Kulturë

Gjërat që duhet të bëni në punën e re

Një punë e re shpesh shoqërohet me një ankth pasi çdo gjë është e re aty.

Published

on

Lajm i shkëlqyer! Ju më në fund filluar punë pas disa muaj aplikimesh dhe intervistash të ndryshme.

Tashmë do të takoni bashkëpunëtorët tuaj të rinj, duke u përpjekur për të bërë një përshtypje të mirë të parë, duke u përpjekur të përshtateni me kulturën e kompanisë.

Një punë e re shpesh shoqërohet me një ankth pasi çdo gjë është e re aty dhe nuk e dini ende se si të përshtateni dhe a do të jeni të bëni punën ashtu si e kërkojnë eprorët tuaj.

Ekspertë të ndryshëm të punësimit inkurajojnë të bëni disa gjëra gjatë muajit të parë të punës në mënyrë që të përshtateni sa më mirë dhe të krijoni një bashkëpunim të mirë pune me kolegët e tjerë.

  1. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të lidhni kontaktet me të gjithë kolegët tuaj të rinj. Nëse je një udhëheqës i ri i ekipit, kjo është dyfish e rëndësishme. Mos harroni se ato lidhje nuk duhet të jenë vetëm me njerëzit në departamentin tuaj, por edhe me sektorët e tjerë dhe sa më shpjeta ta bëni këtë do të zgjeroni horizontet më herët.
  2. Jini të hapur dhe të ndershëm, por pozitivë. Të gjithë e dimë se përshtypjet e para janë të rëndësishme. Buzëqesh kur takon njerëz të rinj dhe bëjeni të ditur se sa i lumtur jeni që ndodheni në këtë kompani.
  3. Hartoni planeve specifike në fillim pasi nuk do të dëshironi që të filloni të ndryshoni gjithçka menjëherë. Kërkoni detyra të vogla dhe të padëmshme që mund të kryeni për të përmirësuar mënyrën se si gjërat janë bërë.
  4. Identifikoni arritjet tuaja dhe mos lejoni që menaxherët tuaj të harrojnë atë. Jo se duhet vazhdimisht të mburremi për sukseset tuaja, por sigurohuni që të merrni vlerësimin e duhur për atë që keni arritur.
  5. Gjeni një shok dhe koleg pune ku do të mbështeteni për çdo gjë. Gjeni një shok pune (jo shefin tuaj) me të cilin mund të bisedoni kur keni një pyetje lidhur me funksionimin e kompanisë apo paqartësive lidhur me punën.
  6. Kur keni dyshime mos hezitoni të pyesni për të qartësuar veten. Nëse nuk jeni të qartë në zinxhirin e komandës, cilat individë janë përgjegjës për atë, ose se si funksionon një punë e caktuar, është gjithmonë më mirë të kërkoni ndihmë dhe sqarime në vend që të heshtni.
  7. Mësoni çdo gjë që kërkohet nga ju, janë detyrimet dhe përgjegjësitë tuaj në mënyrë që të jeni të përgatitur në të ardhmen. Është mirë të dini se për çfarë duhet të përgjigjeni që të mos dalin keqkuptime në të ardhmen se kujt i takonte ajo punë për tu bërë.
  8. Qëndroni gjithmonë të organizuar pasi do ju ndihmojë të jeni të rregullt dhe të arrini në kohë objektivat tuja të punës. Një tavolinë e çrregullt mund të dërgojë një mesazh shumë të qartë tek bashkëpunëtorët tuaj.
  9. Kur filloni një punë të re, mund të gjeni veten të hutuar apo të frustruar nga disa nga proceset e reja të punës. Mësoni se si kanë filluar të bëhen këto gjëra në këtë mënyrë dhe pse. Ju mund të gjeni se procesi, pa marrë parasysh sa i ngathët apo joefikas duket, është, në fakt, mënyra më e mirë për të përmbushur të gjitha nevojat e kompanisë.
  10.  Identifikoni mundësitë e rritjes në detyrë. Përmirësimi i një procesi të dobët është një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë shenjën tuaj në një kompani. Vetëm mos harro të mos dalësh jashtë zinxhirit të komandës ose të bësh një ndryshim të madh pa e sjellë atë tek njerëzit të cilët duhet të dinë së pari.

Continue Reading

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara