Lajmet

PIPS: Vetëm 48% e qytetarëve të anketuar besojnë që dialogu do të përfundojë me marrëveshje

41.8 për qind e të anketuarve nuk besojnë që marrëveshja përfundimtarë do ta përmirësojë jetën e tyre.

Published

on

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka publikuar rezultatet e anketës me titull “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë – Serbi: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Sipas këtyre rezultate, 48 për qind e të anketuarve besojnë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me një marrëveshje derisa 41.8 për qind e të anketuarve nuk besojnë që marrëveshja përfundimtarë do ta përmirësojë jetën e tyre.

Në këtë anketë, Jon Krasniqi nga PIPS, ka thënë se qytetarët janë pyetur edhe për preferencat e tyre për politikanë.

“Ndër serbët e Kosovës, presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbetet ende lideri i preferuar, me 90 për qind. Presidenti Macron gëzon poa shtu një pëlqim”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka theksuar se rezultatet kanë treguar se shumica dërmuese e të anketuarve shqiptarë e konsiderojë Serbinë si kërcënim për sigurinë rajonale dhe shumica e të anketuarve mendojnë që SHBA-ja duhet të jetë partneri kryesor ekonomik i Kosovës.

Krasniqi ka thënë se rezultatet tregojnë që 80 për qind e të anketuarve e shohin pozitivisht BE-në. Krasniqi ka thënë se shihet optimizëm i lartë rreth qëndrimit të BE-së ndaj Kosovës. Sipas Krasniqit, shumica e të anketuarve besojnë që Kosova do të anëtarësohet në BE brenda dekadës së ardhshme.

Krasniqi ka thënë se gjysma e të anketuarve besojnë që vizat do të liberalizohen gjatë 2023, e pjesa tjetër janë dekloaruar se kjo s’do të bëhet deri në vitin 2025.

Gati gjysma e të anketuarve, sipas Krasniqit janë shprehur se janë të kënaqur me politikën e jashtme dhe diplomacinë e Kosovës.

Ndërsa shumica e të anketuarve apo mbi 68 për qind, ka thënë se besojnë që pozita e Kosovës është përmirësuar në vitet e fundit

Në këtë anketim kanë marrë pjesë 865 shqiptarë dhe 200 serbë, prej të cilëve 60 për qind nga zonat urbane 40 për qind nga zonat rurale.

Në publikimin e këtyre rezultateve ka marr pjesë edhe shefi i zyrës së Fondacionit Konrad Ademauer Stiftung për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Daniel Braun. Ai ka theksuar se nuk duhet të shpresohet që të ketë mrekulli në dialog, por se sipas tij çfarëdo përparimi është një lloj arritjeje.

“Ka shumë shpresë se mund të vazhdojmë para për të dyja vendet dhe gjithashtu e di që ndonjëherë është shumë e vështirë të dëgjosh në Kosovë për kompromise …Besoj që një marrëveshje e qëndrueshme për Kosovën ka nevojë për kompromis … edhe kompromisi do të jetë në favor të vendit”, ka theksuar Braun duk shtuar se të dyja palët duhet të punojnë më shumë që të kenë një të ardhme më të mirë.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se nuk do të pranojë asnjëherë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Propozimi franko-gjerman nuk kërkon njohje formale nga Serbia por kërkon që të mos e pengojë rrugën e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Edhe Kurti edhe Vuciqi janë në trysni shumë të madhe vendore. Nëse Vuciq thotë se është kundër çdo gjëje atëherë mund të ndërpresim negociatat se është kundër propozimit … por nuk është ashtu. Unë e kuptoj plotësisht por ky është dokumenti tash për tash, por të gjitha këto komunikime do t’i lexoja si pjesë të negociatave. Duhet ta keni parasysh që tani për tani ka shumë trysni mbi të gjitha qeveritë”, ka deklaruar Braun.

Gëzim Visoka, profesor asistent në Dublin City University, ka theksuar se qytetarët dhe liderët vazhdojnë të jenë properëndimor. Sipas tij qëndrimi properëndimor sa është organik është edhe për shkak të izolimit.

Derisa për pikëpamjet e qytetarëve shqiptarë që e perceptojnë Serbinë si kërcënues kryesor, ka thënë se kjo tregon për një situatë të ndjeshme polarizuese që sipas Visokës lehtë mund të përkthehet në një konflikt.

“Mungesë të transparencës qoftë nga BE-ja por edhe nga palët e tjera në dialog, lidhur me atë se çfarë po diskutohet apo cilat do të jenë përfitimet. Mosinformimi publik në veçanti dykuptimësia që e ka përcjellë ky dialog është përcjellë në mos dije për të. Vetë procesi i dialogut ka ndikuar në legjitimitetin e dialogut”, ka deklaruar Visoka.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara