Lajmet

Gjashtë komuna përfituese të grantit të performancës komunale

Programi i Granteve të Performancës Komunale ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe qeverisjes.

Published

on

Drenasi, Lipjani, Obiliqi, Klina, Vitia dhe Gjakova janë gjashtë komunat fituese të grantit të performancës komunale, në vlerë rreth tetë milionë euro.

Që nga lansimi, programi i Granteve të Performancës Komunale ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe qeverisjes për më shumë se 700 mijë qytetarë në 28 komuna në mbarë Kosovën.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kane ndërmarrë disa hapa për funksionimin e skemës së grantit të përformancës komunale. Ai ka theksuar se këtë vit ka më pak komuna përfituese, por projektet janë madhore.

“Fillimisht kemi zhbllokuar grantin e performancës komunale, i cili kishte mbetur peng si pasojë e kalkulimeve politike. Kemi institucionalizuar skemën e grantit përmes hartimit të Ligjit për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe tashmë jemi në hartimin e akteve nënligjore, siç është edhe Rregullorja për Grantin e Performëncës. Shumë e rëndësishme në të gjithë procesin ka qenë edhe ngritja e mekanizmave në terren, me qëllim të verifikimit të të dhënave të deklaruar nga komunat përfituese….Po ashtu kemi nisur dy procese atë të auditimit të brendshëm dhe auditimit të përgjithshëm në mënyrë që transparenca të jetë fjala e parë dhe kryesore në kuadër të grantit të performancës komunale. Këtë vit granti për mbështetjen e performancës komunale është në vlerë prej tetë milionë euro”, ka thënë Krasniqi.

E ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly tha se buxheti ka arritur në vlerën mbi 30 milionë euro prej vitit 2022 deri në 2025.

“Buxheti i performancës komunale ka arritur në vlerën mbi 30 milionë euro për periudhën prej vitit 2022 deri në vitin 2025. Kjo rritje e konsiderueshme e financimit e konfirmon rëndësinë e grantit të performancës komunale. Në të njëjtën kohë rritja demonstron dhe dëshmon angazhimin e partnerëve për mbështetjen e zhvillimit të komunave të Kosovës dhe qeverisjes lokale në përgjithësi. Cili është qëllimi? Është shumë e thjesht, që tu ofrohen qytetarëve shërbime më të mira”, u shpreh ai.

Nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen u shpreh se që nga fillimi kanë qenë të interesuar t’i bashkohen këtij projekti për jetë më cilësore të qytetarëve.

“Një kryetar komune që jeton në të njëjtin vend dhe udhëheq me komunën ka kompetenca dhe burimet për të përmbushur nevojat tuaja për shërbime cilësore. Gjithashtu për këtë arsyeje është nder i madh që të jem i pranishëm me ju në këtë ceremoni të grantit të performancës komunale dhe për të festuar performancën e mrekullueshme të komunave të Kosovës. Dhe si Zyre e BE-së dhe si shef i sektorit të bashkëpunimit të Zyrës së BE-së dhe të shprehim mirënjohjen tonë për punën e zellshme dhe përkushtimin në të gjitha komunat e Kosovës drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Si BE që nga fillimi kemi qenë të interesuar t’i bashkangjitemi këtij projekti me qeverinë dhe partnerët tonë”, ka thënë ai.

Edhe ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund theksoi se cilësia e demokracisë varet në pjesëmarrjen e qytetarëve.


“Elementi më vendimtar i komunave dhe nivelit komunal është që të jenë sa më afër qytetarëve. Qytetarët duhet ta ndjejnë praninë e qeverisjes lokale përmes projekteve reale nga të cilat qytetarët përfitojnë. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të sigurohemi që fondet që shkojnë në komunat të përdorën në mënyrë efikase”,
 ka theksuar ai.

Përmes grantit komunat kanë qenë në gjendje të investojnë në infrastrukturë dhe shërbime thelbësore, duke përfshirë rrugët, shkollat, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe sistemet e menaxhimit të mbeturinave, duke rezultuar në përmirësime të dukshme në cilësinë e jetës së qytetarëve.

lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Rajoni

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Vendi

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara