Lajmet

GAP identifikon shkeljet dhe sfidat në procesin e dhënies së granteve nga MKRS-ja

Published

on

Instituti GAP ka analizuar 51 thirrje të hapura nga MKRS gjatë periudhës 2021-2023, ku ka identifikuar sfida ne procesin e dhënies së granteve dhe subvencioneve. Në bazë të raportit “Sfidat në dhënien e subvencioneve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, digjitalizimi i gjithë procesit të ndarjes së granteve dhe subvencioneve është i domosdoshëm. Në prezantimin e këtij raporti janë përmendur edhe shkelje ligjore, ku përcaktohet afati për vlerësimin dhe nxjerrjen e rezultateve.

Rrona Zhuri, koordinatore e hulumtimeve në GAP, tha se MKRS është ndër ministritë me buxhetin më të madh të ndarë për grante dhe subvencione.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është një ndër ministritë me buxhetin më të madh të ndarë për grante dhe subvencione, me rreth 38 për qind të gjithsej buxhetit të përgjithshëm të saj të dedikuar për kategorinë e subvencioneve dhe transfereve. Megjithatë, procesi i ndarjes së këtyre fondeve, që nga faza e hapjes së thirrjeve e deri në përmbylljen e projekteve, ka hasur sfida të ndryshme përgjatë viteve. Këto sfida kanë pasur ndikim në efikasitetin dhe efektivitetin e subvencioneve kundrejt përmbushjes së përgjithshme të objektivave strategjike të MKRS. Disa nga sfidat që janë evidentura ndër vite janë mos funksionimi i sistemit online të Ministrisë si dhe platfomës e-Kosova, humbja e dosjeve ose dokumenteve të aplikuesve nga ministria. Mungesa e transparencës gjatë proceseve të vlerësimit. Neglizhenca nga ministria në mbylljen e avancave nga përfituesit dhe kapacitetet e ulëta të Ministrisë në monitorimin e zbatimit të projekteve”, tha ajo.

Sipas saj, aplikimet në thirrjet e hapura bëhen përmes dorëzimit fizik të dokumenteve ose përmes e-mailit.

“Si zgjidhje e duhur në këtë situatë është digjitalizimi i këtyre proceseve, pra përdorimi i një platforme digjitale. Në këtë raport, Instituti GAP ofron një analizë të gjendjes së ndarjes së fondeve në këtë ministri si dhe diskuton sfidat më të shfaqura gjatë viteve dhe përfitimet që do të sillte digjitalizimi në këto procese”, shtoi Zhuri.

Në këtë raport janë analizuar 51 thirrje të hapura nga MKRS gjatë periudhës tri-vjeçare nga 2021-2023.

Edhe hulumtuesi Besart Zhuja theksoi domosdoshmërinë për digjitalizimin e procesit të granteve dhe subvencioneve.

“Pas Ministrisë së Bujqësisë, është ministria e dytë e cila ka një fond të madh për ndarje të fondeve publike. Në periudhën 2021-2023, ministria ka ndarë rreth 17 milionë euro për 2399 projekte, për individë dhe organizata të shoqërisë civile. Telashet me sistemin aktual të thirrjeve janë të shumta, ne po i listojmë disa kryesoret: tek sistemi i hapjes së thirrjeve nga fillimi ka disa thirrje të cilat nuk specifikohen objektivat qartë por ka edhe disa ku objektivat specifikohen qartë. Për shembull, e kemi rastin e fondit për mobilitet ku ndërtimi shumë i mirë i objektivave në thirrje ka treguar rezultate më të mira në fund. Për shembull, financimi i mbështetjes së përgatitjes së sportistëve për gara ndërkombëtare, siç ka qenë lojërat në Tokio ose lojërat në Paris, këto kanë dhënë rezultate të mira”, u shpreh ai.

Ai përmendi edhe shkeljet ligjore për përcaktimin e afatit për vlerësim nga MKRS, për çka përmendi edhe koston financiare për aplikim.

“Në analizën tonë kemi vërejtur që mesatarisht në këto thirrje që i kemi analizuar komisionit i është dashur 48 ditë kohë dhe gjithmonë ka pasur shkelje të ligjit ose rregullores së MRKS në të cilën përcaktohet afati prej 15 ditëve për vlerësimin dhe nxjerrjen e rezultateve. Përveç aspektit administrativ, digjitalizimi do të mundësonte edhe në uljen e kostove financiare duke u bazuar tek plani qeveritar për uljen e barrës administrative, kemi parë që janë rreth 20 thirrje në vit që hapen nga MKRS, ku në secilën thirrje ka 1500 aplikues. Në tryezën që kemi pasur me aplikuesit e me organizatat e shoqërisë civile, kemi kuptuar që kosto mesatare e një aplikimi, printimi dhe skanimi i të dhënave kushton tre euro. Sipas llogaritjeve tona i bie që 100 mijë euro në vit shpenzohen vetëm në këtë aspekt”, shtoi ai.

Në raportin e Institutit GAP përmendet edhe çështja e aspektit të mbylljes së projektit, për çka Zhuja theksoi se ka pasur raste ku dokumentacioni origjinal ka humbur ose është ngatërruar.

Lajmet

Talenti kosovar i Bayern Munich, Erblin Osmani, viziton FFK-në dhe ndjek stërvitjen e Kombëtares

Published

on

By

Futbollisti i ri dhe premtues kosovar, Erblin Osmani, i cili është pjesë e klubit gjerman Bayern Munich, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Osmani, i cili po qëndron në Kosovë për pushimet verore, u prit në ambientet e FFK-së, ku pati rastin të njihet më nga afër me aktivitetet e federatës dhe të ndjekë seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas FFK-së, vizita e tij përfaqëson lidhjen e fortë që talentët kosovarë, të cilët po zhvillojnë karrierën e tyre në klubet më të njohura evropiane, vazhdojnë ta ruajnë me vendlindjen.

Erblin Osmani konsiderohet një nga talentët e rinj që po ndërton karrierën e tij në futbollin evropian, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës e vlerësoi si pjesë të gjeneratës së re që po promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare të futbollit.

FFK i ka uruar Osmanit suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në karrierën e tij sportive.

 

Continue Reading

Lajmet

Irani ndërpret komunikimet me SHBA-në, paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Published

on

 Irani ka vendosur të ndërpresë shkëmbimin e mesazheve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ndërmjetësve, mes përshkallëzimit të tensioneve në rajon dhe sulmeve të fundit në Liban sipas nje raportimi të Reuters.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka bërë të ditur se ekipi negociator i Teheranit ka ndaluar komunikimet indirekte me Uashingtonin, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet e fundit në Liban, teksa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë.

Tasnim raporton gjithashtu se Irani dhe i ashtuquajturi “Boshti i Rezistencës”, ku përfshihen aleatët e tij në Liban, Irak dhe Jemen, kanë hartuar një plan që parasheh bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe aktivizimin e fronteve të tjera strategjike, përfshirë Ngushticën Bab el-Mandeb.

Sipas raportimit, këto masa synojnë “ndëshkimin e Izraelit dhe mbështetësve të tij”, ndërsa autoritetet iraniane kanë theksuar se nuk do të ketë negociata derisa të ndalen operacionet ushtarake izraelite në Liban dhe Gaza.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa çdo bllokim i saj mund të ketë ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Continue Reading

Lajmet

Bashkëpunim akademik ndërmjet UBT-së dhe Dicle University në kuadër të Erasmus+ Staff Mobility

Published

on

By

Në kuadër të programit Erasmus+ Staff Mobility, UBT mirëpriti gjatë javës së kaluar Assoc. Prof. Dr. Hasan Aykut Aysan dhe Assist. Prof. Dr. Yusuf Gözaçık nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Dicle University, Turqi.

Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional dhe përfshiu një sërë aktivitetesh profesionale dhe akademike, duke përfshirë vizita në kampusin dhe infrastrukturën universitare, organizimin e një punëtorie me studentët dhe stafin akademik, si dhe mbajtjen e një ligjërate tematike mbi shigjetarinë (archery).

Gjatë qëndrimit të tyre në UBT, profesorët prezantuan përvojat dhe ekspertizën e tyre në fushën e edukimit fizik dhe sportit, duke ofruar perspektiva bashkëkohore metodologjike dhe praktike. Aktivitetet e zhvilluara krijuan mundësi për shkëmbim të njohurive, avancim profesional dhe zgjerim të bashkëpunimit akademik ndërmjet pjesëmarrësve.

Ky mobilitet akademik kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet UBT-së dhe Dicle University, duke promovuar bashkëpunimin shkencor, akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve dhe vendeve përkatëse.

UBT vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, zgjerimit të partneriteteve strategjike dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim akademik dhe profesional të studentëve dhe stafit akademik.

Continue Reading

Lajmet

Pesë ish-policë serbë akuzohen për krime lufte në Kosovë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, të akuzuarit me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D., dyshohet se si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Aktakuza i ngarkon ata për ngjarjet e datës 6 maj 1999, kur sipas pretendimeve të prokurorisë, kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë. Viktimat më pas janë transportuar nga stacioni i trenit në një lokacion të njohur si “Megja”, ku dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka propozuar zhvillimin e procedurës gjyqësore në mungesë të të pandehurve, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi për rastet e krimeve të luftës.

Rasti pritet të trajtohet nga gjykata kompetente, e cila do të vendosë lidhur me konfirmimin e aktakuzës dhe vazhdimin e procedurave gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara