Aktualitet

‘Gjenerata e re e dizajnit italian’

Ekspozita e veçantë e artistëve italianë mes pasionit, traditës dhe inovacionit.

Published

on

Në sallën e dedikuar aktiviteteve artistike në Kryeministri të emërtuar “COD”, këto ditë është hapur një ekspozitë shumë interesante, e cila vjen me punime artistike nga dizanjera të brezit të ri nga Italia.

Arti i dizajnit prej shumë kohësh ka qenë i njohur dhe i admirueshëm në botë, pa përjashtuar këtu edhe veprat e arkitekturës që e bëjnë Italinë dhe italianët të krenohen me këtë pjesë të historisë së artit të tyre.

Ekspozita “Gjenerata e re e Dizajnit Italian”, nuk do kishte vend më të mirë për t’u ekspozuar për publikun, pasi edhe vetë objekti i cili sot shërben për institucionin e Kryeministrisë është i krijuar po nga arkitektë italianë sikurse shumë objekte të tjera të rëndësishme në Tiranë, ç’ka lidh më së miri kulturën që ky popull ka në artin vizual dhe shërben si një pikë takimi midis brezave të artistëve.

Shtatë talente të reja, Ilaria Bianchi, Federica Biasi, Matteo Cibic, Serena Confalonieri,
Antonio Facco, Elena Salmistraro, Tipstudio kanë ekspozuar punimet e tyre, nga data 8 korrik deri më 30 gusht 2021, në COD.

Në ambientet e kësaj ekspozite, u takuam me drejtoreshën e COD, Milena Selimi e cila na rrëfeu qëllimin e kësaj ekspozite.

“Është shumë interesante duke nisur që nga pikë takimi që ky brez i ri i dizajnit italian gjendet në Tiranë. Ndërtesa që gjenden veprat e dizajnit italian, gjenden në një objekt që është projektuar nga Gherardo Bosio. Pra kemi një projektues italian që bën takimin midis dizajnit të vjetër dhe të ri italian. Nga shkrimet e kohës gjejmë që ai është marrë vetë me arredimin e interiorin e kryeministrisë së sotme apo të ndërtesës. Flasim për vitet 1935 1940.  Ndaj nuk do të kishte një vend më të mirë në Tiranë për të sjell dizajnin italian për këtë gjeneratë të re pasi ai mban vulën si projektues i Tiranës moderne. Këta janë gjenerata e re. Janë 8 pjesëmarrës. Është interesante mënyra si kanë punuar me një estetik minimaliste e cila i prezantohet publikut. Prezantohet nga Instituti Italian i Tiranës dhe është bashkëpunimi i radhës që COD ka patur gjatë viteve. Prandaj ne i ofrojmë publikut këtë ekspozitë deri në datë 31 Gusht në COD. Publiku i Tiranës dhe turistët do ndjekin dy ekspozita paralele. Njëra është “Gjenerata e re e dizajnit italian” dhe “Killing Time”, ekspozitë e artistit Adrian Cene”, u shpreh Selimi për ATSH.

Në këtë sezon vere, për të gjithë ata që ndodhen apo vizitojnë Tiranën, nuk mund ta lënë pa e vizituar këtë ekspozitë shumë interesante dhe të shijojnë vërtetë këto punime të rralla që vijnë të punuara nga duart e brezit të ri të dizanjerëve italianë.

Në ekspozitë gjejmë thjeshtësinë formale dhe estetikën minimaliste të Federica Biasi; dizajnin utopik të Matteo Cibic midis dizajnit, artit dhe artizanatit të lartë; humanizëmin e Antonio Facco që shkon nga arkitektura e brendshme tek objekti; harmoninë e formave dhe stilin poetik të Elena Salmistraro, një përzierje të ilustrimit, dizajnit dhe arteve pamore; eksperimentimin dhe analizën e thelluar mbi materien të dyshes krijuese Tipstudio, që shndërron çdo ide në një produkt narrativ dhe simbolik; format arketipe dhe
gjuhën shprehëse të Ilaria Bianchi drejt një dizajni modeli më kritik dhe konceptual; sipërfaqet grafike të Serena Confalonieri që, në kontrast midis formës dhe ngjyrës, nxjerrin në pah lehtësinë e objekteve.

Dizenjues të rafinuar, kuriozë dhe pa dogma, të cilët po i japin jetë një epoke të re të dizajnit italian, ku liria e shprehjes është pozicionuar në qendër të kërkimit, me krijime me një ndikim të fortë ndjellës që kapërcen në art.

Continue Reading

Vendi

Prokuroria del me detaje për vrasjen e gruas në Prizren

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje zyrtare lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, më 26 gusht 2026.

Sipas njoftimit zyrtar nga organet e ndjekjes, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnatës. Bazuar në të dhënat e para të hetimit, i dyshuari me inicialet B.D. dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet e Policisë së Kosovës, krim-teknika si dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”. Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka bërë të ditur se do të parashtrojë kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Hetimet nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë me intensitet të lartë për të zbardhur të plota rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.

80-vjeçarja gjendet pa shenja jete, dyshohet për vrasje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Prizren, ku një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Për rastin dyshohet bashkëshorti i saj, rreth 81-vjeç.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për KosovaPress se rreth orës 01:30 Policia ka pranuar informatën për një grua të gjetur pa shenja jete në një shtëpi banimi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në shtëpi është gjetur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit policorë, forenzika dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës dyshohet se janë shkaktuar me forcë duarthatë, pa përdorimin e ndonjë arme apo mjeti tjetër.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor. Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se, sipas evidencave të saj, çifti nuk kishte pasur raste të mëhershme të raportuara të dhunës në familje. Në momentin e incidentit, ata dyshohet se kanë qenë vetëm në shtëpi.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. /Kosova Press/

Continue Reading

Lajmet

William Walker propozon Faton Bislimin për president të Kosovës

Published

on

Ish-ambasadori amerikan, William G. Walker, ka propozuar Faton Bislimin, lobuesin për cështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në SHBA, si kandidat për president të Kosovës.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, përmes një letre dërguar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, ka shprehur shqetësimin e tij për krizën politike për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në letrën që ka siguruar KosovaPress, Walker e konsideron person adekuat për postin e presidentit Faton Bislimim, i cili ka qenë edhe deputet i parlamentit të Kosovës.

“Kam dëgjuar emrat e disa kandidatëve të mundshëm. Të gjithë ia vlen të merren në konsideratë, por sipas gjykimit tim, asnjëri prej tyre nuk i zotëron të gjitha aftësitë e nevojshme, përvojën dhe personalitetin që kërkon ky post. Më lejoni të sugjeroj një zgjedhje të mundshme. E njoh Faton ‘Tony’ Bislimin prej shumë vitesh. Kemi diskutuar shpesh për politikën e Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe për vendin e këtij shteti të ri në Evropë dhe në botë. Nuk kam asnjë dyshim për pavarësinë e mendimit të Tonit dhe për aftësinë e tij për të shprehur qëndrimin e tij mbi çdo temë. Sipas mendimit tim, i vetmi ndër emrat e mundshëm, Toni i zotëron të gjitha aftësitë e nevojshme – si dhe personalitetin që u përshtatet atyre – për të qenë një President i suksesshëm. Më lejoni të rendis aftësitë që i konsideroj thelbësore për një presidencë të suksesshme”, thuhet në letrën e tij dërguar.

Walker thekson veçanërisht se Kosova ka nevojë për një president që përfaqëson vendin në tërësi, e jo një parti apo një qëndrim të caktuar politik./KosovaPress//A.K/

Continue Reading

Vendi

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, nuk do t’i bëjmë publikë para takimit me LDK-në

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje tashmë i ka përcaktuar emrat që mund t’i propozojë për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk do t’i bëjë publikë para takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se VV-ja dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë të gatshëm për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas Konjufcës, në takimin e ardhshëm pritet të diskutohen emra konkretë dhe ekziston mundësia që nga kjo përpjekje të arrihet një marrëveshje për presidentin.

“Lëvizja Vetëvendosje është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me ju, sepse kjo do ta humbte kuptimin e procesit të negociimit”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se LVV-ja është në pritje të një ftese nga LDK-ja për caktimin e ditës së takimit, pasi Abdixhiku kishte deklaruar më herët se bisedimet do të zhvilloheshin gjatë kësaj jave.

Konjufca ka shprehur keqardhje që takimi nuk u zhvillua javën e kaluar, por ka thënë se e mirëkupton nevojën e partive për të përcaktuar emrat konkretë para se të diskutohet për një marrëveshje përfundimtare.

LVV-ja dhe LDK-ja po zhvillojnë prej një kohe diskutime për zgjedhjen e presidentit. Në takimin e fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, ku morën pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është thënë se është arritur pajtim për profilin e presidentit të ardhshëm dhe se në takimin vijues do të diskutohen kandidatura konkrete.

Ndërkohë, gjatë ditës është raportuar se ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka propozuar Faton Bislimin për president në një letër drejtuar liderëve të partive parlamentare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis seanca gjyqësore kundër Glauk Konjufcës

Published

on

Ka filluar rigjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufcës lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjykata e Apelit prishi vendimin e Themelores dhe ktheu rastin në rigjykim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë./Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara