Lajmet

Gjendet vajza e prindërve të vrarë pas 42 vjetësh

Zyrtarët thonë se një kult fetar misterioz mund të jetë përgjegjës për vdekjet.

Published

on

Fëmija i dy prindërve që u gjetën të vrarë në Teksas më shumë se 40 vjet më parë është gjetur i gjallë dhe mirë, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i shtetit.

“Baby Holly” Crouse, tani 42 vjeçare, nuk u gjet me prindërit e saj në skenën e vrasjes së vitit 1981. Çifti nuk u identifikua deri në vitin 2021 duke përdorur testet e ADN-së.

Në një konferencë shtypi, zyrtarët e Teksasit thanë se “gëzohen” që ajo është e sigurt, por dy rastet e vrasjeve mbeten të hapura.

Zyrtarët thonë se një kult fetar misterioz mund të jetë përgjegjës për vdekjet.

Tina Gail Linn Clouse dhe Harold Dean Clouse Jr ishin zhvendosur nga Florida në Teksas pak para se të gjendeshin të vrarë në pyll në Hjuston.

Holly tani jeton në Oklahoma dhe është nënë e pesë fëmijëve. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, për të mbrojtur privatësinë e saj.

Zonja Crouse mësoi për herë të parë për identitetin e saj kur ajo u vizitua në vendin e saj të punës nga policia të martën – në atë që do të ishte ditëlindja e 63-të e babait të saj.

Gjyshja e saj e quajti lajmin një “dhuratë ditëlindjeje nga parajsa”, në një deklaratë të lëshuar nga zyrtarët.

Duke folur me gazetarët të enjten, Ndihmës Prokurori i Parë i i Teksasit, Brent Webster tha se vajza u soll në një kishë në Arizonë nga dy gra.

Ai tha se prindërit kujdestarë që rritën Hollyn nuk dyshohet se kanë luajtur ndonjë rol në vrasjet.

“Dy gra që e identifikuan veten si anëtarë të një grupi fetar nomad e sollën Holly-n në kishë”, tha ai.

“Ata kishin veshur rroba të bardha dhe ishin të zbathura”.

Anëtarët e grupit fetar thanë se besonin në ndarjen e burrave dhe grave, vegjetarianizmin dhe shmangien e produkteve prej lëkure, shtoi Webster.

Ata gjithashtu thanë se kishin lënë më parë një fëmijë tjetër në një lavanderi.

Webster shtoi se një grua që e quan veten “motra Susan” kontaktoi me familjet e të dy viktimave në vitin 1980, duke thënë se çifti i ishte bashkuar grupit dhe hoqi dorë nga të gjitha pasuritë e tyre. Ata u ofruan t’i shisnin makinën e çiftit.

Anëtarët e grupit mendohet se kanë udhëtuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara jugperëndimore gjatë viteve 1980. Disa gra që i përshtaten përshkrimit të anëtarëve të grupit janë parë duke lypur për ushqim në Yuma, Arizona, tha Webster./UBTNews/

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarit policor në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Published

on

Në Vushtrri, më 31 maj 2026 rreth orës 18:50, është raportuar një rast i sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa njësiti policor ishte duke rregulluar dhe drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturë nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor. Ai fillimisht ka ofenduar policin dhe më pas ka goditur me automjet zyrtarin policor mashkull kosovar.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut për veshje të paautorizuar të uniformës së Policisë së Kosovës

Published

on

By

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës pa qenë pjesëtar i këtij institucioni.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar tri veshje që i përkisnin Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë 31 majit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Prishtinë, është raportuar se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave meshkuj. Viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua dhe një burrë kanë pasur mosmarrëveshje. Të dy janë intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Në Gllogoc, pak para mesnatës, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjetër. Pas procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Klinë është raportuar një rast i dhunës psikike, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë psikologjike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti më i rëndë është raportuar në Deçan, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut, një shtetase e huaj ka raportuar se është përballur me dhunë fizike dhe psikike nga një burrë dhe një grua kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore dhe mbeten nën hetime.

Continue Reading

Lajmet

“Syrigana” e Petrit Halilajt prezantohet me sukses në Berlin

Published

on

Opera bashkëkohore “Syrigana” e artistit kosovar Petrit Halilaj është prezantuar para publikut ndërkombëtar në Berlin, në hapësirat e “Hamburger Bahnhof”, një prej muzeve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor në Evropë.

Interpretimi u realizua nga një ansambël i Filharmonisë së Kosovës në kuadër të ekspozitës “An Opera Out of Time”, e cila kishte në qendër operën e parë të Halilajt dhe njëherësh shënoi mbylljen e ekspozitës së tij personale në këtë institucion prestigjioz.

E bazuar në mite, legjenda dhe rrëfime të lidhura me vendlindjen e artistit, “Syrigana” ndërthur muzikën, teatrin dhe instalacionin artistik, duke sjellë një përvojë unike për publikun. Vepra pati premierën në qershor të vitit të kaluar në Syriganë të Skenderajt dhe që atëherë është vlerësuar si një nga projektet më të veçanta artistike të realizuara në Kosovë.

Sipas Filharmonisë së Kosovës, prezantimi në Berlin përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e operës, e cila tashmë ka potencial të vazhdojë jetën e saj artistike edhe në skena të tjera ndërkombëtare.

Me këtë paraqitje, Petrit Halilaj ka vazhduar ta prezantojë artin dhe kulturën e Kosovës në qendra të rëndësishme botërore, duke e shndërruar kujtesën, mitet dhe historitë lokale në vepra me jehonë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara