Aktualitet

Gjermania kërkon 400 mijë punëtorë emigrantë

Published

on

“E dëshpëruar për punëtorë”, Gjermania duhet të lejojë të vijnë shumë më tepër emigrantë të kualifikuar, paralajmëroi kreu i agjencisë së punës në vend.

Duke i bërë një apel urgjent qeverisë, Detlef Scheele, drejtor kreu i Agjencisë Federale të Punësimit (BA), tha se Gjermanisë i duhen rreth 400,000 emigrantë të aftë në vit për të kompensuar mungesat në tregun e punës.

“Vendit po i mbarojnë punëtorët e aftë”, tha Scheele për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung.

“Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por me një emigracion të shënjestruar për boshllëqet në këtë treg”, vuri në dukje ai. “Ne kemi nevojë për shumë më tepër emigrant sesa vitet e mëparshme. Nga kujdesi për të moshuarit tek ajri i kondicionuar e punonjësit e logjistikës, do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo”, theksoi Scheele.

Ai e hodhi poshtë idenë e nje rezistence ndaj emigracionit si zgjidhje për çështjet e punës.

“Ju mund të ngriheni dhe të thoni: ”Ne nuk duam të huaj. Por kjo nuk funksionon”, tha Scheele. “Fakti është se Gjermanisë po i mbarojnë punëtorët. Për shkak të zhvillimeve demografike, numri i punëtorëve potencialë të moshës profesionale tipike do të ulet me gati 150,000 këtë vit. Situata do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme”, shtoi zyrtari gjerman.

Gjermania strehon rreth 3 milionë persona me origjinë turke. Shumë prej tyre mbërritën atje në vitet 1970, kur vendi kishte nevojë për forcë punëtorë për shkak të mungesave të mëdha të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Bota

OKB: Dëbimi i shtetasve të huaj nga SHBA-ja, shkelje e të drejtave të njeriut

Published

on

By

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha se dëbimi i një numri të madh shtetasish të huaj nga SHBA-ja në muajt e fundit ka ngritur shqetësime në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut.

Në deklaratën e tij me shkrim, Türk tha se sipas të dhënave zyrtare të SHBA-së, 142 mijë njerëz u deportuan nga SHBA-ja në periudhën 20 janar-29 prill.

Ai theksoi se mbetet ende i paqartë fati dhe vendndodhja e të paktën 245 venezuelianëve dhe rreth 30 salvadorianëve të dërguar në El Salvador. “Dëbimi i një numri të madh shtetasish të huaj nga SHBA-ja, veçanërisht në vende të tjera përveç vendeve të tyre në muajt e fundit, ka ngritur një sërë shqetësimesh për të drejtat e njeriut”, potencoi Türk.

Sipas tij, shumë shtetas të huaj u dëbuan në bazë të “Aktit për Armiqtë e Huaj” me arsyetimin se ishin anëtarë të grupeve të caktuara kriminale ndërsa thuhet se mbaheshin në Qendrën për Kontrollin e Terrorizmit (CECOT) në El Salvador.

Të paraburgosurit në këtë strukturë trajtohen veçanërisht ashpër. Ata nuk kanë qasje në këshilltar ligjor ose me të afërmit ose ndonjë kontakt tjetër me botën e jashtme“, deklaroi Türk.

Ai shtoi se kjo situatë përbën shqetësim serioz lidhur me të drejtën për gjykim të drejtë, të drejtën për mbrojtje nga arrestimi arbitrar, të drejtën për barazi para ligjit, të drejtën për mbrojtje nga tortura ose dëme të tjera të pariparueshme në vendet e tjera si dhe të drejtën për të patur akses në një mjet efektiv juridik.

Continue Reading

Bota

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

Published

on

By

Në Poloni ka nisur procedura për ndalimin e hyrjes dhe tranzitit nëpër këtë shtet për udhëheqësin e entitetit të Republika Sërpska, Millorad Dodik.

Kjo është konfirmuar më 13 maj për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada e Polonisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Procedura është iniciuar për shkak të “shkeljes serioze të integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada sqaroi se nisma është ndërmarrë nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, dhe se një arsyetim i detajuar për vendimin do të publikohet pas përfundimit të procedurës dhe hyrjes në fuqi të ndalimit.

Pushteti në Republikën Sërpska, i udhëhequr nga Dodik, ka nisur miratimin e një sërë vendimesh dhe ligjesh antikushtetuese, për çka Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka hapur hetime ndaj udhëheqjes së këtij entiteti dhe ka lëshuar urdhërarrest ndaj tyre.

Dodik, së bashku me Nenad Stevandiq dhe Radovan Vishkoviq, përkatësisht kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e Republikës Sërpska, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Në muajin mars është lëshuar një urdhërarrest ndaj tyre, pasi nuk iu përgjigjën thirrjes për t’u paraqitur në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u marrë në pyetje.

Më 26 shkurt, Gjykata e dënoi Dodikun me një vit burg, si dhe e ndaloi të ushtrojë funksionin e presidentit të Republikës Sërpska për një periudhë gjashtëvjeçare, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për shkak të veprimeve që përbëjnë kërcënim për rendin kushtetues të Bosnjës, Gjermania dhe Austria i vendosën Dodikut, Stevandiqit dhe Radovan Vishkoviqit ndalim hyrjeje në prill.

Dodik, së bashku me anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët politikë kyç, tashmë ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa sanksione ndaj tij ka vendosur edhe Mbretëria e Bashkuar./REL/

Continue Reading

Bota

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit militant, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ishte një hap i rëndësishëm “për ruajtjen e paqes dhe vëllazërisë”, dhe se Ankaraja do ta ndjekë nga afër këtë proces për të shmangur çdo problem.

PKK-ja, që ka qenë në konflikt me shtetin turk për më shumë se katër dekada, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund kryengritjes së armatosur. Vendimi i PKK-së pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate të forcave amerikane.

Duke folur pas mbledhjes së kabinetit në Ankara, Erdogan tha se do të hapen dyert e një epoke të re, sapo PKK-ja të dorëzojë armët, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm drejt synimit të Ankarasë për një vend të lirë nga terrorizmi.

Ai shtoi se Turqia e sheh këtë hap si një proces që përfshin edhe militantët kurdë në Irak, Siri dhe Evropë.

PKK-ja, e cila është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e nisi kryengritjen e saj në vitin 1984 me synimin fillestar për krijimin e një shteti të pavarur kurd.

Në vitet e fundit, kërkesat e saj janë zhvendosur drejt autonomisë më të madhe dhe të drejtave për kurdët brenda Turqisë.

Më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit që nga viti 1984, kur PKK-ja nisi kryengritjen.

Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste.

PKK-ja tha se procesi praktik i shpërbërjes dhe çarmatosjes do të menaxhohet dhe mbikëqyret nga Öcalan, i cili ndodhet në burgim në një ishull pranë Stambollit që nga viti 1999./REL/

 

Continue Reading

Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

Published

on

By

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi më 12 maj se do të heqë statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për disa afganë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur përmirësime në situatën e sigurisë dhe në situatën ekonomike në Afganistan.

Kemi rishikuar kushtet në Afganistan, së bashku me partnerët tanë ndërinstitucionalë, dhe ato nuk përmbushin më kriteret për të mbajtur statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS)”, thuhet në deklaratën e sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

Situata e sigurisë në Afganistan është përmirësuar dhe ekonomia është duke u stabilizuar, prandaj këto kushte nuk i pengojnë më qytetarët afganë të kthehen në atdhe”, shtoi ajo.

Noem bëri të ditur se statusi aktual i mbrojtjes së përkohshme për Afganistanin do të skadojë më 20 maj, dhe vendimi për ndërprerjen e tij do të hyjë në fuqi më 12 korrik.

TPS-ja u ofron mbrojtje qytetarëve të huaj që nuk mund të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës, fatkeqësive natyrore apo kushteve të tjera të jashtëzakonshme.

Continue Reading

Të kërkuara