Kulturë

Bebe Rexha nxjerr në shitje koleksionin e të brendshmeve për femrat e të gjitha përmasave

Published

on

Bebe Rexha dhe kompania ‘Adore Me’ lëshuan në treg një koleksion të brendshmesh në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja e nominuar për “Grammy” ka realizuar një set fotografik mjaft provokues, për të promovuar të brendshmet që përfshijnë bashkëpunimin e saj më të ri me brendin e njohur.

Para bashkimit me markën, shikimi i llojeve të ndryshme të trupit të përfaqësuar në faqen e internetit të ‘Adore Me’ ishte diçka që e bëri këngëtaren e “In The Name of Love” të dëshironte të punonte me ta në radhë të parë.

“Dëgjoni, unë jam pro dashurisë për trupin dhe për mënyrën se si njerëzit duhet ta duan trupin e tyre, unë jam vërtet e madhe në dëshirën për ta përhapur atë”, i thotë Rexha

“Ka qenë një udhëtim për mua të mësoj se si ta dua veten dhe të pranoj veten dhe trupin në të cilin ndodhem. Unë me të vërtetë besoj se njerëzit e të gjitha formave dhe madhësive meritojnë të ndihen seksi”, thotë artistja shqiptare.

Kur bëhet fjalë për produktet e preferuara të Rexhës në koleksion, ajo nuk humbi kohë para se të zgjidhte disa nga ato më provokueset. Ajo thekson korsenë e quajtur ‘Axelle Contour’ si një nga produktet më të preferuara të saj nga koleksioni!

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Istog, gjendet banesë 3.900-vjeçare në Pepaj

Published

on

Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Pepajt në Lubozhdë të Istogut, ku po zhvillohen gërmime në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Universitetit të Miçiganit.

Sipas njoftimit, lokaliteti prehistorik, i banuar që nga fundi i Epokës së Hershme të Bronzit, po sjell rezultate të rëndësishme shkencore.

Gjatë hulumtimeve është zbuluar një banesë e datuar rreth vitit 1900 para erës sonë, e cila ofron njohuri të reja për jetën dhe organizimin e komuniteteve që kanë jetuar në këtë zonë mijëra vjet më parë.

Nga Ministria e Kulturës është vlerësuar rëndësia e këtij projekti, i cili dëshmon rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor, si dhe kontributin e studentëve dhe studiuesve të rinj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “Terminal” në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Festivalit Ndërkombëtar Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater, që mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, do të vihet në skenë më 15 korrik 2026, me ftesë të organizatorëve të festivalit.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin e artit skenik dhe krijimtarisë koreografike të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Festivali Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater konsiderohet një nga ngjarjet e rëndësishme artistike që mbledh artistë dhe trupa të vallëzimit nga vende të ndryshme të botës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Galeria Kombëtare rihapet më 9 korrik me ekspozitën “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se më 9 korrik 2026, në orën 19:00, do të rihapë dyert për publikun pas rinovimit dhe rikonfigurimit të plotë të hapësirave ekspozuese.

Rihapja do të shënohet me ekspozitën grupore “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, e cila përuron një fazë të re në zhvillimin institucional dhe infrastrukturor të Galerisë.

Sipas njoftimit, projekti përfshin edhe krijimin e hapësirës së parë për ruajtjen e koleksionit të Galerisë, me synim konservimin, studimin dhe riinterpretimin e veprave artistike.

Ekspozita do të sjellë një përzgjedhje të gjerë artistësh nga breza të ndryshëm të artit në Kosovë dhe rajon, duke krijuar dialog ndërmjet praktikave dhe qasjeve të ndryshme artistike.

Në kuadër të ceremonisë së rihapjes do të prezantohet edhe një performancë artistike nga Oda Haliti, ndërsa dizajni grafik i projektit është realizuar nga Studio Permanentis./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shënohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja

Published

on

Sot shënohet 90-vjetori i lindjes së akademikut, shkrimtarit, studiuesit dhe kritikut letrar Rexhep Qosja, një prej figurave më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në Guci, ndërsa Shkollën Normale e përfundoi në Prishtinë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku diplomoi në vitin 1964.

Gjatë karrierës së tij, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e albanologjisë, historisë së letërsisë dhe kritikës letrare, duke vepruar si profesor universitar, studiues dhe drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Qosja është autor i dhjetëra veprave letrare dhe shkencore, ndër të cilat veçohen romanet “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje”, “Nata është dita jonë” dhe “Bijtë e askujt”, si dhe studimet “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi”, “Anatomia e kulturës” dhe “Çështja shqiptare – historia dhe politika”.

Për kontributin e tij në kulturë, letërsi dhe shkencë, ai u nderua me çmime dhe mirënjohje të shumta, ndërsa në vitin 2000 u dekorua me titullin “Nderi i Kombit”.

Edhe pas ndarjes nga jeta më 23 prill 2026, Rexhep Qosja mbetet një nga figurat më të rëndësishme të mendimit intelektual dhe letërsisë shqiptare, ndërsa vepra e tij vazhdon të studiohet dhe të frymëzojë breza të tërë lexuesish dhe studiuesish./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara