Kulturë

Gjëja e duhur që duhet të bëni kur jeni të zemëruar

Si Të Shuash Zemërimin Nëpërmjet Aktivitetit Fizik?

Published

on

Kur zemërimi godet, rrahjet e zemrës rriten ndjeshëm, bashkë me temperaturën e trupit. Një njeri i zemëruar ndihet sikur do të shpërthejë sepse në brendësi zemërimi është i ngjashëm me një reaktor bërthamor.

Por për të penguar këtë ‘shpërthim’ që mund të marrë edhe nota të rrezikshme, është e nevojshme që njeriu të bëjë patjetër diçka. Gjëja më e mirë që mund të bëhet në këto raste është aktiviteti fizik.

Si Të Shuash Zemërimin Nëpërmjet Aktivitetit Fizik?
Studimet thonë se ushtrimet kardio janë më të mirat për të shuar zemërimin dhe për të rikthyer humorin e mirë. Sipas këtyre studimeve, pas vetëm 30 minutave aktivitet fizik të një intensiteti mesatar dhe të lartë, njeriu nuk ndihet më i/e zemëruar, ose mëson të përballojë dhe ta mbajë atë nën kontroll. Aktiviteti fizik, sipas ekspertëve, nxit sekretimin e serotoninës, hormonit të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në humorin e mirë. Ekspertët sqarojnë se njerëzit që kanë prirjen të zemërohen shpejt, duhet të merren patjetër me aktivitet fizik në mënyrë që të çlirojnë sa më shumë stres dhe të mbajnë vetë nën kontroll mendimet e dhunshme.

Përfitimet e Tjera Të Aktivitetit Fizik
Sipas ekspertëve, ndikimi i aktivitetit fizik në organizëm vërehet shumë në këto 4 aspekte.

Lumturia
Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik nxit rritjen e niveleve të serotoninës, dopaminës dhe endorfinës në trup. Këto substanca janë të lidhura ngushtë me humorin dhe përçojnë emocione përgjithësisht pozitive.

Më Pak Ankth Dhe Stres
Kur trupi është në kthetrat e stresit apo panikut, ai çliron kortizol. Aktiviteti fizik ul sasitë e kortizolit në organizëm, thonë ekspertët. Për më tepër, lëvizjet fizike qetësojnë muskujt dhe largojnë ankthin e përgjithshëm në trup.

Gjumë Më I Mirë
Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson dhe rregullon ciklin e gjumit.Të qenit aktivë ju ndihmon të jeni më energjikë, t’ju zërë gjumi më shpejt dhe të flini më mirë. Gjumi i mirë është një nevojë e madhe për rigjenerimin e mendjes dhe të trupit.

Do Të Ndiheni Më Mirë
Mënyra se si e shohim veten ka një ndikim të madh në atë çfarë ndiejmë apo në gjendjen tonë emocionale. Kryerja e rregullt e aktivitetit fizik na ndihmon të investojmë tek vetja, përmirëson vetëbesimin dhe vlerat. Arritja e objektivave për një trup më në formë, ofron sensin e arritjes dhe aftësisë. Të qenit aktivë na ndihmon të krijojmë edhe një marrëdhënie më pozitive me imazhin që kemi për trupin tonë./AgroWeb

Continue Reading

Kulturë

173 vjet nga lindja e Van Gogh

Published

on

Para disa ditësh u shënua përvjetori i lindjes së piktorit të njohur holandez Vincent Willem van Gogh, një nga figurat më të rëndësishme të artit modern botëror.

Van Gogh lindi më 30 mars 1853 në Groot-Zundert të Holandës, në një familje me prapavijë fetare, ku i ati ishte pastor. Që në moshë të re ai nisi të merrej me art, duke punuar fillimisht si shitës veprash artistike, ndërsa më vonë iu përkushtua plotësisht pikturës.

Gjatë jetës së tij, Van Gogh kaloi periudha të vështira emocionale dhe ekonomike. Veprat e tij fillimisht karakterizoheshin nga tone të errëta, por pas kontaktit me piktorët impresionistë si Claude Monet, Camille Pissarro dhe Paul Gauguin, ai ndryshoi stilin duke përdorur ngjyra më të çelura dhe më të guximshme.

Jeta e tij personale u shoqërua me sfida të mëdha psikologjike. Një nga episodet më të njohura mbetet ai i vitit 1888, kur, sipas biografëve, ai preu një pjesë të veshit pas një konflikti të fortë. Gjendja e tij mendore u përkeqësua me kalimin e viteve.

Më 27 korrik 1890, Van Gogh qëlloi veten dhe ndërroi jetë dy ditë më pas, në moshën 37-vjeçare, në Francë.

Edhe pse gjatë jetës nuk arriti të shesë shumë piktura, sot ai konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj në histori. Veprat e tij, si “Kafja e natës”, mbeten dëshmi e një talenti të jashtëzakonshëm që lëkundej mes gjenialitetit dhe vuajtjes së thellë njerëzore.

Continue Reading

Kulturë

Teatri “Migjeni” nga Shkodra vjen me shfaqje mysafire në Ferizaj

Published

on

Teatri “Migjeni” nga Shkodra do të vijë në Kosovë me shfaqjen mysafire “Pesë fytyrat e heshtjes”, e cila do të prezantohet në Teatrin “Adriana” në Ferizaj më 3 prill, duke filluar nga ora 20:00.

Shfaqja, me regji nga Ilir Bokshi, sjell në skenë aktorët Adrian Morina, Albulena Bokshi, Ina Morinaj, Uratë Shabani, Nikolin Ferketa dhe Fritz Selmani.

“Pesë fytyrat e heshtjes” trajton dimensionet e brendshme të njeriut – heshtjen, dhimbjen dhe kujtimet, përmes pesë tregimeve të ndërlidhura që ftojnë publikun në reflektim dhe dialog mbi të vërtetat personale dhe kolektive.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin

Published

on

Mbrëmë në Berlin, Filharmonia e Kosovës realizoi një koncert të jashtëzakonshëm, duke shënuar një moment të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

Nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, orkestra së bashku me kore ndërkombëtare sollën një eksperiencë unike korale 360°, e cila u prit me entuziazëm nga publiku gjerman.

Në këtë mbrëmje performuan edhe solistët Kaltrina Miftari, Elona Sadiku, Flaka Goranci, André Khamasmie dhe Simon Robinson, me interpretime të nivelit të lartë artistik.

Ky koncert shënon debutimin e Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin gjerman, një hap i rëndësishëm në prezantimin e artit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Të kërkuara