Lajmet

Gjenocidi: Fiset namibiane kërkojnë 470 miliardë euro nga Gjermania

Published

on

Pasi Gjermania e pranoi që kishte kryer gjenocid ndaj disa fiseve namibiane, këta kërkojnë si kompensim shuma qindrafish më të larta.

1.1 miliardë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e Namibisë së sotme, kështu premtoi para pak kohësh Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas. Ai e quajti këtë dhuratë një “gjest i njohjes” së krimeve koloniale kundër grupeve etnike Herero dhe Nama. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se do të kërkojë falje zyrtarisht në një ceremoni në parlamentin namibian.

Vetëm gjysma e shumës së vlerësuarProtesta në Berlin

Por paritë e disa fiseve të prekura mendojnë se kjo nuk shkon aq larg sa duhet. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Manasse Zeraeua nga Zaraeua Tradition Authority (ZTA), menjëherë pas marrëveshjes, ka kërkuar trilionë dollarë namibianë si kompensim nga ana e Gjermanisë. Kjo shumë përllogaritet të jetë mbi 470 miliardë euro. Prandaj, paratë duhet të rrjedhin për 40 vjet. 


Sipas portalit të lajmeve “The Namibian”, tetë trilionë dollarët e kërkuar Namibianë janë vetëm gjysma e dëmit të vlerësuar nga shoqatat e prekura. Përveç fiseve Zaraeua, kërkesën e mbështeshin edhe fiset Maharero, Kambazembi dhe Gam. Sipas portalit, shuma është përllogaritur duke u orientuar te shumat e kompensuara nga Gjermania ndaj hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas

Fyerje e ekzistencës

Pas gati gjashtë vjet negociatash, Namibia dhe Gjermania arritën të premten (28.05.21), një marrëveshje mbi një deklaratë politike. Por krerët e fiseve të prekura e quajtën shumën prej 1,1 miliardë euro që do të ofronte Gjermania me projekte të ndryshme si një “fyerje të ekzistencës sonë”.

Kryengritja e Hererove në vitet 1904/05, litografi



Përfaqësuesit e mirëpritën njohjen e gjenocidit nga qeveria gjermane dhe pranimin e fajit për mizoritë që ndodhën më shumë se njëqind vjet më parë dhe lajmin se Gjermania do të kërkonte falje. Por ata shtuan se çështja e dëmshpërblimeve duhet të rinegociohet edhe njëherë. Gjatë viteve 1884 deri në 1915, Perandoria Gjermane kishte qenë fuqi koloniale në territorin e Namibisë së sotme dhe i kishte shtypur brutalisht rebelimet. Sipas historianëve, në atë periudhë janë vrarë rreth 65 000 nga 80 000 Herero dhe të paktën 10 000 nga 20 000 Nama.

(ash, dpa)

Continue Reading

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Lajmet

Rozeta Hajdari del para gjyqit për skandalin me “Rezeravet Shtetërore”

Published

on

By

Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë ka arritur ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndaj të cilës pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore”.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.

Katër të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e seancës gjyqësore.

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

By

Të martën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -12 dhe -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga -2 deri në 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë të gjitha vendimet e PZAP-së

Published

on

By

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar ankesën e bërë nga kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme.

Haxhiu ka garuar për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ai kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.

Sipas tij, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas afatit ligjor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00. Mirëpo, KQZ-ja përmes një vendimi ka zgjatur afatet për pranimin dhe numërimin e votave nga mërgata.

Krahas kësaj, PZAP ka refuzoi si të pasafatshme edhe një ankesë të subjektit politik të Nenad Rashiqit, Iniciativa Qytetarë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Ai kishte bërë ankesë lidhur me administrimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit në Novobërdë dhe Leposaviq.

Si e palejuar u hodh ankesa e kandidatit të PDK-së për deputet Jakup Nura, që kishte kërkuar më 10 janar të urdhërohet KQZ-ja t’i numërojë të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt.

Ndërsa është konstatuar e tërhequr ankesa e subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) lidhur me parregullsitë gjatë votimit me postë. IRDK-ja kishte parashtruar ankesë kundër Partisë Liberale Egjiptiane lidhur me parregullsitë e votave me postë jashtë Kosovës. IRDK-ja para shqyrtimit ka njoftuar PZAP-në se për shkaqe subjektive ka vendosur ta tërheqë ankesën.

Continue Reading

Të kërkuara