë ndërmarrë sulme në territorin e Kosovës. Prandaj, dorëzimi i tyre është i domosdoshëm,” u shpreh kryeministri në detyrë.

Sipas Kurtit, ky zhvillim flet jo vetëm për rrezikshmërinë e grupit në fjalë, por edhe për përfshirjen direkte të autoriteteve serbe, gjë që, sipas tij, përforcon qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj sulmeve të organizuara në veri të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Me bojkot nuk shkohet përpara, le të vendosë vota e fshehtë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm për konsultime dhe kompromise me qëllim tejkalimin e bllokadës institucionale dhe konstituimin e Kuvendit, por ka kritikuar opozitën për refuzimin e votimit të fshehtë si një mënyrë për të zgjidhur situatën. Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e hapur për zgjidhje dhe ka ofruar dy propozime konkrete për të ecur përpara.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për takime, për konsultime konstruktive, për bashkëpunim në mirëbesim dhe gjithashtu për konsensus dhe kompromise. Kam ofruar dy kompromise: i pari është ai që t’i delegojnë përfaqësuesit partitë politike dhe me atë rast nëse nuk e duan votimin e fshehtë, ta rrëzojmë atë komision me votë, sepse pa votë nuk rrëzohet, me bojkot nuk shkohet përpara… Le ta provojmë votimin e fshehtë: o fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër,” u shpreh Kurti.

Ai ka theksuar se nuk e kupton kundërshtimin e opozitës ndaj votimit të fshehtë, duke rikujtuar se edhe zgjedhjet e 9 shkurtit, nga të cilat VV doli fituese, janë mbajtur përmes një procesi të tillë.

“Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë e partive opozitare kundër votimit të fshehtë, kur dihet që më 9 shkurt qytetarët e Kosovës kanë votuar me votë të fshehtë, të lirë e demokratike dhe e kanë bërë VV-në fituese. Ne i kemi 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 – pra PDK plus LDK nuk bëjnë sa VV-ja. Ky është fakt i jetës, fakt demokratik me të cilin duhet të pajtohemi,” ka shtuar Kurti.

Continue Reading

Të kërkuara