Lajmet

Kosnett thirrje partive: Të ndalen dezinformatat, u tensionuan marrëdhëniet politike

Philip Kosnett: Gjatë kohës së zgjedhjeve në Kosovë dezinformata është e pranishme në masë të madhe.

Published

on

Në organizim të NDI dhe USAID, në Prishtinë po mbahet konferenca dyditore me temën “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e NDI për Kosovë, Nancy Soderberg, në hapje tha se kanë për qëllim të krijojnë mbrojtje për shoqërinë dhe mediet kosovare.

“Qëllimi ynë është që të ngrihet vetëdijesimi në lidhje me demokracinë dhe të krijojmë një mbrojtje për shoqërinë dhe mediet kosovare”.

“Kufizimet pandemike kanë bërë që të kemi më pak persona dhe sot jemi të bashkangjitur me komunitetin e gazetarëve, OJQ-të”.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett tha se gjatë kohës së zgjedhjeve në Kosovë dezinformata është e pranishme në masë të madhe.

Derisa shtoi se në zgjedhjet e fundit kandidatët kanë bërë dezinformatat kundrejt njëri-tjetrit.

Kosnett tutje tha se kandidatet gra në Kosovë kanë qenë të tregtuara sidomos me gjuhë seksiste.

“Në epokën digjitale sasia e madhe e informatës që është e jashtëzakonshme dhe mund të gjejmë informata online për ta bindur veten. Konspiracionet do të nisin me thashetheme dhe në mesin e ketij informacioni ka gazetar, hulumtues që punojnë me zell”.

“Deiznformata nuk është taktik e regjimeve autoritare ajo gjendet edhe në shtetet demokratike. Në Amerikë kemi parë se shfrytëzimi i gënjeshtrës ka quar në sulm dhe në Kosovë dezinformata me fokus të pandemisë ka tensionuar marrëdhëniet politike ndërmjet subjekteve”.

“Dezinformata është e pranishme në masë të madhe për zgjedhjet në Kosovë dhe të gjitha partitë kanë hedhur kundër kandidatëve të tjerë dhe kandidatet gra kanë qenë të targetuara sidomos me gjuhe seksiste”.

Kosnett ka bërë thirrje që para zgjedhjeve lokale të ndalohen dezinformatat, derisa tha se dezinformata me fokus të pandemisë ka tensionuar marrëdhëniet politike në Kosovë.

“Të gjithë të bëjnë përpjekje ta frenojnë dezinformatën që po e dëmtojnë demokracinë e Kosovës”, tha Kosnett.

Derek Mitchell, president i Institutit Kombëtar Demokratik, ka treguar se sipas dëshmive vendore e ndërkombëtare dezinformata shfrytëzohet për të lëkundur rezultatet e votimit.

Ai tha se dezinformatën e kanë forcuar zgjedhjet e fundit në Kosovë, pandemia si dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e përdorim termin dezinformim por ajo është një shkurtesë për problemin më të madh të dezinformimit, ndërsa keq informimi është pa qëllim të keq. Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë kërcënim dhe të zhvillojmë mënyra për t’i mbajtur qytetarët dhe pa informata nuk mund të ushtrojnë të drejtën demokratike”.

“Kemi gjetur dëshmi të forta vendore e ndërkombëtarë që e shfrytëzojnë dezinformimin për të lëkundur rezultatet e votimit dhe ka pasur kohëve të fundit që e kanë fuqizuar këtë zgjedhjet e fundit, marrëdhëniet me Serbinë”.

Glenn Kessler kryeredaktor dhe autori kryesor i “The Fact Checker” ka pasur këshilla për gazetarët, raporton EO.

“Çështja kryesore është që ta bëni punën tuaj mos besoni çdo gjë nëse dikush thotë diçka, gazetarët në Amerikë thonë nëse nëna të thotë të dua atëherë duhet ta verifikoni sepse më shumë do të keni besim”.

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara