Lajmet

Gjermani: Çertifikatë digjitale vaksinimi prej nesër

Nëntë vende të BE tashmë po nxjerrin çertifikata vaksinimi.

Published

on

Të gjithë ata që janë vaksinuar kundër Coronas së shpejti mund ta regjistrojnë këtë në një çertifikatë digjitale vaksinimi: nga e hëna e ardhshme, farmacitë, ndër të tjera, do të nxjerrin çertifikatën e vaksinimit.

Dëshmia digjitale për vaksinimin kundër koronavirusit do të mundësohet që nesër në Gjermani. Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë tha se çertifikata digjitale e vaksinimit do të jetë integrohet hap pas hapi në aplikacionet e celularëve inteligjentë.

Shumë farmaci në të gjithë Gjermaninë do të kenë për herë të parë mundësinë të nxjerrin dëshmi digjitale të vaksinimit të plotë kundër Coronas. Këtë e njoftoi të martën Bashkimi Federal i Shoqatave të Farmacistëve Gjermanë.

Në të ardhmen, do të jetë e mundur që dëshmia digjitale të jepet drejtpërdrejt në klinika mjekësore ose qendra vaksinimi dhe më pas të përdoret përmes celularëve inteligjentë. Do të jenë të mundura edhe lëshimet e mëvonshme të dëshmisë digjitale – për shembull te mjekët dhe farmacitë. Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, aplikacioni shoqërues i quajtur CovPass – i zhvilluar nga Instituti Robert Koch dhe IBM – do të jetë i disponueshëm paraprakisht në dyqanet e aplikacioneve.

Çertifikata digjitale e vaksinimit mund të integrohet gjithashtu në aplikacionin paralajmërues për Coronan. Zhvilluesit e aplikacionit gjurmues të virusit publikuan versionin aktual 2.3.2 në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google të mërkurën në mbrëmje. Sidoqoftë, mund të duhen disa orë që përditësimi të jetë i dukshëm për të gjithë përdoruesit. Përveç kësaj, çertifikata e vaksinimit do të jepet e dorëzuar edhe në letër.

Çertifikata digjitale e vaksinimit: dëshmia skanohet me aplikacionin CovPass

Në Gjermani, që nga fundi i majit po bëhen teste në terren me dëshminë digjitale në disa qendra vaksinimi. Testohet nëse qytetarët mund të skanojnë dëshminë pas vaksinimit me një aplikacion. Kjo pastaj mund të kontrollohet në të gjithë Evropën – për shembull kur udhëton. Çertifikata dixhitale e vaksinimit nuk ka për qëllim të zëvendësojë broshurën aktuale të verdhë të vaksinimit, por ta plotësojë atë.

Symbolfoto Digitaler Impfpass, Impfbestaetigung.

Negociatorët e vendeve anëtare të BE dhe Parlamenti Evropian më në fund ranë dakord rreth dy javë më parë për këtë çertifikatë vaksinimi me kod QR. Shumica e eurodeputetëve kanë votuar tashmë në favor të dëshmisë dhe vendet anëtare duan të miratojnë përfundimisht marrëveshjen deri në fund të javës. Në të gjithë Evropën  çertifikata digjitale e vaksinimit do të hyjë në përdorim në 1 korrik.

Aktualisht, shtetet anëtare po krijojnë zgjidhje për çertifikatën në nivel kombëtar, të cilat më pas do të ndërlidhen përmes platformës së BE. Për mbajtësit e çertifikatës, shtetet anëtare duhet të heqin dorë nga detyrimet për karantinë dhe testim, me kusht që situata epidemiologjike ta lejojë këtë. Vendet e BE mund të licensojnë në këtë proces edhe vaksina për përdorim nacional, të cilat nuk janë miratuar ende në BE.

Platforma elektronike për verifikimin në mbarë Evropën të çertifikatave të vaksinimit do të nisë më 1 korrik dhe do të përmbajë përveç informacionit për vaksinimet, edhe informacione në lidhje me testimet ose infektimet e kaluara. Shtetet anëtare tashmë mund të nxjerrin çertifikata – si Gjermania nga e hëna e ardhshme.

Nëntë vende të BE tashmë po nxjerrin çertifikata vaksinimi

Tetë vende të tjera anëtare gjithashtu po nxjerrin çertifikatën e vaksinimit të BE, sipas një zëdhënësi të Komisionit. Këto shtete janë Bullgaria, Danimarka, Greqia, Kroacia, Lituania, Polonia, Spanja dhe Republika Çeke.

Më shumë se një milion qytetarë në Bashkimin Evropian kanë ndërkohë një çertifikatë digjitale të vaksinimit, tha të martën Komisioneri i Drejtësisë i BE, Didier Reynders. Çertifikata digjitale e vaksinimit do të “bëjë më të lehtë për qytetarët e BE-së që të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore të lirisë së lëvizjes”dhe është një “mjet praktik” për të mundësuar udhëtime të sigurta në verë.

aud (br/dpa)

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

lajme

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Të kërkuara