Lajmet

​Gjermania paralajmëron sulmin rus ndaj NATO-s brenda “5-8 vjetësh”

Vërejtjet nga Pistorius përkojnë me paralajmërimet e ministrit suedez të Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin, i cili tha se “lufta mund të vijë në Suedi”.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius të premten paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s “brenda 5-8 vjetësh”.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë … kështu që duhet të marrim parasysh se Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë”, tha Pistorius në një intervistë për gazetën me seli në Berlin, Der Tagesspiegel.

Ndërsa një sulm rus nuk ka të ngjarë “për momentin”, ministri shtoi: “Ekspertët tanë presin një periudhë prej pesë deri në tetë vjet në të cilën kjo mund të jetë e mundur”.

Vërejtjet nga Pistorius përkojnë me paralajmërimet e ministrit suedez të Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin, i cili tha se “lufta mund të vijë në Suedi”.

Pistorius tha për Der Tagesspiegel se paralajmërimet suedeze ishin “të kuptueshme nga një perspektivë skandinave”, duke shtuar se Suedia u përball me “një situatë edhe më serioze”, duke pasur parasysh afërsinë e saj me Rusinë.

Suedia gjithashtu nuk është ende anëtare e aleancës së NATO-s, në pritje të miratimit nga Turqia dhe Hungaria.

“Por ne gjithashtu duhet të mësojmë të jetojmë përsëri me rrezik dhe të përgatitemi – ushtarakisht, shoqërisht dhe në aspektin e mbrojtjes civile”, theksoi Pistorius.

Të martën, e përditshmja gjermane Bild raportoi se qeveria gjermane po përgatit një plan sekret për agresion të mundshëm rus ndaj NATO-s, duke thënë më tej se Ministria e Mbrojtjes po përgatitet për një luftë të mundshme gjithëpërfshirëse evropiane në të ardhmen e afërt.

Sipas Bild, i cili ka parë planet, “skenari i stërvitjes” i skicuar nga qeveria gjermane parashikon një grumbullim të ardhshëm të trupave ruse në Bjellorusi dhe enklavën Kaliningrad, territori më perëndimor i Rusisë, duke ushtruar presion mbi kufirin e Polonisë.

Në përgjigje të këtij kërcënimi në rritje, plani parashikon që NATO do të vendosë trupat e saj në Evropën Lindore, duke rritur tensionet në rajon./AA

Lajmet

Gjashtë raste te dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, me raste të regjistruara në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Rahovec.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ndaj shumicës së viktimave është ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kanosje.

Në Prishtinë janë raportuar tre raste të ndryshme. Në dy prej tyre, të dyshuarit kanë ushtruar dhunë fizike dhe sulm ndaj viktimave femra, ndërsa në rastin tjetër është ushtruar dhunë psikike dhe kanosje. Në të tre raste, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një femre.

Në Lipjan është iniciuar një rast për “Dhunë në familje & Sulm” ndaj një viktime femër. Lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt në konsultim me prokurorin.

Ndërsa në Rahovec pas një mosmarrëveshjeje, një person ka sulmuar verbalisht dhe ka kanosur një mashkull. I dyshuari ndodhet aktualisht në kërkim policor, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Në Singapor është e ndaluar të përtypësh çamçakëz në vende publike, për të mbajtur qytetin më të pastër.
  2. Netflix dikur u ofroi themeluesve të Blockbuster ta blinin kompaninë për vetëm 50 milionë dollarë, por ata refuzuan.
  3. Në Australi ekziston një gardh mbi 5 mijë kilometra i gjatë, i ndërtuar për të mbajtur larg qentë e egër.
  4. Trupi i njeriut krijon aq shumë nxehtësi në 30 minuta sa mund të vlojë rreth 2 litra ujë.
  5. Në Japoni ekziston një tren që ndalon vetëm për një nxënëse, vetëm që ajo të mund të shkojë në shkollë.

Continue Reading

Lajmet

PDK dërgon sërish në Kushtetuese zgjedhjen e Qeverisë: Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet me qëllim

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish sot Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kërkesa zyrtare është dorëzuar nga deputetët e këtij subjekti politik, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë në tërësi ligjshmërinë e procedurave të ndjekura gjatë votimit në Kuvend.

Sipas përfaqësuesve të PDK-së, mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe hapat e ndërmarrë menjëherë pas tij përmbajnë shkelje seriosaze kushtetuese. Nga partia më e madhe opozitare janë shprehur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shkelur afatet kushtetuese me qëllim gjatë këtij procesi.

Kjo lëvizje e PDK-së vjen vetëm një ditë pasi ky subjekt politik dërgoi një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila lidhej me procedurën e konstituimit të legjislaturës së 11-të ku u zgjodh kryetarja dhe katër nënkryetarët e Kuvendit procedurë kjo që i hap rrugë edhe votimit të kabinetit të ri qeveritar. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

IBM dhe NASA publikojnë modelin e ri të AI për Hënën

Published

on

IBM dhe NASA kanë publikuar një model të ri të Inteligjencës Artificiale, të trajnuar me të dhëna nga dekada të tëra vëzhgimesh të Hënës, i cili do të jetë i qasshëm publikisht për studiuesit dhe zhvilluesit.

“NASA-IBM Lunar Foundation Model” është publikuar në platformën Hugging Face, së bashku me një bazë të unifikuar të të dhënave hënore, të përgatitur posaçërisht për përdorim në teknologjitë e machine learning.

Për dekada, misionet hapësinore kanë mbledhur sasi të mëdha të dhënash për Hënën, por ato janë ruajtur në formate dhe rezolucione të ndryshme, duke e vështirësuar analizimin e tyre në mënyrë të integruar.

Për të adresuar këtë problem, ekipet e IBM dhe NASA kanë kombinuar më shumë se 30 shtresa të dhënash nga nëntë instrumente të përdorura në katër misione të ndryshme. Në mesin e tyre janë Lunar Reconnaissance Orbiter dhe GRAIL të NASA-s, si dhe misioni japonez SELENE/Kaguya.

Një nga përdorimet më interesante të modelit është identifikimi i zonave ku mund të ketë depozita akulli në Hënë. Krateret që ndodhen vazhdimisht në hije konsiderohen ndër zonat më premtuese për praninë e akullit nën sipërfaqe, por analizimi i tyre është veçanërisht i vështirë.

Sipas IBM, modeli i ri ka ulur me 23 për qind gabimin në identifikimin e zonave me potencial të lartë për akull, krahasuar me modelin e përgjithshëm të vizionit kompjuterik SwinV2-B.

Modeli i ri pritet t’u ofrojë studiuesve dhe zhvilluesve një mjet të hapur për analizimin e të dhënave hënore dhe për zhvillimin e aplikimeve të reja në eksplorimin e Hënës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara