Lajmet

Protestat antiqeveritare, Irani kryen ekzekutimin e dytë

Majid Reza Rahnavard u var në qytetin e Mashhadit.

Publikuar

Irani ka kryer ekzekutimin e dytë të lidhur me protestat antiqeveritare në mbarë vendin që nisën nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.

Një burrë me emrin Majid Reza Rahnavard u var në qytetin e Mashhadit, sipas gjyqësorit të vendit.

Ai u dënua për, sipas gjyqësorit, therjen dhe vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë Basij.

Kujtojmë se fillimi i trazirave ishte në Teheran — ku edhe vdiq Amini, e cila ishte duke u mbajtur në paraburgim nga policia morale e vendit — janë përhapur në rreth 160 qytete të Iranit, dhe kanë shkaktuar reagim në nivel global./UBTNews/

Lajmet

Rriten çmimet e naftës, ndikuan dy faktorë

Rënia e stoqeve komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA dhe tensionet në Lindjen e Mesme ishin faktorë kontribues në mbështetje të rritjes së çmimeve.

Publikuar

nga

Çmimet e naftës u rritën të enjten. Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u tregtua me 88,21 dollarë për fuçi në orën 09:32 të mëngjesit me orën lokale (0632 GMT), një rritje prej 0,21% nga çmimi i mbylljes prej 88,02 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej me 82,95 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, një rritje prej 0,17% nga seanca e mëparshme që u mbyll me 82,81 dollarë për fuçi.

Rënia e stoqeve komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA, konsumatori më i madh në botë i naftës, dhe tensionet në Lindjen e Mesme ishin faktorë kontribues në mbështetje të rritjes së çmimeve./AA

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ukraina pranon raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash nga ShBA-ja

Zëdhënësi i DASH-it njoftoi se këto raketa u dërguan me vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

Publikuar

nga

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi vonë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjata veprimi, të njohura si ATACMS.

Zëdhënësi i DASH-it njoftoi se këto raketa u dërguan me vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

ATACMS, mund të godasin cakun në largësi të mëdha – deri në 300 kilometra larg – krahasuar me raketat me rreze veprimi prej 165 kilometrash që SHBA-ja ia dha Ukrainës në tetor.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan theksoi më tutje se Ukraina është zotuar se do t’i përdorë këto armë vetëm brenda Ukrainës, dhe jo në Rusi.

Ndërkohë, presidenti amerikan Biden e nënshkroi dje pakon me ndihmë ushtarake për Ukrainën, pasi ajo u miratua nga Kongresi amerikan pas shumë vonesave.

Sipas zyrtarëve amerikanë, pjesa e parë e ndihmës për Ukrainën – që ka vlerë të përgjithshme prej 61 miliardë dollarësh.

Aty përfshihen armë të mbrojtjes ajrore, municione për artileri, autoblinda dhe armë të tjera që do t’iu dërgohen forcave ukrainase, të cilat po përballen me pushtimin që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Polonia është e gatshme të kthejë në Kiev ukrainasit që të shërbejnë në ushtri

Kështu bëri të ditur ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

Publikuar

nga

Polonia e gatshme të ndihmojë Kievin, duke kthyer në Ukrainë burrat ukrainas që të plotësojnë kriterin e moshës për shërbim ushtarak, që të ndihmojnë shtetin e tyre në luftën kundër Rusisë, bëri të ditur minsitri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

Ndërsa qeveria ukrainase njoftoi më 24 prill për rregullat e reja, ku sipas tël cilave pasaporta për burrat që plotësojnë moshën për shërbimin ushtarak mund të lëshohen vetëm brenda vendit e jo në misionet e huaja diplomatike.

Burrat nga mosha 18 deri 59 vjeç që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund tl rinovojnë pasaportat të cilave u ka skaduar tashmë afati për marrjen e pasaportave të reja.

Polonia edhe më herët ka sugjeruar se do të ndihmonte shtetin ukrainas, në mënyrë që ata persona që janë subjekt i shërbimit ushtarak të kthehen në shtetin e tyre dhe të kryejnë obligimin, tha Kosiniak-Kamysz.

Gjithashtu Polonia ju ka ofruar status të mbrojtjes së përkohshme 950.000 ukrainase.

Polonia renditet nga Evropa e dyta, si shteti që ka strehuar më së shumti ukrainas, pas Gjermanisë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sot pritet të mbahet takimi i ri në Bruksel për çështjen e dinarit serb në Kosovë

Ky do të jetë takimi i pestë me rradhë mes mes kryenegociatorëve të dy vendeve për çështjen e dinarit serb.

Publikuar

nga

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë do të mbajnë një takim të ri sot në dialogun për normalizimin e marrëdhenëieve, për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përketë valutës dinar nga Serbia në Kosovë.

Ky do të jetë takimi i pestë me rradhë mes kryenegociatorëve të dy vendeve për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Me rregulloren e re të BQK-s, euroja është caktuar si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme që nga 1 shkurti i këtij viti.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Nga ana tjetër Qeveria e Kosovës ka këmbëngulur, është një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik./REL/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara