Shëndet

Gjërat që mund t’i ndodhin trupit tuaj kur anashkaloni vaktet e ngrënies

Një studim i ri lidh ushqimin e përditshëm me rrezikun e vdekshmërisë.

Published

on

Personat mbi 40 vjeç që hanë një vakt në ditë kanë rrezik më të lartë të vdekshmërisë. Ata që anashkalojnë mëngjesin kanë një rrezik të shtuar të vdekjes së lidhur me sëmundjet kardiovaskulare dhe ata që hanë vakte me më pak se 4.5 orë diferencë kanë rrezik të shtuar të vdekshmërisë. Shmangia e mëngjesit shoqërohet me rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe në mungesën e drekës ose darkës mund të rrezikoni me vdekshmëri nga të gjitha shkaqet.

Ju mund të përjetoni ankth

Kapërcimi i një vakti ose qëndrimi shumë i gjatë pa ngrënë në përgjithësi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj mendor. Një studim i vitit 2018 i botuar në International Journal of Environmental Research and Public Health , zbuloi se adoleshentët që nuk konsumonin mëngjesin kishin më shumë gjasa të përjetonin stres dhe depresion sesa ata që hanë rregullisht mëngjes.

Energjia juaj mund të bjerë

Luhatjet e mëdha të sheqerit në gjak nuk bëjnë asnjë favor për nivelet tuaja të energjisë. Truri ynë funksionon me glukozë. Të anashkaloni një vakt do të thotë më pak kalori për trupin tuaj. Trupat tanë kanë shenja të integruara të urisë dhe ngopjes në formën e hormoneve. E thënë thjesht, leptina është hormoni përgjegjës për uljen e oreksit kur trupi ka ngrënë mjaftueshëm dhe grelina ju bën të uritur kjo do të thotë se trupi juaj ka nevojë për më shumë karburant. Një nga pasojat e të paturit të një niveli të ulët të sheqerit në gjak dhe shpërfilljes së shenjave tuaja të urisë dhe ngopjes mund të jenë serioze veçanërisht për karbohidratet dhe sheqerin e thjeshtë. Të dyja këto ju japin shpërthime të shpejta dhe të shkurtra energjie.

Rreziku për mungesë të lëndëve ushqyese

Kalimi i vakteve mund të çojë në mangësi ushqyese për disa arsye. Së pari, anashkalimi i një vakti do të thotë gjithashtu se po kaloni mundësinë për të ushqyer trupin tuaj me dhjetëra lëndë ushqyese thelbësore që i nevojiten për të punuar. Një studim i vitit 2017 nga Shkolla Mjekësore UMass zbuloi se ata që anashkalonin mëngjesin kishin konsum më të ulët ditor të tiaminës, niacinës dhe folatit ndërsa ata që hanin mëngjes konsumonin më shumë fibra dhe më pak yndyrë dhe sheqer.

Tretje e parregullt

Harrison thotë se anashkalimi i vakteve mund të çojë në të përziera dhe diarre. Ashtu si kur ndiheni në ankth, reagimi ndaj stresit i lëshuar nga trupi kur kaloni shumë gjatë mes vakteve mund të acarojë sistemin tretës. Dhe nëse jeni në një rreth vicioz të anashkalimit të një vakti dhe më pas të ngrënies së tepërt, kjo do të pengojë më tej tretjen tuaj. Trupi juaj e di saktësisht se sa mund të përballojë dhe dëgjimi i atyre shenjave të urisë dhe ngopjes së bashku me ngrënien e ushqimeve bimore të pasura me fibra do t’ju ndihmojë të rifitoni zakonet e duhura të tretjes./kp

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara