Lajmet

Gjëra që lënë të kuptohet se jeni në një lidhje toksike!

Published

on

Kur jeni në një lidhje, është e vështirë të identifikoni tiparet e caktuara të partnerit tuaj që mund të duken toksike. Jeni mësuar aq shumë me sjelljen e tyre saqë turbulloheni nga personaliteti i tyre dhe harroni personalitetin tuaj.

Një palë e tretë, megjithatë, mund të jetë në gjendje të tregojë shenjat që ju jeni në një marrëdhënie toksike dhe se personi nuk është i duhuri për ju.

Andaj më poshtë ju sjellim disa gjëra që e bëjnë toksike lidhjen tuaj:

Kontrolli

Nëse mendoni se partneri juaj po kontrollon çdo lëvizje tuajën, sigurisht që është një alarm i keq. Partneri juaj duhet të mbështesë e jo të ju pengojë. Ju duhet të keni hapësirën e kërkuar për t’u bërë versioni më i mirë i vetes, në mënyrë që ju dhe marrëdhënia të lulëzoni, përcjell Klankosova.tv

Tjetërsimi

Nëse mendoni se partneri juaj po ju tjetërson nga miqtë dhe familja, atëherë është padyshim toksik. Partneri juaj është një përparësi në jetën tuaj, por nuk është e gjithë jeta juaj.

Mosrespektimi

Në asnjë rrethanë ju dhe partneri juaj nuk duhet të jeni mos respektues ndaj njëri -tjetrit. Marrëdhëniet do të kenë ulje -ngritjet e tyre, por mënyra se si i trajtoni rëniet është ajo që përcakton një marrëdhënie të shëndetshme. E vërteta është se sapo të arrijë në fazën e mosrespektimit, do të jetë e vështirë të keni një lidhje ​​të shëndetshme.

Pandershmëria

Gënjeshtra thyen besimin. Pa besim, nuk ka vend për një marrëdhënie të shëndetshme. Pra, nëse jeni në një lidhje ku të dy mund të jeni të sinqertë pavarësisht çfarëdo, atëherë kjo është ajo që ju duhet, por nëse partneri juaj vazhdimisht ju gënjen atëherë ky nuk është personi i duhur për ju.

Konkurrenca

Partneri juaj nuk duhet të konkurrojë me ju. Ata duhet të duan të festojnë arritjet tuaja. Edhe nëse jeta e tyre nuk po shkon ashtu siç duan, ata gjithsesi duhet të jenë gjithmonë të lumtur për ju. Nëse mendoni se partneri juaj është në një betejë të vazhdueshme me ju, atëherë ai nuk është dikush që mund të jetë vërtet dashamirësi juaj.

Lajmet

BE: Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes graduale të masave ndaj Kosovës

Published

on

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes graduale të masave ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023.

BE-ja ka bërë të ditur se blloku evropian synon të vazhdojë me heqjen e mëtejshme të këtyre masave dhe thanë se kanë mirëpritur dorëzimin e qetë të qeverisjes lokale në katër komunat veriore.

Po ashtu, BE-ja ka marrë në dijeni shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare, që pritet të mbahen në më 28 dhjetor, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të administruar mirë dhe konkurrues  përfshirë certifikimin e partive politike, pjesëmarrjen e tyre dhe akreditimin e mediave nga të gjitha komunitetet.

“BE-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Kosovës sapo ato të zgjidhen, dhe të vazhdojë mbështetjen për vendin në rrugën drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigje.

BE-ja shtoi se pret nga Kosova të rikthehet në rrugën e reformave të domosdoshme evropiane dhe të avancojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Liderët fetarë në Kosovë nënshkruajnë deklaratë kundër dhunës me bazë gjinore

Published

on

Në përmbyllje të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ambasada britanike në Prishtinë ka mbledhur së bashku udhëheqësit kryesorë fetarë të Kosovës për të nënshkruar Deklaratë të Përbashkët për Dhunën me Bazë Gjinore dhe Dinjitetin Njerëzor si një akt i vlerësuar si historik.

Sipas njoftimit të ambasadës britanike, nën drejtimin e ambasadorit Jonathan Hargreaves, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, komuniteti hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore u bashkuan në të njëjtën tavolinë për të sinjalizuar një qëndrim të qartë dhe të unifikuar: dhuna nuk ka vend në fe, familje apo shoqëri.

Mbretëria e Bashkuar, e cila pozicionohet si kampione globale në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, theksoi se promovimi i barazisë dhe dinjitetit njerëzor është shtylla e paqes dhe prosperitetit.

Ambasadori Hargreaves nënvizoi se në Kosovë këto vlera luajnë rol kyç në forcimin e kohezionit shoqëror dhe stabilitetit.

Gjatë 16 ditëve të aktivizmit, siç thotë njoftimi, ambasada vendosi të punojë ngushtë me liderët fetarë, duke theksuar ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në formimin e normave dhe vlerave brenda komuniteteve.

“Deklarata e nënshkruar përfaqëson një zotim të shkruar dhe një premtim publik për mbrojtjen e më të cenueshmëve dhe sfidimin e praktikave të dëmshme. Ajo dërgon një mesazh shprese se komunitetet fetare në Kosovë janë të bashkuara në thënien ‘mjaft’ ndaj dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

IKD publikon raportin me titull “Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare”

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin me titull “Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare”.

Raporti sqaron se “Qeverisja anti-korrupsion” tërheq pas vetës nevojën që Qeveria në mënyrë proaktive të promovojë dhe të marrë masa për parandalimin e korrupsionit.

Kjo përfshinë raportimin e rasteve të korrupsionit, bashkëpunimin dhe institucionet e sistemit të drejtësisë në rastet e dyshimeve për korrupsion dhe dhënien e përgjegjësisë publike, për aq sa nuk dëmtohet procesi i hetimeve, në rastet kur në publik ngriten dyshime për korrupsion.

Ndërkaq, thekson se deri më tani Qeveria aktuale ka demonstruar një qasje të kundërt me parimet e qeverisjes së mirë në rastet e shumë dyshimeve për korrupsion të plasuara në publik, ndaj zyrtarëve publikë. Në vend që të promovojë transparencën dhe të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, Qeveria shpesh ka mbrojtur personat e dyshuar, duke vënë në pikëpyetje punën e institucioneve hetimore dhe duke sulmuar organet e ndjekjes.

Mungesa e llogaridhënies publike për dyshimet e paraqitura në publik për skandale të ndryshme ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë. Në vend që të ofrohen sqarime të plota dhe transparente për publikun, institucionet shpesh kanë injoruar akuzat ose kanë mbrojtur zyrtarët e përfshirë, duke mos demonstruar llogaridhënie adekuate publike.

Raporti paraqet një përmbledhje të dyshimeve të plasuara në publik për skandale qeveritare. Të gjitha rastet e përfshira bazohen vetëm në raportimet mediale, përkitazi me rastet që përmbledhë dhe materialet e publikuara në këto raportime. Përmbledhja e këtyre rasteve, elaborohet në kontekst të llogaridhënies, si element krucial i Qeverisjes së Mirë, gjithherë duke pasur parasysh parimin e e prezumimit të pafajësisë.

Raporti përmbledhë një numër rastesh të raportuara me interes të lartë publik, e që lidhen me sektorë të ndryshëm qeveritarë, si energjia, prokurimi publik, rezervat shtetërore, diplomacia, administrata publike, kultura, bujqësia dhe infrastruktura.

Në mesin e këtyre rasteve përfshihen dyshimet tashmë të njohura në publik për keqpërdorime në fushën e tregut të energjisë, kontratat një burimore, dyshimet mbi keqpërdorimet me rezervat shtetërore, dyshimet për ndërhyrje politike në KEK, dyshimet për punësime politike në ndërmarrjet publike, ndarjet kontestuese të subvencioneve dhe fondeve si dhe raste ku ngritën dyshime për konflikt të interesit në projekte të mëdha infrastrukturore./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Rozeta Hajdari: Nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pas raportimeve se ajo nuk është paraqitur në seancën gjyqësore lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Në një deklarim publik, Hajdari ka theksuar se arsyeja e mosprezencës së saj është fakti se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Gjykata.

Të nderuar qytetarë, për seancën e sotme gjyqësore lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës. Në momentin që e pranoj thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore”, ka shkruar ministrja në detyrë.

Rasti “Rezervat shtetërore” ka qenë në qendër të vëmendjes publike muajt e fundit, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vazhdojë me seanca të tjera.

Continue Reading

Të kërkuara