Lajmet

Gërxhaliu: Çmimet po rriten në mënyrë të pakontrolluar

Sipas tij, në këtë krizë ka ndikuar edhe ndërrimi i Qeverive që e ka vështirësuar situatën.

Published

on

Ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë se pandemia ka bërë që bota të ballafaqohet me krizë ekonomike duke mos e anashkaluar as Kosovën. Por sipas tij, në këtë krizë ka ndikuar edhe ndërrimi i Qeverive që e ka vështirësuar situatën duke bërë që të ketë rritje të çmimeve të produkteve.

Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria dhe niveli lokal duhet të adresojnë buxhetet për vitin 2021, i cili duhet të kalojë në fund të tetorit.

“Si ekspertë kemi paralajmëruar se pas pandemisë COVID-19 bota do të ballafaqohet me një krizë ekonomike dhe falë një globalizmi që është duke e dominuar botën dhe Kosova nuk mund të jetë e anashkaluar në këtë drejtim. Në Kosovë e kemi një kampanjë politike e cila po zgjat që nga fillimi i pandemisë. E them këtë bazuar në faktin që kemi pasur dy mandate të zgjedhjeve në nivel qendror, tri qeveri dhe kjo e vështirëson situatën në Kosovë. Është parë një rritje e çmimeve të produkteve strategjike. Në rend të parë fitimi i bazuar në ekonominë dhe në interes dhe e dyta përdoren për qëllime politiko-strategjike për të arritur objektiva të caktuar. Bota është në një situatë më acaruese sa i përket raporteve me fuqi të mëdha dhe e tëra kjo godet që lënda e parë do të jetë shumë më e shtrenjtë”, deklaroi ai.

Ai sqaron se shoqëria e Kosovës është e varur nga importi dhe do ta ketë shumë më të vështirë, krejt kjo  ngase sipas tij, agjenda politike po dominon në vend.  

“Energjia dhe burimet energjetike do të jenë të përdorura për mekanizëm si projeksion dhe e tëra kjo do të ndikojë që edhe në Kosovë të kemi ngritje të çmimeve. Vet fakti që Kosova eksporton para të gatshme dhe është shoqëri e varur nga importi do ta ketë shumë më të vështirë dhe për vet faktin që agjenda politike po dominon në Kosovë dhe ekonomia po anashkalohet. Besoj që qytetarët do ta kenë shumë më të vështirë”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, duhet të priten rezultatet e balotazheve në mënyrë që të dihet se cila do të jetë qasja e institucioneve, duke shtuar se rritja e çmimeve në Kosovë po bëhet në mënyrë të pakontrolluar.

“Në Kosovë duhet të pritet balotazhi në nëntor dhe të dihet cila do të jetë qasja institucionale. Edhe Qeveria dhe niveli lokal duhet t’i drejtojë ose t’i adresojë buxhetet për vitin 2021. Dita e fundit e buxhetit që duhet të kalojë në Qeveri është fund i tetorit. Politika është ajo po e ngulfat ekonominë në aspektin social në Kosovë. Por brenga që e rëndon edhe më shumë aspektin social në Kosovë është se kemi rritje të pakontrolluar të çmimeve. Kosova sot e ka valutë paqësore euron, inflacionin 4.9%, që është një shifër alarmante”, tha Gërxhaliu.

Në bazë të rritjes dymujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011.

Siç njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), Indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit ishte mesatarisht 130 pikë, duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga gushti i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës.

Vendi

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për ndikim social dhe edukativ, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka realizuar një vizitë në institucionin “Akademia Elite”.

Nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefit, studentët e vitit të tretë patën mundësinë të takojnë drejtueset e akademisë dhe të bashkëbisedojnë mbi praktikat më të mira të mbështetjes psikologjike për fëmijët.

Pjesa qendrore e kësaj vizite u fokusua në zhvillimin e një sërë aktiviteteve interaktive me fëmijët, të cilat u dizajnuan posaçërisht për t’i njohur ata me botën e emocioneve dhe rolin vendimtar që luan inteligjenca emocionale në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Përmes lojërave edukative dhe teknikave të thjeshta shpjeguese, studentët ndihmuan fëmijët të identifikojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, duke krijuar një mjedis ku mirëqenia psikologjike trajtohet si prioritet që në moshë të hershme.

Kjo nismë nuk shërbeu vetëm si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren për studentët, por u vlerësua edhe si një kontribut i çmuar për komunitetin.

Angazhime të tilla konfirmojnë misionin e UBT-së për të përgatitur profesionistë të ndjeshëm ndaj nevojave sociale, duke ofruar ekspertizën e tyre në shërbim të institucioneve edukative dhe shëndetit mendor të gjeneratave të reja.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Lajmet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara