Kulturë

Gjërat që një femër vëren së pari te një mashkull

Ç’të bëni: Konsideroni këpucët një investim.

Published

on

Të flasim pak për përshtypjet e para. Më konkretisht, ato që gratë krijojnë mbi meshkujt kur i takojnë për herë të parë. Çfarë vënë re?

1. Këpucët tuaja

Pse ka rëndësi: Nëse sytë janë dritarja për shpirtin, këpucët janë dritarja e stilit tuaj. Vishni ato të gabuara, dhe ju do të jepni një mesazh më pak se ideal. Nëse ato janë të lehta,  ajo do të dyshojë që jeni tip “i lirë”. Nëse janë të vjetëruara, ajo do të mendojë se nuk ju intereson pamja juaj (dhe do të pyesin veten se çfarë tjetër nuk ju intereson).

Ç’të bëni: Konsideroni këpucët një investim. Shpenzoni sa të mundeni për disa palë të mira – vishni këpucë në të dyja ngjyrat, të zeza dhe kafe, si dhe mokasinë për veshjet më sportive. Dhe sigurohuni që këpucët tuaja janë të përshtatshme për veshjen – kjo do të thotë që nuk duhet të vishni atlete apo sandale me kostum.

2. Përshëndetja juaj

Pse ka rëndësi: Pse mendoni se është aq situatë nervoze kur garuesit e parë dalin nga limuzina tek “The Bachelor”? Dhe djema, mos pretendoni se nuk e keni parë këtë serial të paktën një herë. Është për shkak se ata kanë vetëm disa fjalë dhe gjeste për të bërë një përshtypje të parë të mirë. Një përshëndetje është mundësia e parë për t’u prezantuar në mënyrën që dëshironi të shiheni. Shtrëngimi i dorës, buzëqeshja dhe “përshëndetje”, të gjitha kontribuojnë.

Ç’të bëni: Jini të sigurt në vete, por miqësorë. Mos shikoni përtej, ose lart e poshtë kokës së femrës, para se të shihni fytyrën. Sigurisht, nëse nuk mund të bëni kontakt me sy nga nervozizmi, kjo nuk është shumë tërheqëse. Shikojini në sy, buzëqeshni ngrohtësisht, dhe përsëritjani emrin (për t’ju ndihmuar ta mbani mend atë). Dhe kurrë mos nënvlerësoni fuqinë e një shtrëngimi duarsh.

3. Duart tuaja

Pse ka rëndësi: Meqë tashmë po flasim për shtrëngimet e duarve, le të diskutojmë gjendjen e lëkurës suaj. Unë e di se “lagështimi” ndoshta nuk është në listën tuaj të përditshme “Për të bërë”. Por duart e ashpra nuk janë diçka që zonjat duan të vënë re. Askush nuk dëshiron të prekë lëkurën me luspa. Edhe nëse mendoni se hidratuesi nuk është “burrëror”, është në interesin tuaj më të mirë që të mbani lëkurën tuaj të butë.

Ç’të bëni: Mbani një krem duarsh në tryezën tuaj në punë dhe përdoreni atë kur jeni duke menduar formacionin tuaj të futbollit të fantazisë ose duke u përpjekur të vendosni se çfarë duhet të hani për drekë.

4. Pamja juaj

Pse ka rëndësi: Ka, natyrisht, djemtë e modës dinë gjërat që s’duhet të bëjnë. Për shembull, të shkojnë në një takim me t-shirt që lexon “Unë jam budalla”. Ose të shkojnë në një takim biznesi me bluzë si flamur. Por zakonisht, janë gjërat më të vogla që mund t’ju ndihmojnë në një përshtypje të parë. Një këmishë e zhubrosur – pantallona që nuk janë hekurosur mirë – këpucë me baltë, të ngjyrosura me të gjelbrën e barit.

Ç’të bëni: Bëni një skanim të plotë në pasqyrë para se të dilni nga shtëpia juaj. A dukeni mirë? Të rregullt? A janë flokët të krehur? Këpucët të lidhura? A shkon rripi me këpucët? Një shikim i shpejtë do t’ju shpëtojë nga gabimet e vogla në një përshtypje të parë.

5. Ora juaj

Pse ka rëndësi: Gratë nuk presin që çdo burrë të mbajë Roleks, por ato presin që të mbani një orë burrash – jo fëmijësh. Jo me fytyra me Mickey Mouse. Jo ora si makinë llogaritëse. Dhe asgjë prej gome, nëse nuk po shkoni në maratonë.

Ç’të bëni: Nëse është koha të merrni një orë, bëni një vizitë në dyqanin e qytetit për të parë se cila është që ju pëlqen. Nuk mund të gaboni nëse merrni një me rrip metalik dhe fushë të zezë, apo rrip klasik lëkure me fushë të bardhë. Jo që të duket shumë, por as edhe një orë që duket sikur e ke mbajtur në festën e karnavaleve.

6. Gramatika juaj

Pse ka rëndësi: Edhe në shkëmbimin e parë të përshëndetjeve, zonjat kanë gjykime. Ato vënë re nëse përdorni fjalë të mëdha ose jo, nëse thoni “hmmm”, i quani “goce” ose “e dashur”, dhe nëse fjalori juaj është i mbushur me fjalë të pista.

Ç’të bëni: Lexoni më shumë libra? Nuk kërkohen fjalë 10-dollarëshe në çdo fjali, por femrat duan të ndjehen të sigurta që mund të bisedoni si duhet, nëse ju prezantojnë me miqtë ose familjen e tyre, pa patur frikë se do i sikletosni.

7. Flokët tuaja

Pse ka rëndësi: Mënyra si i mbani flokët flet shumë për ju. Një krehje ku përpiqeni të mbuloni një pjesë pa flokë ju bën të dukeni të pasigurtë. Me yndyrë duket sikur nuk i keni larë prej ditësh.

Ç’të bëni: Gratë kanë mendime të ndryshme mbi gjatësinë e duhur të flokëve, por kjo është subjektive. Më i rëndëishëm është stili. Ose nëse e kanë një stil. Nëse mbani flokë të gjatë, sigurohuni që janë nën kontroll kur dilni nga dera. Nëse po ju bien, thjeshtë rruajeni kokën pa patur turp. 

Continue Reading

Lajmet

Ministria reagon pas incidentit me alpinistët pranë “Liqenit të Zemrës”

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka reaguar pas rastit të raportuar në zonën e Gjeravicës, pranë “Liqenit të Zemrës”, ku një grup alpinistësh dyshohet se janë penguar gjatë rrugëtimit dhe janë përballur me fjalë dhe kërcënime nga një person i pranishëm në atë zonë.

Ministria ka bërë të ditur se për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit ka kërkuar informacione nga institucionet relevante, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Komunën e Junikut.

Sipas Ministrisë, është e rëndësishme që destinacionet natyrore dhe turistike të jenë të qasshme për qytetarët, turistët dhe vizitorët, duke respektuar njëkohësisht të drejtat, sigurinë dhe rregullat që vlejnë për të gjithë.

Ndërkohë, Komuna e Junikut ka reaguar më herët duke bërë thirrje që rasti të trajtohet nga organet kompetente. Komuna ka sqaruar se, ndonëse incidenti ka ndodhur brenda territorit të saj administrativ, personi i përfshirë, sipas informatave të deritanishme, nuk është banor i Junikut.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka theksuar se në zhvillimin e turizmit duhet të respektohen të drejtat dhe siguria e vizitorëve, por edhe e banorëve dhe komuniteteve lokale.

Rrethanat e incidentit pritet të sqarohen nga institucionet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës hap sezonin e ri me “The Planets” të Gustav Holstit

Published

on

Filharmonia e Kosovës do ta hapë sezonin koncertal 2026/2027 me veprën monumentale “The Planets” të kompozitorit britanik Gustav Holst.

Koncerti do të mbahet më 25 shtator, nga ora 19:30, në Klan Arena në Prishtinë. Në skenë do të jenë rreth 110 muzikantë, në një format të zgjeruar të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.

Në koncert do të marrin pjesë edhe instrumentistë mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Holanda, si dhe Kori i Grave i Filharmonisë së Kosovës.

Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti Gregory Charette, i cili është edhe dirigjenti kryesor mysafir i sezonit 2026/2027.

“The Planets” përbëhet nga shtatë pjesë, të dedikuara për planetet Mars, Venus, Merkur, Jupiter, Saturn, Uran dhe Neptun.

Koncerti shënon nisjen e sezonit të ri të Filharmonisë së Kosovës dhe pritet të sjellë një program të zgjeruar orkestral para publikut në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Uta në Sharr”, filmi i animuar shfaqet në Prishtinë dhe Prizren

Published

on

Filmi i shkurtër i animuar “Uta në Sharr”, i bazuar në librin me të njëjtin titull, do të shfaqet më 22 shtator në Kino ARMATA në Prishtinë dhe më 23 shtator në Dokukino në Prizren.

Shfaqjet do të mbahen në orën 17:30, 18:00 dhe 18:30, ndërsa hyrja është falas. Për shkak të kërkesës së madhe, pjesëmarrësit duhet të rezervojnë biletat paraprakisht.

Filmi, i cili zgjat 10 minuta, sjell në ekran bukuritë natyrore të Kosovës dhe e përdor natyrën si hapësirë për bashkim dhe mirëkuptim mes komuniteteve.

Në qendër të tregimit janë Uta dhe Deltari, të cilët udhëtojnë nëpër malet e Sharrit, duke i ftuar fëmijët të zbulojnë këtë botë së bashku, pavarësisht komunitetit nga i cili vijnë.

Animacioni është realizuar nga Anibar Studios, ndërsa skenari dhe tregimi janë të Tuba Safçiut. Kënga “Uta në Sharr” është kompozuar, shkruar, interpretuar dhe prodhuar nga Arbër Salihu (La Fazani), me vokal nga Lisa Zuka.

Projekti është pjesë e nismës “Uta në Sharr – Edukim Gjithëpërfshirës dhe Ndërgjegjësim Mjedisor përmes Tregimit të Historive, Animacionit dhe Mësimit në Natyrë”, e financuar nga Sida përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë dhe e zbatuar në partneritet me Save the Children Kosova/o.

Nisma po zbatohet në 12 komuna të Kosovës dhe synon të promovojë edukimin gjithëpërfshirës, ndërgjegjësimin mjedisor dhe tregimin e historive për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitete të ndryshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Published

on

By

Sot, më 18 shtator, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe humanistes së njohur, Flora Brovina, e cila u nda nga jeta më 15 shtator në moshën 76-vjeçare.

Nderimet për jetën dhe veprën e saj do të fillojnë në orën 10:00 me një mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe shtetërore në nderim të figurës së saj.

“Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator, në ora 16:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Flora Brovina la pas një trashëgimi të pasur si mjeke, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut dhe politikane me kontribut të çmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara