Lajmet

Gjermania dorëzon sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë

Holanda ka shprehur “qëllimin” e saj për t’i dërguar Ukrainës një sistem të mbrojtjes raketore Patriot

Published

on

Gjermania ka dërguar një sistem të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, ndërsa Kievi përballet me rezervat e varfëruara të municioneve në një luftë të ashpër kundër forcave ruse.

Qeveria konfirmoi se, javën e fundit, dërgesat ushtarake përfshinin një sistem mbrojtjeje raketore Patriot me raketa, 16 kamionë shtesë Zetros dhe dy automjete shtesë për mbrojtjen e kufirit.

Sistemi i mbrojtjes raketore Patriot shihet gjerësisht si një nga sistemet më të avancuara dhe efektive të mbrojtjes ajrore.

Gjermania dhe SHBA u zotuan t’i dërgojnë Ukrainës sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhjetorin e kaluar. Holanda ka shprehur gjithashtu “qëllimin” e saj për t’i dërguar Ukrainës një sistem të mbrojtjes raketore Patriot./UBTNews/

Lajmet

Kancelari gjerman Merz: Bashkëpunim më i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Tiranë

Published

on

By

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Jam i lumtur që jam këtu për herë të parë për këtë takim. Pres të takohem me shumë liderë evropianë dhe pres të thellojmë bashkëpunimin mes nesh. Qëllimi im është të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe përtej mes të gjitha shteteve që janë të pranishme në këtë takim. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Merz në një prononcim për mediet.

Merz po viziton Shqipërinë për herë të parë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë./atsh

Continue Reading

Lajmet

Osmani nga Samiti i Tiranës, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ka kërkuar heqjen e masave të BE-së karshi Kosovës.

Një samit jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë ne që aspirojmë të anëtarësohemi. Uroj Shqipërinë dhe kryeministrin është me rëndësi të dalim me një plan konkret si do të ecet përpara”, tha Osmani.

Ajo, tutje shpreh shpresën që BE të heqë masat ndaj Kosovës në mënyrë që në tryezën e bisedimeve të jenë të gjithë të barabartë.

Ka një bllokadë totale, nga BE nuk vlerësohen reformat tona, fakti që jemi 100 % në politikat e BE po jepet një shembull jo i mirë që po i jepet më shumë mundësi atyre që shkojnë në Moskë”.

Continue Reading

Lajmet

Kallas: Shqipëria progres të shkëlqyer për procesin e anëtarësimit në BE

Published

on

By

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, e pyetur nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-në në 2030, Kallas tha se “nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhura”.

Ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, perspektivën e kështu me radhë, por ka një moment politik ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, gjë që nuk ka qenë më parë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë kjo nuk është e nevojshme vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Europian, sa i përket fuqisë së vet ekonomike dhe gjeopolitike”.

E pyetur se çfarë pret nga dita e sotme, Kallas tha se “në fakt kemi paketën po mendojmë edhe për paketën tjetër. Kemi sanksione për energjinë që kemi vendosur për Rusinë, gjithashtu kemi edhe një udhërrëfyes të cilin e kemi propozuar javën e kaluar bashkë me paketën e sanksioneve sepse është tejet e rëndësishme që të shkurtojmë fondet, financimet për të vazhduar këtë luftë”.

Në këtë drejtim jemi të gjithë të bashkuar sepse shohim qartësisht se Rusia nuk do paqe”, theksoi Kallas.

Sa i përket bisedimeve në Turqi, Kallas tha se “mendoj që është një propozim shumë i mirë. Sigurisht që ka procedura të tjera por është rëndësishme edhe si mesazh që amerikanët janë për t’i ushtruar trysni Rusisë, kemi edhe ne mjete, kanë edhe amerikanët e mira është ti përdorim bashkë. Kur të kthehem do të takohem me kryeministrin është e rëndësishme edhe për rajonin të shikojmë si po ecën”./atsh

Continue Reading

Lajmet

Dialogu Ukrainë-Rusi, Rutte nga Tirana: Putin gaboi që dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë për dialogun mes Ukrainës dhe Rusisë.

Pas mikpritjes nga Kryeministri Edi Rama, Rutte iu drejtua këndit të medias, ku pjesëmarrësit flasin për gazetarët që mbulojnë këtë samit të rëndësishëm.

Në fakt Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Në fakt topi është në fushën e tij, është shumë e qartë, ai duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia në fakt tashëm është mbi të”, tha Rutte duke iu referuar bisedimeve të paqes në Stamboll.

I pyetur se çfarë ndodh nëse Putin nuk është i prirur për dialog, Rutte tha se “e di e njoh shumë mirë, që kur kam qenë kryeministër i Holandës. Ai e ka topin në fushën e tij. Bëri shumë gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët, është një gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të negociuar paqen. Jam shumë i lumtur për rolin që po luan SHBA-ja. Rolin që ka marrë presidenti Trump për të zhbllokuar të gjithë këtë situatë”.

I pyetur për vizitën në rajon, Rutte tha se, “zhvillova një vizitë shumë të mirë në rajon. Pata dhe diskutime shumë të mira në Bruksel me presidentin Vuҫiq”./atsh

Continue Reading

Të kërkuara